Nena qe priste djalin me leter ne dore
Sa te ngurta i kanë zemrat personat e tillë .Thotë transmetuesi i kësaj ngjarje: isha ne plazhë dhe e pashë një grua shumë te moshuar.
Ulur ishte pranë detit dhe ora tani kishte kalur 12 pas mesnatës. Isha me familjën time me veturë ,dhe u afrova afër asaj plake dhe i thashë :
Oj loke kënd po e pritni këtu kaq vonë!
Ajo ma ktheu:
'' Djalin tim ka shkuar e pas pak kohe do te kthehet '' .
Thotë transmetuesi fillova që të dyshoj ne atë grua,edhe më shumë mu shtua dyshimi për mbetjen e saj kaq vonë në këtë vend , dhe as mendja nuk me shkonte se më do të vij ndokush për ta marrur kaq vonë.
E prita nje orë te plotë dhe nuk erdhi askush. Shkova prapë te ajo dhe i thashë : Oj loke .
Por mu përgjigj me të njejtat fjalë duke me thënë:
''Se djali im ka shkuar e tani do të vij të me marr.''
E kur shikova mirë vërejta pranë saj një fletë e i thashë : më falni a ka mundësi që ta lexojë ketë letër ?
Ajo mu përrgjigj :po këtë leter ma ka lënë djali im .
E kur e shikova pashë se në të ishte e shkruar :
’’ porosi për atë që e gjen këtë plakë i lutem që ta mer e ta dergoj në shtëpinë e pleqve ’’
Është për tu çuditur puna e këtyre njerëzve !