Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Largimi i paqartësive dhe dyshimeve

Largimi i paqartësive dhe dyshimeve të cilat
i shtie shejtani në shpirtëra

Mos u ndal në vendqëndrimet e dyshimta, e nëse kjo ndodhë, sqaroju njerëzve realitetin, që kështu mos t’i lësh shejtanit rast të fusë vesvese në zemrat e muslimanëve. Ne, shembull e kemi Muhammedin, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, për një rast të këtillë.
Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Safijjetu Bintu Hajj, radiAllahu anha, gruaja e Profetit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, se tha: ”Ishte duke qëndruar i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, në i’tikaf( xhami). Unë shkova një mbrëmje ta vizitoj. Pasi që bisedova me të, u ngrita që të kthehem. Ai u ngrit me mua që të më përcjellë - Safijja banonte në shtëpinë e Usametu Ibni Zejdit. Në atë moment kaluan dy persona nga Ensarët (banorët e Medinës). Kur ata e panë Profetin, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, shpejtuan, atëherë i Dërguari i Allahu, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, u tha: ”Ngadal ju dy, ajo është Safijjetu Bintu Hajj”. Ata i thanë: ”SubhanAllah - i Madhëruar është Allahu, o i Dërguar i Allahut (d.m.th. qysh të dyshojmë ne në ty)!!” Ai u tha: ”Shejtani ecë në trupin e njeriut ashtu sikurse qarkullon gjaku në të. Unë u frikova që ai të hudhë në zemrat tuaja sherr”.

Tha El-Hitabiu: ”Nga ky hadith merret dituria se është mustehabb (e pëlqyeshme) që njeriu të sqarojë çdo gjë të papëlqyeshme që mund të supozohet, ta ndiejnë zemrat dhe të kërkojë nga njerëzit mirëkuptim, duke shfaqur dëlirësinë nga çdo dyshim”.
Tregohet se Imam Shafiu, për këtë hadith tha: ”U frikësua Profeti, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, që të mbetet diç në zemrat e tyre rreth tij dhe kështu ata të bijnë në kufër. Ai u tha atyre ato fjalë nga butësia e tij ndaj tyre, e jo për vete”.


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free