O Allah më bëj nga pakica
Është një histori me Omerin r.a. kur e dëgjoi një person duke bërë një lutje paksa të veçantë, ai lutej kështu: “O Allah më bëj nga pakica!”Omeri r.a. më pas mori përgjigjen me fjalën e Allahut të Lartësuar: “Megjithatë pak nga robërit e Mi, janë falënderues” (Sebe, 13)
Pakica dhe shumica përdoret në numërim, ndërsa vogëlsia dhe madhësia përdoren në trupa. “Pakica” përdoret për lavdi dhe dinjitet si më lartë në fjalën e Allahut të Lartësuar, gjithashtu edhe në disa raste të tjera:
“Por ata (besimtarët) janë pak”. (Sad, 24)
“përveç disave prej tyre që i shpëtuam Ne.” (Hud, 116)
“Por shumë të paktë ishin ata që i kishin besuar atij.” (Hud, 40)
Poeti thotë:
- Vërtetë burrat bujarë janë të bollshëm edhe kur janë në numër të vogël;
- Po sikur të tjerët edhe kur janë shumicë janë të parëndësishëm.
Të kujtojmë se shumica (kallaballëku) nuk janë argument për të gjykuar si të vërtetë, por në të shumtën e rasteve janë më afër të pavërtetës (batilit). Po i përfundoj këto pak fjalë me lutjen:
O Allah më bën edhe mua nga pakica.