Jezusi i gjallë nga perspektiva historike sipas Hans Küngut
Duke mos pasur parasysh që këtu të thellohem në biografinë e këtij teologu kristian/ungjillorë, dëshiroj të theksoj, se Hans Küng në vitin 2004 do e botojë librin mjaft volluminoz „Islam Geschichte Gegenëart und Zukunft“ – Islami, historia, e tashmja dhe e ardhmja“ .Në këtë libër interesimi i Hans Küng-ut është jo më pak se t’i përgjigjet pyetjes se si „Islami është bërë ai që është sot – nga këndvështrimi se si mund të ishte“! Ai nuk dëshiron përshkrim shkencoro-neutral të historisë islame e as ekspozitë sistematiko-teologjike të mësimdhënies së tij, por një „sintezë të të dy dimensioneve, atij historik dhe sistematik.
Ai është jetësisht i interesuar parasëgjithash për një ndërmjetësim nga aspekti „multidimensional i Islamit“, me qëllimin e drejtëpërdrejtë, që „njerëzit në këtë fazë vendimtare të tranzicionit t’i bëjë botërisht të aftë për dialog për marrëdhënie të reja ndërmjet kulturave, feve dhe kombeve.“ Vlenë të theksohet se para librit mbi Islamin, Hans Küng shkroi librin „Judentum – Judaizmi“, dhe „Christentum – Krishterizmi“.
Pasi e lexova librin e tij të botuar në gjermanisht: “Islam, Geschichte, Gegenëart und Zukunft“ – „ Islami, historia e tashmja dhe e ardhmja“, që i ka mbi 800 faqe, dhe që është një enciklopedi e vërtetë e shkruar mbi Islamin nga dora e një teologu jomusliman, kuptova se Hans Küng, që nga viti 1979 është në konflikt me kishën katolike dhe me Papën, për arsye se ai nuk e pranon Jezusin e dogmatizuar nga kisha katolike, se ai e pranon Kur’anin për libër hyjnor, dhe Muhammedin s.a.v.s. për profet dhe të dërguar.
Hans Küng është mendimtar i madh dhe kritik i dogmës katolike krishtare. Në vitin 1979 konferenca e peshkopëve gjerman ia mori lejen e mësimdhënies së kishës. Konstatimi i konferencës ishte se: ai po largohet nga mësimet katolike. Ndër të tjera, si një ish-shok i Joseph Ratzinger – Papa aktual në Vatikan, refuzon pagabueshmërinë e Papës, kritikon beqarinë (murgërinë), dhe mbi të gjitha, mënyrën e portretimit të Jezusit nga këndvështrimi i dogmës kishtare.
Portreti i Jezusit për Hans Küng është i ndryshëm nga ai i kishës, siç shpjegoi ai në mbrëmjen e të hënës së 12.03.2012 në Berlin gjatë diskutimit që ai bëri mbi prezentimin e librit më të ri të tij „Jezusi“.
Në këtë libër ai edhe njëherë përpiqet të tregojë se Jezusi ishte njeri, me gjak dhe mish, se ishte Apostel i të Plotëfuqishmit Zot, se asnjëherë me gojën e tij nuk tha se ishte bir i Zotit, por gjithnjë thoshte se ishte i Dërguar nga Zoti, dhe se nuk është në mesin e njerëzve me vullnetin e tij, por me vullnetin e Atij që e ka dërguar.
Jezusi asnjëherë nuk ka deklaruar se është bir i Zotit, pra ai nuk e ka mbajtur vetveten për bir të Zotit, por gjithnjë ka pohuar se ishte shërbetorë (rob) dhe i dërguar i Tij.
Hans Küng për dallim nga Joseph Ratzinger – Papa aktual, beson se Jezusi asnjëherë për vetveten nuk ka pohuar se është i shenjtë, se është bir i Zotit, se është Mesih.
Për të është e qartë se: Jezusi nuk është vetëshpallës, por ju bën thirrje të tjerëve që ta pasojnë drejtë mbretërisë së Perëndisë.
Ajo që vlenë të theksohet këtu, është edhe argumenti i tij në lidhje me katër Ungjijtë, tanimë të shenjtëruar nga kisha katolike. Ja se çka shkruan në librin e tij të fundit „Jezusi“ Hans Küng, kur flet për Ungjijtë: ne tani kemi katër ungjijtë, por ata janë nga kohë të ndryshme dhe asnjëri nuk është i shkruar nga dëshmitar okular. Ungjijtë nuk janë biografi e drejtëpërdrejtë mbi Jezusin, ata nuk e përshkruajnë zhvillimin e karakterit dhe portretit të tij. Ata nuk janë dokumentarë, por dëshmi të stilit „degjuam thamë“.
Sipas Hans Küng, duhet shtruar pyetjen, se si Jezusi e kuptoi veten. Komentuesit e Bibles janë gati unanim, se Jezusi nuk e ka njohur veten (nuk e ka prezentuar) si bir i Zotit. Gjithashtu gjithnjë sipas komentuesve të Biblës, ai nuk kishte vdekur për mëkatet e njerëzimit, por për idetë e tij revolucionare, që edhe u dënua me vdekje.
Për Hans Küng, Jezusi krahas Budës, Konfuciusit, Moisiut (Musës a.s) dhe Muhammedit s.a.v.s, është një prej pesë figurave më të mëdha botërore.
Kjo të lë të kuptosh, se Hans Küng e pranon profetësinë e të Dërguarit të All-llahut, Muhammedit s.a.v.s.
Me rastin e prezentimit të librit të tij ‘’Jezusi’’ mes tjerash deklaroi edhe këte: portreti im mbi Jezusin (Isaun a.s) është i ndryshëm nga ai i kishës.
“Mos e shpallni – mos e bëni atë Zot!” – u brohorriti të pranishmëve, Hans Küng. Kështu ai u kthye kundër një ekzagjerimi (lartësimi) të Jezusit si „Zot – në tokë“. Në vend të kësaj, kisha duhet ta marrë (konsiderojë) Jezusin ashtu „si ka qenë“, dhe të kthehet tek ai.
Ja se ç’deklaron Hans Küng kur ai pyetet se kush ishte Jezusi, a ishte ai bir i Zotit dhe Zot?
„Ai qe i Dërguar (Apostul, Lajmëtar) i Perëndisë. Nuk ka qenë dhe nuk është Zot, e as bir i Zotit. Ka qenë më i afërti i të Lartësuarit, se sa që ishin priftërinjtë në Tempull. Ai ka qenë apo ishte më „revolucinar“ se revolucionarët. Është angazhuar për të varfërit dhe të dobëtit, dhe në fund Perëndia e morri përgjithëmonë në përjetësi pranë vetvetes.“
Hans Küng refuzon idenë se Jezusi (Isau a.s) vdiq për mëkatet e njerëzimit!
Jo, ai u dënua me vdekje me kryqëzim, sepse ra në konflikt dhe u grind me autoritetet e imperatorëve romak për ate se kush është Zoti në të vërtetë, thotë Hans Küng.
Nëse Jezusi do kthehej sot, ai ndryshe do të gjykonte në lidhje me moralin seksual, ose në çështjen e të divorcuarve dhe të atyre që rimartohen.
Nëpërmjet librit „Jezusi“, Hans Küng dëshiron të nxjerë në pah mesazhin origjinal të tij, i cili që nga shekulli IV vazhdon të dogmatizohet nga kisha.
Shekulli i IV pas Isaut (a.s) është përndryshe koha ku edhe kanonizohet dogma kishtare „Formula e Trinitetit“. Me këtë edhe definitivisht u falsfikua Ungjilli (Inxhili) origjinal i shpallur vet Jezusit (Isaut a.s). Krishterimi përfundimisht e humbi epitetin e fesë së pastër monoteiste.
Si rrjedhojë e tërë kësaj, All-llahu i Lartësur e dërgoi Muhammedin a.s. pejgamber dhe i shpalli atij librin e fundit hyjnor, Kur’anin famëlart.
Rekomandim për lexuesin:
Për të gjithë ata që dëshirojnë ta mësojnë drejtë biografinë dhe profetësinë e Isaut a.s (Jezusi), le ta lexojnë Kur’anin, libër ky Hyjnor, i ruajtur nga çdo falsifikim tash e mbi 1400 vite, dhe me ndihmën e All-llahut të Lartësuar do të vazhdojë si i tillë deri në Ditën e Gjykimit.
* Hans Küng, i lindur më 1928 në Sursee të Zvicrës, është Profesor Emerit për Teologji Ekumene në Universitetin e Tübingen-it në Gjermani, dhe President i Fondacionit Etika globale – (Ëeltethos).
Përgatiti:
Hidajet Fetahu