Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

TREGIMI I DËMTUESIT DHE TË DËMTUARIT NË DITËN E KIJAMETT

Nga Enesi r.a transmetohet: “Deri sa ishim ulur me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s., e pamë duke qeshur, sa që ia pamë edhe dhëmbët. E Omeri i tha: “Për çka po qesh, o i Dërguari i Allahut?” - Ai tha: “Dy pjesëtarë të umetit tim, deri sa qëndrojnë së bashku para Zotit të Gjithëfuqishëm, njëri thotë: “O Zoti im, ky vëllai im, le të ma kthejë padrejtësinë që më ka bërë. Allahu i thotë: “Po çka të bëj me vëllanë tënd kur ai nuk ka asnjë të mirë?”. Pastaj tregon se i Dërguari ka vazhduar: “Atë ditë njerëzit kanë nevojë që t’u lirohet barra e mëkateve”, ndërsa Allahu i thotë akuzuesit: “Ngrite kokën dhe trego çka po sheh”. Ai e ngrit kokën dhe thotë: “O Zoti im, po shoh vendbanime prej ari, kështjella prej ari dhe diamante; por, për cilët pejgamberë janë ato, për cilin njeri të mirë janë ato, apo për cilin dëshmor janë ato?! Allahu i Thotë: “Të atij, i cili i paguan”. Ai e pyet: “Po kush e posedon atë pasuri që t’i paguajë gjithë ato?!” Allahu i thotë: “Ti i posedon”. Ai i thotë: “Po me çka?” Allahu i tregon se duke ia falur vëllait tënd. Ai thotë: “O Zoti im! Unë ia kam falur atij”. Allahu pastaj i thotë: “Merre vëllanë për dore dhe shkoni së bashku në xhenet”. Në lidhje me këtë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Frikësojuni Allahut dhe pajtohuni mes vete, vërtet Allahu bën që muslimanët të pajtohen”.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free