Veprat pas vdekjes
Profeti Muhamed a.s thote:Kur vdes njeriu,i ndalen te gjitha punet e tij,pervec tre lloje punesh.Ato shkojne tek ai,edhe pasi ai ka vdekur.Nje lemoshe e cila rrjedhe dhe nuk keputet,nje dituri prej se ciles perfitojne njerezit,dhe nje femije i mire qe lutet per prinderit e tij pasi ata kane vdekur.
Jeto,sa te duash,ta kesh te sigurt se nje dite do te vdesesh.Duaj ne kete bote ke te duash,ta dish se nje dite do te ndahesh.Puno ne kete jete cfare te duash,te jesh i bindur se nje dite,shperblimin e kesaj pune ke per ta marre.Ceshte vdekja.Vdekje do te thote te kalosh nga puna ne shperblim,bota eshte pune,mbas vdekjes nuk ka me pune,ka shperblim.Vdekje do te thote te kalosh nga bota e deshirave dhe e endrrave ,ne realitetin e kesaj jete,kur vdes robi,e kupton se cka qene jeta.Vdekje do te thote te behesh pishman.Nese ke qene njeri i mire,behesh pishman pse si ke shtuar edhe me veprat e mira.Nese nuk ke qene njeri i mire,behesh shume pishman,pse ske bere pune te mira.Prandaj vellezer,nje njeri qe eshte besimtar,nuk e shpreson vdekjen,nuk lutet per vdekje.Pasi profeti a.s na thote:Mos te shpresoj dikush prej jush,mos te lutet dikush prej jush qe te vdesi,vetem pse i ka rene ndonje hall apo ndonje veshtiresi,se besimtari ne momentin qe vdes,i nderpriten punet. Dhe besimtarit,jeta nuk i ben vetem se dobi.I shton punet e mira,dhe i fal gjynahet dhe kusuret e tij.Por ka disa pune ,te cilat edhe pasi vdes njeriu,vazhdojne .Edhe pse ai ka shkuar te Zoti,vazhdon puna e mire.Kjo eshte meshira e Zotit.Eshte si puna e asaj pasurise qe ty te vjen edhe pse ti nuk shpenzon asgje.Por pasuri hallah,e jo pasuri kamatash e fajdesh.Je i vjeter,e ke shpenzuar kur ke qene i ri,vazhdon tregtia jote te sjelle shume pasuri.Keto jane disa pune ,qe kur vdes njeriu i shkojne ne varr ,edhe pse ai nuk ben asnje pune.Cilat jane keto pune.Me shprese qe ti mesojme,ti punojme,se te gjithe do te vdesim.Dhe te gjithe do kemi nevoje per sevape,keto pune jane 3.Sipas asaj qe thote profeti Muhamed a.s:Nje lemoshe qe rrjedh dhe nuk keputet,pra te lesh nje pasuri per hir te Zotit,fitimet dhe gjithcka qe del prej kesaj pasurie,te vijne ty ku je ne varr.Sa te egzistoje vakfi,te vijne ty shperblimet.Po te kesh mundesi qe te ndertosh nje xhami ku te falen njerezit,e te jesh i sigurt se cdo njeri qe shkel dhe falet aty,sevapin ke per ta marre edhe ti,sa te egzistoje ajo xhami.Te ndertosh nje vakf,do te thote te ndertosh nje shkolle ku te mesojne femijet,qe i largojne nga injoranca,nga punet e keqija.Dhe sa nxenes dhe sa dijetare te dalin prej asaj shkolle,ti e merr shperblimin,se ke qene ai qe e ke themeluar kete shkolle.Te lesh nje vakf,do te thote te ndertosh nje spital,ku kurohen njerezit,hallexhinjte,ata qe skane mundesi ta paguajne semundjen e tyre,ty te vijne shperblimet dhe duate e te gjithe atyre qe jane kuruar ne ate spital.Te lesh nje vakf,fo te thote te ndertosh nje streh per jetimet,per ata qe kane humbur gjene me te shtrenjte ne kete bote,prinderit e tyre.Te lesh nje vakf,do te thote te ndertosh nje kompani,fitimet e se ciles i shkojne hallexhinjve,nevojtareve,i shkojne hoxhallareve,i shkojne dijetareve,ata qe e mbajne lart fene e Zotit.Te lesh nje vakf,do te thote te ndertosh nje rruge per te kaluar njerezit.Te ndertosh nje ure,per te kaluar lumin.Te ndertosh nje cezem ku te pijne uje njerezit,e te bejne dua per ty edhe pse nuk e dijne se kush je ti qe e ke ndertuar.Besimtari eshte ne hijen e sadakase se tij.A e dini velezer,se pas Zotit,kete fe e ka ruajtur Vakfi.Xhamite jane vakf,medresete po ashtu.Prandaj vellezer,jepni per kete fe,se per Zotin,keni per t'ia pare hajrin sadakase tuaj sa jeni gjalle,kur te vdisni dhe mbas vdekjes.Besimtari eshte ne hijen e sadakase se tij,sa me te madhe ta kete lene sadakane,aq me te madhe e ka hijen dhe aq me i sigurt eshte.Na eshte treguar prej te pareve tane nje histori e cila tregon vleren e sadakase.Nje njeri,nje plak kishte nje tufe me deve.Shihte qe femija e tij ishte shume i varfer dhe kishte shume femije.Dhe tha,do tia jap nje deve qe ben me shume qumesht.I tha,merre ta kesh per femijet e tu.E mori ky njeri me lot ne sy,dhe tha:O Zot,mos e lesho poshte,kurre kete njeri.Inshallah ia sheh hajrin kesaj sadakaje sa je gjalle edhe kur te vdesesh.Duaja e hallexhiut pranohet tek Zoti.Ky njeri,ky plak i vjeter nje dite prej ditesh,doli te kerkoj uje, se jetonte ne shkretetire.Dhe per te gjetur uje,hyri neper rrepira,neper guva,neper shpella deri sa te gjente burimin e ujit dhe hyri shume thelle.Por nje dite prej ditesh ai nuk doli me,mbeti atje.Femijet e tij,edhe pse ishin te medhenje ,e priten nje dite,2,3,dhe kur nuk u kthye i ati,u grumbulluan me njeri tjetrin dhe thane,ta ndajme pasurine qe na ka lene babai.I ndane,diksush tha:Babai i ka dhene komshise tone edhe nje deve,shkojme ta marrim edhe ate.Shkuan e kerkuan devene dhe i thane,na e jep devene,se ta ka lene babai,kjo eshte e jona.Tha,ku e keni babain ju.I thane,ka 3 dite qe ka vdekur.Si ka vdekur dhe une nuk di gje,merreni devene dhe beni cfare te doni me te,vetem me tregoni ku ka vdekur,ku ka hyre ai njeri se nuk mund t'ia harroj dot nderin.I thane,ne filan vend ka ngelur.Beri nej litar,e mori me vete dhe u nis,hyri vet ai ne ate shpelle.Duke germuar me duar dhe me kembe,deri sa arriti ta gjeje kete njeri,ishte gati duke dhene shpirt.E lidhi dhe e nxorri.Kur e nxorri,u deshen disa dite,derisa ketij i vinte shpirti.Mbasi u permend ,e pyeti.Ceshte puna jote.Ke jetuar per disa dite ne shpelle,te gjithe te kane ditur te vdekur.Thashe:Kur e pashe qe nuk ka dalje prej shpelles,u dorezova te vdes te Zoti.Por me vinte nje sasi ushqimi mengjes dhe ne darke,me jepte dikush per te pire dhe me vinte prape ne darke.Por ka gati 3 dite qe sme ka ardhur.Prandaj dhe me sheh ne kete gjendje qe jam.Aty u binda se do te vdes,derisa erdhe ti dhe me nxorre.Ky njeri,komshia fillon te qaje me lot,dhe i tha:Ai qumesht qe te ka ardhur mengjes dhe ne darke,eshte qumeshti i devese, eshte ai qe me kishe lene mua.Dy here ne dite e milja.Sa here qe une e merrja qumeshtin dhe ua jepja femijeve te mi,ty te vinte shperblimi aty ku ishe.Por ai e pyeti,por pse 3 dite mua nuk me ka ardhur dhe desh vdiqa.Ah i tha,femijet e tu erdhen para 3 ditesh ne shtepine time dhe ma moren devene per ta ndare pasurine tende.Vellezer ,historikisht keshtu ka qene.Sadakaja qe rrjedh ,e ruan njeriun kur eshte ne jete,e ruan nga vdekja e keqe,por e ruan edhe pasi ka vdekur.Per keto pune na nxit pejgamberi a.s. Lini sadaka qe rrjedhin,se do tu vije shperblimi edhe pse jeni ne varr.Ndryshe nga njerezit e tjere,ju i merrni sevapet edhe pasi keni vdekur.Gjithashtu edhe nje dituri e cila ka dobi.Kush le dituri ne dynja,shperblehet me kete dituri edhe pasi ka nderruar jete.Cila eshte dituria prej se ciles ka dobi:Eshte dituria e cila e con robin tek Zoti.Se njeriu qe nuk e ka frike Zotin,nuk eshte dijetar.Ai mund te kete informacion,mund te jete shume i zgjuar,por dijetar nuk eshte.Dijetaret jane ata qe kane frike Zotin,me shume se askush tjeter.Dituria prej se ciles ka dobi,eshte dituria qe i ben hajrin njerezve,prandaj na fton feja jone, te jemi prej atyre qe e percjellin diturine.Te lesh nje dituri ,do te thote ti mesosh dikujt Kuranin,ti mesosh dikujt fene ,edhe pse ai e harron,ti ke per tia marre shperblimin ketij njeriu edhe pasi ke vdekur.Ti japesh dikjut dituri,do te thote te ndertosh nje shkolle,te ndihmosh nxenesit qe te mesojne,qe te behen dijetare.Ti japesh dikujt dituri ,do te thote ti mesosh dikujt nje profesion hallall me te cilin ai ruan femijet e tij,e ruan nderin e tij.Prandaj feja jone ne nxit qe ta duam diturine ,na nxit ti repektojme dijetaret,dhe ne nxit ta perhapim diturine.Pasi ai dijetar,ai zanatlli ,i cili nuk do t'ia tregoje zanatin te tjereve ,sipas pejgamberit a.s,ne diten e Kijametit ,e ngjall Zoti.Dhe e lidh prej goje dhe per hunde me nje litar prej zjarrit te xhehenemit dhe i thote:Kjo eshte dituria jote,qe une ta mesova ,e ti s'ia mesove njerezve te tjere.Njeriu qe ka dituri e s'ia jep te tjereve, se ka frike se do t'ia hane rriskun ,ai njeri denohet me diturine e tij.E treta pune e cila shkon tek njeriu edhe pasi ka vdekur ,eshte nje femije i mbare i cili lutet per te.Me te vertete,drejtimin e femijeve nuk e ka ne dore prindi,e ka Zoti.Por prindi ka shume ne dore tek femija i vet. Ceshte femija i mbare.Eshte nje femije te cilin e ke nisur me emrin e Zotit.E ke nisur me hallall,te cilin je munduar ta ushqesh me hallall dhe me djersen tende.Te cilin je munduar ta edukosh me pergjegjesi dhe me amanet tek Zoti i gjithesise.Ndoshta si ke lene shume pasuri ,por je munduar qe kur te vdesesh ti ,te thone,qe Zoti e meshirofte filanin,cfare femije ka lene mbrapa.Dhe jo te thone,Zoti e turperofte filanin,cfare femije ka lene mbrapa.Duaja e femijes shkon tek prindi,Zoti ne kuranin famelarte na ka mesuar si te lutemi per prinderit tane.Duke thene,o Zot,meshiroji prinderit e mi,sic me kane meshiruar kur kam qene i vogel.Kur Zoti ta meson nje dua,thote lutu,se une ta mesova duane. Profeti a.s thoshte:Kur femija ben dua per prindin e vet ,prindit i ngrihet shtrati ne xhenet,siper e me siper.Dhe thote,o Zot,ceshte kjo pune,pse mua po me shtohen nivelet dhe gradet ne xhenet. Zoti i thote,tani ne kete moment,femija jot po ben dua per ty.Ne kete moment,femija jot ka bere sadaka per ty.Te gjithe dijetaret e thone:Ajo qe ben femija per prindin e vet,shkon me siguri te prindi.Prandaj Zoti ne befte ne radhe te pare femije te mire per prinderit tane,e na befte prinder te mire per femijet tane.Qe edhe ata qe luten per ne,pasi kemi nderruar jete,sic jemi lutur ne per te paret tane.Vellezer,ajo qe dua te them,eshte se vdekja vjen papritur ,qofsh i ri apo i vjeter.
Dua tju them se jeta eshte shume e shkurter.Per Zotin,thuhet se kur i vjen vdekja njeriut ,i kalon shiriti i jetes perpara syve ,jane pune 2-3 minutash.Si ka mundesi,nje jete e tere,2-3 minuta,aq eshte jeta ne realitet.Ajo qe dua tju them eshte se ne kemi shume halle ,kemi shume preokupime ,dhe punet tona te mira jane shume pak.Te gjithe e njohim veten tone ,te gjithe e dime sa kemi bere ,prandaj te kemi meshire per veten tone.Te leme nje pune e cila ka per te na ardhur edhe pse kemi vdekur ,dhe eshte mbyllur libri i llogarise .Keto pune qe permenda me siper,jane prej atyre puneve qe me leje te Zotit,kane per ta sjelle llogarine tene,shperblimin tend ,edhe pse je dorezuar ,edhe pse je ne jeten e varrit.Kur vdes robi,te gjithe kemi marre pjese neper varrime,pasuria e tij,me shtepi,me katandi,dhe per te tjera per te cilat eshte shkaterrur gjithe jeten e tij,nuk shkon pertej pragut te shtepise.Familja e tij, per te cilen eshte zotuar gjithe jeten,maksimumi shkojne deri te varri,e mbulojne me dhe .Ajo qe hyn bashke me robin,nuk eshte as e para e as e dyta ,eshte puna e robit.Nese eshte e mire,lum per ate, nese eshte e keqe ,mjere per ate.Thuhet se mbas vdekjes se njeriut ,zemra e tij rreh edhe per 10 minuta.Pastaj edhe zemra mbaron.Truri i tij vazhdon te jetoje per 20 minuta,pastaj mbaron. Syte e tij vazhdojne te punojne edhe per 4 ore,pastaj edhe ato mbarojne.Lekura e tij jeton 5 dite,kockat e tij jetojne 30 dite,dhe ketu robi mbaron.Por ka dicka qe vazhdon,me dite,me muaj,me vite deri ne diten e kijametit.Eshte puna e tij.Ajo nuk vdes as me kalimin e diteve,muajve apo viteve,sa te jesh ne varr,te vjen shperblimi i punes se mire.Prandaj vellezer,ti shtojme punet e mira,nuk i bejme per Zotin,por i bejme per veten tone,se Zoti nuk ka nevoje per punen tone.Si bejme as per interes te te tjereve ,se te tjeret nuk kane c'te bejne kur ti ke vdekur ,ti shtojme punet e mira, dhe ti lutemi Zoti sa jemi ne kete jete .Zoti te na e zgjase jeten e te na i shtoje punet e mira,se lum per besimtarin qe Zoti i jep shume vite jete dhe ia shton punet e mira.