Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

C'eshte koncepti Kohe ?

Jeni ju qe krijoni kohen.
Koha egziston ne dimensionin e koshiences tone dhe varet nga ajo. Kjo do te thote se ka 7 miliard sfumatura kohe, te gjitha te ndryshme ne baze se koshiences qe e jeton. Ne nje nivel te pakuptueshem, me egon materiale, nen nje koshience kolektive, koha jetohet si nje linje e drejte infiniti.

Ne baze te kultures dhe gjuhes qe ka ajo kulture cdo shoqeri e mat kohen ne baze te vizionit te saj qe ka per boten qe e rrethon. Kjo sjell qe ne disa gjuhe te kete psh: te shkuar, e shkuar historike, e tej shkuar, neser, pasneser, pasi pasneser, pardje etj etj qe jo te gjitha gjuhet e botes ndajne te njejtin fenomen ne llogaritjen e kohes.

Ne dimensionin linear te kohes ne jetojme ne nje ndarje nga njeri tjetri sepse secili nga ne ka vijen e vet dhe here pas here ndodh qe te sinkronizohemi me linjen kohore te dikujt tjeter. Nga ky realitet i krijuar nga ne ndihemi te ndare dhe cdo gje behet e veshtire.

Jane te veshtira marrdheniet me te afermit, pse prinderit nuk na kuptojne, eshte e padurueshme puna me koleget tane, dhe mbi te gjitha eshte shume konfliktuale perballja me ate qe quajme vdekje. Brenda jush ndjeni ankth, merzitje, mospelqim, trashje, nervozizem, ndjeni se ju mungon dicka. Cfare ju mungon ?!

E gjitha kjo ndodh sepse jeton nje realitet iluzionar. Jeton ne nje dimension kohe qe nuk eshte e jotja, por jane presione qe te vijne nga jashte. Kur ti gezon jeten apo ndjen bukurine ti ne te vertete je duke jetuar nen nje dimension tjeter koshience.

Koha ndryshon dhe nuk eshte me nje vije e drejte lineare. Ajo ndalon mbarvajtjen e saj deri sa mund te perdridhet mbi veten e saj, te behet rreth. (circolare)Sa here i ke thene vehtes tende: “ me duket sikur ishte dje por ama kane kaluar shume kohe” ?? ne ato momente mund te kuptosh iluzionin e kohes dhe kohes mbi evenimentet.

Keshtu qe je ti qe drejton kohen tende.
Koha lineare eshte koha kolektive, koha e krijuar nga iluzioni i materies: kur bashkohesh me te mund te “semuresh”, plakesh, sepse fiziku juaj korruptohet dhe bie.

Kur ti jeton kohen e brendshme tenden ti ndodhesh ne nje shkalle apo dimension tjeter, aty shikon se koha ngadalesohet, humb konsistence, avullon. Sa nga ju e dine teorine e relativitetit ?! Einstein e tregonte me keto fjale: -sa here kohet e fundit me ty rreze kemi kaluar ore te tera dhe na eshte dukur sikur te kishin kaluar vetem pak minuta, aty koha zhduket sepse jemi duke jetuar kohen tone.

Ne dimensionin e esences time Divine mund te shoh njerez qe jetojne kohen lineare te cilet kalojne para meje si nje film qe ecen me shpejtesi, ndersa per mua koha eshte ngadalesuar. Mund te shikosh keshtu shume gjera te vogla, te ndalosh ne ato te vecanta te cilat e bejne jeten nje dhurate shume te bukur, nje burim te vazhdueshem gezimi. Disa nga ju adhurojne detajet, dhe se gjerat e vogla bejne gjerat e medha dhe se ato te voglat kane shume vlera nganjehere. Si e kuptoni ju kete ?! E keni pyetur ndonjehere vehten ?!

Mund te degjosh kengen e nje zogu dhe pastaj te disa te tjerve qe bashkohen duke prodhuar nje korr ndersa pak me perpara degjoje vetem zhurmat e makinave apo zhurmat e mendimeve te tua plot ankth.
Ne dimensionin e esences tende Divine, sepse ti je 1, eshte koha e Shpirtit, dhe ne kete dimension trupi yt ngadaleson plakjen e tij sepse inverton procesin e plakjes duke gjeneruar qeliza te reja ne mase gjithmone e me te madha. Kete shembull na e japin personat qe njohin mire keto procese, ata qe jetojne ne tibet psh, qe jetojne 70% mbi 110 viteve e mos me shume…

Koha lineare eshte nje iluzion i mendjes njerezore qe ka harruar Shpirtin dhe harmonine. Harmonia me natyren na lejon te jetojme nen nje dimension te ndermjetem midis kohes se Shpirtit dhe kohes lineare, duke vajtur drejt kohes ciklike me miliona situata alternative.

Koha ciklike eshte dimensioni i kohes qe ka natyra, nga mbreteria minerale, vegjetale dhe animale: eshte cikli i sezoneve, i lules qe behet frut e qe duke u kalbur leshon faren per nje jete te re, nje fruti te ri. Sa here jam ne dritaren tende une shikoj krijimin, mbase nuk e ke vene re.

Qenie te bukura, jepini rendesi kesaj harmonie midis natyres dhe kohes se shpirtit sepse do t’iu beje te jetoni ne paqe. Eshte paqja e brendshme qe lind nga bindja e perjetesise nepermjet se ciles cdo gje rilind dhe rinovohet.

Ti besoj se do te thuash se tani nuk ka me sezone, ka crregullime, ky dimer eshte me i ftohte, kjo vere me e nxehte etj etj.. Une te them se kjo eshte fryt i konceptit qe ti ke per kohen, kjo nuk eshte koha e natyres. Mund te kuptosh me mire nese te them se panvaresisht “c’rregullimeve” te sezoneve, eshte gjithsesi e mundur te hash cdo ushqim apo frut ne cdo periudhe te vitit, kur atyre i vjen koha.

Ne te vertete dije se koha reale qe i perket nivelit fizik eshte ajo ciklike e perbere nga ritme precize. Ngrenia e ushqimeve jashte sezoni lodhin organet e tua. Ne te vertete substancat qe ndodhen ne ushqime, jane te ndryshme ne lidhje me sezonet sepse nevojat e trupit tend ndryshojne ne varesi te sezonit.

Psh: pasuria e tipeve te frutave ne periudhen verore te ndihmon te kalosh klimen me te ngrohte ndersa ushqimet me te pasura me substanza te ndihmojne ne periudhen dimerore. Mos me thuaj qe ha njesoj si ne dimer si ne vere, sepse nuk eshte e vertete, trupi nuk ta “pranon”. Ti ha ate qe natyra te ofron sipas sezonit.

Permes dimensionit te harmonise me natyren dhe nepermjet kohes ciklike, mund te leshoheni drejt asaj paqes se brendshme qe ju lejon te gjeni qendren tuaj Divine. UNIN tuaj. Permes kesaj kohe ciklike mund te shikosh se si e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja jane te pranishme ne te njejtin moment tek ty. Sepse rrethi nuk ka nje pike: as me perpara e as me mbrapa.

Dimensioni i koshiences (te diturit se cfare po ben dhe se ku ndodhesh) i cili nuk llogjikon me terma “me perpara” apo “ me mbrapa” mund te ngadalsoje kohen ciklike deri sa ta beje te rrezohet ne nje pike ku levizja ndalon: e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja jane 1.

KJO ESHTE KOHA E UNIT ...!!!

Ja cfare eshte perjetesia i dashur mik. Ti je pajisur me intelekt apo jo!!!
Jeni ne dimensionin e kesaj kohe kur jeni ne meditacion apo kur jeni 100% koshient mbi cfare po beni psh duke vezhguar bukurine e nje luleje, duke degjuar muzike, kur jeni kreative duke qene te bindur dhe te pranishem vehtes tuaj. Ne ato momente ngrini syte nga ora dhe shikoni qe ka ecur pa e kuptuar. Ora, ajo cfare ti quan kohe.

Sa here ke thene se ritmet e vena nga jashte nuk te shkojne per shtat: ndihesh sikur je nen nje gjendje qe nuk shprehesh dot lirshem, sikur asnjehere nuk ben dicka ne kohen e duhur, sikur ske kohe asnjehere ?!! Kjo sepse po jeton nje kohe qe nuk eshte asgje tjeter pervec se nje iluzion, kohe qe te ben te vuash ne te gjitha nivelet. Jeto i dashur njeri sipas kohes tende, shprehe, manifestoje.

Merr guximin ti japesh nje prerje me thike dhe realizo kohen tende, ate qe ti je ne esencen tende intime.Secili nga ju duhet te reflektoje mbi kuptimin qe i jep konceptit kohe duke qene koshient se si po e jeton.

Psh: shpesh “pushimet” ngarkohen nga ty nga kerkesa sikur ne ate interval kohe ti duhet te besh te gjitha gjerat e “rendesishme” dhe “esenciale” qe nuk “ke pasur” mundesine ti besh gjate vitit dhe mezi i pret. Ky tension emotiv qe shume nga ju ndjejne eshte pergjigjia qe nuk jeni jeni duke jetuar kohen tuaj sipas ritmerei tuaja te brendshme, sipas dimensionit te koshiences tuaj.

Eshte e mundur te jeni gjithmone ne pushime edhe duke vazhduar te punoni e te beni te njejtat gjera, duke jetuar sipas ritmit tuaj cdo aktivitet te dites qe duhet te realizoni: kjo eshte te kesh nje gjendje shplodhjeje dhe qetesie te brendshme.

Celesi per te realizuar te gjithe kete eshte ai qe duhet te jetosh me bindje dhe vemendje cdo moment te dites tende: nese nga jashte te vijne presione, ti koncentrohu mbi kete celes pa u preokupuar per asgje tjeter apo te rrembeheni nga ankthi.

Dimensioni i te qenurit koshient dhe i vemendjes mbi c’ka po jeton do te te sjelli nen ritmet e tua e keshtu do te jetosh kohen tende. Kjo do te te sjelli ne harmoni duke arritur ekuilibrin e brendshem qe eshte esencial per zhvillimin shpirteror dhe zgjimin tend.

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free