Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Perseri babi perseri

Kur kisha vetem nje djale, edhe angazhimet nuk ishin te shumta, kisha kohe te mjaftueshme te merrem me djalin, te cilin e nxirrja shetitje dhe perkujdesesha shume per te. Kur mbushi kater vjece, vajza e ndjente qe isha pak me i dhene pas te vellait.Nje dite gruaja insistoi qe ta merrte vajzen dhe ta nxirrte ne shetitje, pasi ndihej inferior dhe e braktisur. Kurse une ia ktheja: “Ti je burimi i dhembshurise dhe dashurise. Ti duhet te kujdesesh me shume per femijet.” Por duke pare qe gruaja nuk kishte ndermend te hiqte dore e mora vajzen dhe vajtem ne nje restorant. Kur po hanim embelsiren dhe po ngulja pirunin ne kek, i hodha syte vajzes time dhe ne ate caste me pushtoi nje ndjenje e cuditshme dhe i thashe: “Une te kam shume xhan bija ime.” Dhe e ngula pirunin ne copen e kekut, por vajza me kapi per dore dhe me tha: “Perseri babi perseri…”
Ne ate cast, une mbeta si i mpire dhe nuk dija c’te beja…Vajza me kerkonte qe une ti flisja dhe ti shprehja serish dashurine e simpatine time. Per pak kohe e shihja vajzen time te madhe, ndersa veten te vogel, e shihja ate mesusen time, kurse veten nxenesin e saj.


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free