Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Vajza e cila ka mahnitur shumicën e njerëzve me bukurinë e saj

Vajza e cila ka mahnitur shumicën e njerëzve me bukurinë e saj ..

Disa nga faktet e burrave dhe grave të cilët janë mahnitur me të, ja se çfarë kanë vepruar për shkak të saj:

Dikush për shkak të saj ka bërë krim..

Dikush për shkak të saj ka vjedhur..

Dikush për shkak të saj ka mohuar Allahun (ka bërë kufër)..

Dikush është zhvendosur nga pozita e besimtarit ka rënë në pozitën e kafshëve..

Dikush ka vrarë prindërit për shkak të saj..

Dikush ka vrarë shokun besnik për shkak për ti sjellur paratë asaj..

Dikush ka lënë gruan dhe fëmijët e tij vetëm për ta kënaqur atë..



**** Edhe femrat janë mahnitur pas bukurisë së saj…


Dikush ka lënë prindërit për shkak të saj..

Dikush ka lënë mbulesën për ta kënaqur atë..

Djali fyen prindërit e tij për ta kënaqur atë..

Dhe miliona ngjarje të tjera të panumërta që kanë ndodhur vetëm e vetëm për shkak të kësaj vajze.

Gjëja e çuditshme në këtë është, se shumicën të cilët i ka mahnitur kjo vajzë e mallkuar, e dinë se ajo i mashtron, por ata

prapë vazhdojnë në përmbushjen e kërkesave të saj.

A e din se kush është kjo vajzë magjepse e cila e mashtron cdokënd që i afrohet asaj???

Kjo vajzë është …
"
"
"
"
DYNJAJA (kjo botë).


“O ju njerëz, s`ka dyshim se premtimi i Allahut është i vërtetë, pra të mos u mashtrojë juve jeta e kësaj bote dhe të mos u

mashtrojë juve ndaj Allahut ai i mashtruari (djalli).” (Fatir:5)

Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik, ai e thërret atë grupin e vet, vetëm për t’i bërë banues të

zjarrit.”(Fatir : 6)

O Zot, nxirre dynjanë nga zemrat tona, vendose atë në duart tona.

O Zot mos lejo që dikush të ketë pushtet mbi ne përveç Teje.

Allahumme Amin

Përktheu: Merita Rexha


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free