Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

JEPI SHPRESË TJETRIT, EDHE NËSE JE MË I SPROVUAR SE AI

Dy njerëz ishin shum të sëmurë, ishte caktim që të jenë ne të njejtën dhomë
ne spital.Njëri prej tyre kishte në afërsi të tij një dritare, kurse tjetri jo,
sepse nuk mund të lëvizë nga këmbët.Njeriu që jetonte në afërsi të dritares
i tregonte për jetën e tij, familjen shtëpinë, punën, ku kishte qenë në pushime etj.Çdo ditë njeriu që ishtë në afërsi të dritares ia tregonte të gjitha gjërat që i shihte nga dritarja.I tregonte se aty poshtë kishte një kopsht të bukur me një liqen të cilin kishte zogj dhe lule, kishte bukuri të paparë, pranë liqenit kishte fëmijë që luanin dhe që i lëshonin anijet e vogla.Pastaj, i tregoi se ka dalur ylberi, se kishte rënë një shi freskues dhe i tregonte gjithçka që shihte nga dritarja.Një ditë motra medicinale erdhi dhe e konstatoi se njeriu që ishte në afërsi të dritares kishte vdekur në gjumë.
 
Kurse njeriu tjeter u mërzit shumë për të, nuk kishte kush ta shoqërojë ,
pasi që ai u bë më mirë, propozoi që motra medicinale ta transferojë
në vendin e shokut të tij, në afërsi të dritarës.
Kur u afrua në afërsi të dritarës ai e vërejti se dritarja ishte e mbyllur me blloqe dhe se nuk mund të shihte asgjë.
 
Njeriu e pyeti motren medicinale, se si është e mundur
që mos të ketë asgjë aty jashtë, kur shoku im më tregoi gjëra të bukura,
e tani dritarja duket e mbyllur me blloqe?!
 
Motra iu përgjigj: Shoku yt ishte i verbër, e kishte humbur shikimin, nuk kishte mundësi t’i shikonte as blloqet, por ndoshta deshti që të të jep ty një SHPRESË.
 
Çka përfitojmë nga ky tregim: Ekziston lumturi pa masë duke i bërë të tjerët
të lumtur, pavaresisht nga situata jonë. Mjerimi i përbashkët është gjysmë pikëllimi, por lumturia kur ndahet është e dyfishtë, nëse dëshironi të ndjeheni
të pasur, numëroni të gjitha gjërat që ju i keni dhe do ta vëreni se paratë
nuk mund të blejnë gjithçka:
"Dita e sotshme është dhuratë, për atë edhe quhet E TASHME".
 
"Po edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t’i përcaktoni ato. Me siguri All-llahu shumë fal dhe shumë mëshiron." [En Nahl, 18]
 

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free