DUAJENI PROFETIN a.s
Zoti ynë thotë në Kuranin famëlartë: “Thuaju atyre (o Muhamed): Nëse e doni Allahun, më ndiqni mua, që Allahu t`ju dojë juve, t`jua falë gabimet se Zoti është Falës dhe Mëshirues i madhPse e do njeriu ujin dhe bukën? Pse e do ditën e ngrohtë e me diell? Pse e do kaltërsinë e detit? Pse e do gjelbërimin e fushës, bardhësinë e borës, erën e lules? Sepse të gjitha këto janë të bukura dhe njeriu e do të bukurën. Pse e do njeriu thjeshtësinë e tjetrit? Pse e do bujarinë, urtësinë, zemrën e madhe që ka tjetri? Sepse këto janë cilësi të larta e të bukura dhe njeriu i do cilësitë e bukura. Pse e do njeriu prindin e tij, i cili e ka edukuar dhe ka shpenzuar gjithçka për fëmijën e tij? Pse e do mësuesin që të ka mësuar të shkruash e të lexosh? Pse e do mikun që të ka dalë krah atëherë kur ke pasur nevojë? Sepse njeriu i do ata që i kanë bërë mirë atij.
Atëherë vëllezër dhe motra dijeni se profeti Muhamed (a.s) i ka bashkuar të tria këto së bashku.
Ka bashkuar bukurinë, cilësitë më të larta dhe kontributin që ka dhënë për mua dhe për ty.
Në qoftë se do të flasësh për bukurinë e tij, dije se është krijesa më e bukur e Allahut (xh.sh). Me atë fytyrë të butë e të ëmbël, me atë ballë të gjerë, me ato vetulla të hijshme, me ata qerpikë të gjatë, me ato buzë të hijshme, me atë gojë të lezetshme, me ato dhëmbë të bardhë, me ato flokë të buta e të pastërta, me erën e tij prej parfumi, po kush nuk e do këtë njeri, profetin (a.s)!
Nëse e do bukurinë, ai është kulmi i bukurisë, ai është kulmi i hijeshisë. Një çifut kishte dëgjuar për një person, që pretendon se është profet, por i kishin thënë se është mashtrues. Kur profeti (a.s) arriti në Medine, thonë që sapo ky çifut e pa fytyrën e tij, tha: “Pasha Zotin ky nuk është mashtrues e as gënjeshtar, kjo nuk është fytyrë gënjeshtari, sepse gënjeshtarit i duket gënjeshtra në sy dhe mashtrimi në fytyrë”.
Vetëm disa prej shokëve të tij e kanë përshkruar fytyrën e profetit (a.s). A e dini shkakun e kësaj? Kjo ndodhte, sepse pjesa më e madhe nuk guxonin ta shihnin gjatë në fytyrë nga bukuria që kishte profeti Muhamed (a.s). Ai u krijua siç mund të krijojë Zoti i gjithësisë krijesën e tij më të bukur. Nëse e do bukurinë, duaje profetin Muhamed (a.s), se është kulmi i bukurisë. Në qoftë se njeriu i do cilësitë e mira, dije se ai ishte kulmi i cilësive më të mira. Ishte ai njeri, që s’e edukoi as prindi, as babai, as nëna, as mësuesja, as shoku, por ishte njeriu që e edukoi vetë Zoti i gjithësisë dhe vetë profeti (a.s) ka thënë: “Mua më ka edukuar Allahu dhe i kam përsosur cilësitë dhe moralet e mia[1].
Shikoje urtësinë e tij. Ai njeri që ia shtrengonin fytin për ta mbytur, armiqtë e tij dhe thoshte: “Zoti im, fali këta njerëz, se nuk e dinë se cfarë bëjnë (Buhariu).
Profeti (a.s) ishte ai, të cilin banorët e Taifit e dëbuan dhe e qëlluan me gurë kurse ai tha: “O Zot, fali këta njerëz e nxirr prej fëmijëve të tyre njerëz, që adhurojnë Allahun (xh.sh), se nuk e dinë se kanë të bëjnë me profetin e Zotit
Profeti (a.s) kishte mëshirë për fëmijët e vegjël, kishte mëshirë për kafshët, kishte mëshirë për shokët e tij. Ai shikonte shokët e tij, se kush është sëmurë, kush ka halle, kush ka borxhe, kush ka problem. Profeti (a.s) ishte ai njeri, që arriti të nënshtrojë para këmbëve të tij armiqtë e tij të përbetuar, sepse ishte i butë, i thjeshtë e modest. Njëherë një plakë e vjetër u dridh kur e pa profetin (a.s). Profeti (a.s) i tha: -“Pse dridhesh o nënëMos u dridh përpara meje o nënë, se unë jam biri i asaj gruaje, që hante bukën thatë në Mekë, unë jam robi dhe i dërguari i Zotit, nuk jam mbret as diktator[2].
Ishin këto cilësi, që i dhanë jetë shkretëtirës arabe, që i zbutën zemrat e ashpra të armiqëve të tij, që futën dashurinë tek të gjithë ata, që e panë profetin (a.s) dhe bënë, që secili prej tyre të jepte shpirtin e tij për figurën dhe për nderin e profetit Muhamed (a.s). Prandaj duaje këtë njeri, nëse i do cilësitë e larta, sepse pati përmbledhur në veten e tij cilësitë më të larta, që mund të ekzistojnë tek ndonjë njeri, që ka ecur në shpinën e tokës.
Në qoftë se e do prindin tënd dhe është mirë ta duash prindin tënd, në qoftë se e do mësuesin që të ka mësuar dhe mikun që të është gjendur pranë, dije se profeti Muhamed (a.s) nuk krahasohet as me prindin, as me mësuesin as me mikun. Është njeriu që ka bërë më shumë për mbarë njerëzimin.
Kush ishte ai njeri që të mësoi ta duash prindin, kush ishte ai njeri që të mësoi ta duash fëmijën tënd, bashkëshorten tënde, mësuesin tënd, mikun që të është gjendur pranë?
Kush ishte njeriu që ta mësoi fjalën ALLAH
Kush ishte njeriu që të mësoi, që ti je njeri? Kush ishte personi që të mësoi, që të futesh në shtëpinë tënde e të thuash fjalën “Bismilah. O Zot na ruaj nga shejtani dhe xhindët e mallkuar
Kush ishte njeriu që të mësoi, të dalësh prej shtëpisë tënde me fjalën “Bismilah. O Zot mos më bëj mua njeri të padrejtë dhe largoi të padrejtët prej meje[3]
Kush ishte personi që të mësoi, të ulesh të hash bukë e të thuash “Bismilah. O Zot, bekona ushqimin që na ke dhënë[4]
Kush ishte personi që të mësoi, të ngrihesh prej buke e të thuash “Elhamdulilah[5].
Kush ishte personi, që të mësoi ta nisësh një fëmijë në jetë me fjalën “Bismilah. O Zot ruaje fëmijën tim nga shejtani I mallkuar
Kush ishte personi që të mësoi,ta presësh fëmijën në jetë me fjalën “Allahu ekber. O Zot bekoje fëmijën tim[6].
Kush ishte personi që të mësoi të durosh, të mësoi të mëshirosh, të mësoi të falenderosh Allahun (xh.xh) në çdo situatë ku je?
Kush ishte personi që të udhëzoi, të vish me hapat tuaja, të lësh punët tuaja e të vësh ballin në sexhde për Allahun (xh.sh)? madje kush ishte personi që të mësoi të hysh në banjo e të dalësh prej saj?
A nuk ishte ai profeti Muhamed (a.s)? A nuk është ai prindi më i madh, shoku më i mirë, mësuesi më i mirë? Po për Zotin, ai është profeti Muhamed (a.s).
Prandaj vëllezër duajeni profetin Muhammed (a.s). Kishte bukurinë më të madhe, kishte cilësitë më të larta, ka dhënë kontributin më të madh për mua dhe për ty. Madje edhe tani që është i vdekur ai na do ne.
Ai ka thënë: “Zoti i gjithësisë, për cdo ditë të enjte m’i paraqet mua punët e umetit tim, punët e çdo besimtari. Kur shikoj ndonjë punë të mirë i them: “Faleminderit Ty o Zot që bëre nga pasuesit e mi, dikë që bën punë të miraAman O Zot fale robin Tënd, fale për hatrin tim, robin Tënd[7].
Shikoje mëshirën e profetit (a.s) kur thotë: “Çdo pejgamber e ka patur nga një lutje që Zoti nuk ia kthente kurrë mbrapa. Unë akoma s’e kam bërë lutjen time. E kam lënë për jetën tjetër, e kam lënë për gjynahqarët e umetit timMuslimi).
Gjjithashtu profeti (a.s) ka thënë: “Ditën e Kijametit të gjithë pa përjashtim do të thonë: “nefsi, nefsi (), kurse unë do të them: “umeti, umeti
Prandaj duajeni pejgamberin Muhamed (a.s) siç e deshën shokët e tij, sepse ai nuk dallonte pasanikët dhe të varfërit, të bukurit e të shëmtuarit.
Tregohet, që kur Pejgamberi (a.s) shkoi në Medine, aty jetonte një djalë i ri, por shumë i shëmtuar. Aq i shëmtuar ishte, saqë fëmijët kur e shikonin, trembeshin, ndërsa burrat dhe gratë ndërronin rrugën. Madje ai nuk ua tregonte fytyrën njerëzve, që të mos i bënte ata të ndiheshin keq, por u tregonte shpinën. I vetmi person, që e donte këtë njeri, që e përqafonte këtë njeri, ishte profeti Muhamed (a.s). Thuhet se kur e shikonte ai Zaherin (kështu e kishte emrin), atë të shëmtuarin, i linte shokët e tij dhe i shkonte nga pas shpine, ia mbyllte sytë dhe i thoshte: “A e gjen dot se kush jam unëKush e blen robin timPër Zotin ti je shumë i shtenjtë tek Allahu (xh.sh)[8]. Prandaj edhe shokët e tij e deshën shumë profetin Muhamed (a.s).
Kur pejgamberi (a.s) ndërroi jetë, në daç më besoni, në daç mos më besoni, ata i luteshin Allahut (xh.sh), t’ua marrë shpirtin sa më shpejt, që të takoheshin me profetin (a.s).
Pasi pejgamberi (a.s) ndërroi jetë, kalifi i parë i muslimanëve Ebu Bekri (r.a), urdhëroi muezinin e profetit (a.s), Bilalin (r.a) të thërrasë ezanin, por nuk ai mundi ta çojë deri në fund.
Kur shkoi tek fjala ESH-HEDU ENNE MUHAMEDEN RESULULLAH, i shpërthyen lotët, e mbyti malli, nuk mundi ta plotësojë ezanin dhe iku nga Medina për disa vite me rradhë. Kur erdhi pas disa kohësh përsëri në Medine, u fut në xhaminë e pejgamberit (a.s), aty ku ishte falur profeti i Zotit dhe pas kaq e kaq vitesh filloi ta thërrasë edhe njëherë ezanin, atë ezan të cilin e kishte thirrur nëpër maja malesh, nëpër lugina, nëpër shkretëtira dhe vetëm ai, Bilali nga Etiopia, thërriste ezanin për profetin (a.s).
Pasi mbaroi ezanin, u mbyt në lot, qanë edhe sahabët bashkë me të. Në çastet e vdekjes së Bilalit, gruaja e tij qante dhe thoshte: “I mjeri burri im po vdes”, por Bilali i thoshte: “Mos thuaj kështu, por thuaj: “Lum burri im që po vdes. Nesër do të takohet me të dashurit e tij, me profetin (a.s) dhe shokët e tij”. Sahabët e deshën këtë njeri (profetin a.s) sepse jetuan me të dhe e panë se kush ishte ai, panë pastërtinë, moralin dhe bukurinë e tij.
Lus Zotin që të paktën ta shikojmë profetin (a.s) në botën tjetër, meqë nuk e pamë dot në këtë jetë. Duart tona të cilat nuk e prekën dot butësinë e duarve të profetit (a.s), të paktën ta prekin atë në botën tjetër dhe inshallah pijmë ujin e Keutherit dora e tij (a.s). Ne që shtëpitë tona nuk i patëm afër profetit (a.s) në këtë jetë, i lutemi Allahut (xh.sh) që të jemi në shoqërinë e tij në botën tjetër.
Çdo pretendim e ka faktin dhe argumentin e tij. Dashuria për profetin (a.s) që e themi me gjuhët tona, që e duan zemrat tona dhe inshallah e realizomë në jetën tonë, duhet të ketë fakte. Le të tregojmë se e duam vërtet profetin (a.s).
Kush e do profetin (a.s), le të dojë para së gjithash Krijuesin e profetit (a.s), Allahun (xh.sh), sepse profeti (a.s) e deshte shumë Allahun (xh.sh) dhe kurrë nuk e prishi zemrën me Allahun (xh.sh). Kur ishte në vështirësi, e deshte Zotin më shumë se në lehtësi, prandaj duajeni Allahun (xh.sh), sepse është Ai, që solli për ne profetin (a.s), mësuesin tonë, edukatorin tonë.
Kush do profetin (a.s) le t`i dojë jetimët dhe të varfërit, t`i dojë ata që nuk kanë përkrahje dhe t`u dalë në ndihmë. Profeti i donte shumë ata dhe thoshte: “Unë dhe përkrahësi I jetimit do të jemi në xhennet si këta dy gishta
Kush e do profetin (a.s), le ta dojë shumë thjeshtësisë, sepse ai ishte i thjeshtë, njeri që më shumë se gjithçka i pëlqente emri Abdullah (rob i Zotit). Ai e urrente shumë mendjemadhësinë, prandaj na porosit që edhe ne ta urrejmë këtë ves të ulët.
Ai thoshte: “Pasha Zotin nuk ka për të hyrë në xhennet mendjemadhi, derisa ta pastrojë Zoti[9].
Kush e do profetin (a.s), le ta dojë shumë bashkimin dhe vëllazërine e ta urrejë përçarjen, sepse ai (a.s) e donte shumë vëllazërinë, shpenzonte gjithçka, vetëm e vetëm që shokët e tij të mos përçaheshin dhe u thoshte: “Kini kujdes! Pas vdekjes time mos u ktheni në armiq të njëri – tjetrit. Largojeni shejtanin prej jush, sepse ai do përçarjen dhe konfliktin mes jush
Kush do profetin (a.s), le ta dojë butësinë e urtësinë dhe ta urrejë ashpërsinë e vrazhdësinë, sepse ai ishte i butë dhe e urrente ashpërsinë në çdo gjë. Ai thoshte: “Lehtësoni dhe mos vështirësoni. Përgëzoni dhe mos frikësoni
Ishte njeriu që thoshte: “Kur butësia futet në diçka, sikur hekur të jetë ajo gjë, do të zbutet. Por kur butësia del prej diçkaje, nuk ka gjë që e rregullon problemin
Nëse e doni profetin (a.s) atëherë duajini familjet tuaja, fëmijët tuaj, nipërit dhe farefisin tuaj. Profeti (a.s) i deshi shumë familjen dhe fëmijët e tij. Kur vajza e tij Fatimja futej në shtëpi, ai ngrihej në këmbë dhe thoshte: “Mirë se vjen o pjesë e shpirtit tim
Kush do profetin (a.s) ta dojë të mirën për çdo njeri, besimtar apo jobesimtar, musliman apo jomusliman, sepse profeti (a.s) erdhi si mëshirë për gjithë botët, erdhi si shpirti për trupin, si uji për jetën. Duajini njerëzit në përgjithësi dhe mundohuni të kontribuoni për ta me sa të keni mundësi.
Nëse e duam profetin (a.s), atëherë kur të dëgjosh fjalën “Ka thënë profeti (a.s)”, ndalu pak dhe mendo jo vetëm me veshë por dhe me zemër, sepse ka folur ai që kurrë nuk ka gënjyer, ai që nuk ka mashtruar kurrë. Dëgjoje fjalën e tij, se pasha Zotin ta do të mnirën si në këtë jetë ashtu edhe ne jetën tjetër.
Nëse e duam profetin (a.s), do t`i duam fjalët e tij, porositë e tij e punët e tij. S`do të ketë nevojë të na thotë ndokush: “Falu pesë herë në ditë, afroju hallallit, largoju haramit”, sepse ka folur njëherë e mirë profeti (a.s) dhe na mjafton kjo gjë.
O njerëz!
Duajeni profetin (a.s), sepse me gjithë mangësitë dhe punët e vogla që kemi, unë shpresoj se me lejen e Allahut (xh.sh), dashuria për profetin (a.s) do të na nxjerrë faqebardhë para Zotit të gjithësisë.
Dikush shkon tek profeti (a.s) dhe i thotë: “O profet i Zotit! Kur do të bëhet Kijameti”? Profeti (a.s) ia ktheu: “Pse pyet për të, çfarë ke prgatitur ti për tëAtëherë ti do të jesh me atë që do
E lus Zotin e gjithësisë që zemrat tona të vogla, t`i zgjerojë me dashurinë për profetin (a.s), jetën tonë ta jetojmë si muslimanë, ashtu siç deshi profeti (a.s), ta japim shpirtin si besimtarë, ashtu siç e dha profeti (a.s) dhe të dalim para Zotit nën udhëheqjen e profetit (a.s), ashtu siç deshte edhe vetë profeti (a.s). Lus Zotin që t`i falë gabimet tona, të na dhurojë pak nga moralet e profetit (a.s), të na mundësojë të pijmë ujin e Keutherit prej dorës së tij (a.s). E lus Zotin, që të na bashkojë me të dashurin tonë, profetin (a.s), t`i bashkojë prindërit tanë, fëmijët tanë dhe gjithë besimtarët me Muhamedin (a.s) në xhennetet e Allahut (xh.sh).
A M I N