Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Mbreti që i takojë lëmosha

Ndoshta ndonjëri prej jush mund edhe të mos e besojë këtë tregim sidomos nëse mundohet që këtë të e krahasoje me kohën ne të cilën ne sot po jetojmë, por ja që kjo është mase e vërtetë dhe se ky ishte me të vërtet një nder mbretërit e shtetit Islam por që ishte i varfër dhe për këtë arsye i takojë që të ishte një nga ato kategori që në Islam kanë të drejtë të marrin lëmoshë. Omeri r,a në kohën sa ishte prijësi i myslimanëve kishte kërkuar një regjistër me emrat e njerëzve të varfër në mënyrë që të bënte ndarjen e zekatit dhe të hyrave tjera të shtetit si ndihmesë për këta njerëz. Kur Omerit r,a iu dërgua kjo listë për banorët e Homsit, ai ishte befasuar kur në këtë liste kishte hasur edhe emrin e vetë udhëheqësit të këtij vend, emrin e prijësit të vendit që atë kohë ishte Seid Ibn Amir. Omeri r,a ishte aq i habitur me këtë rast saqë thuajse ishte gati të mos e besonte fare dhe për këtë kishte vendosur të pyeste banorët e vendit në mënyrë që të e qetësonte zemrën e tij. Ndërsa habinë edhe më shumë ia shtoje kur banorët i treguan se udhëheqësi i tyre tërë rrogën e tij e shpërndan për të varfëritë dhe skamnorët e vendit duke u arsyetuar se nuk ka zgjidhje tjetër pasi që ishte përgjegjës për ta dhe se para Allahut xh,sh do të merrej në pyetje, ai e bënte këtë edhe përkundër faktit se vetë ishte njëri prej varfanjakëve të vendit. Ndërsa kur Omeri r,a i pyeti se a keni ndonjë vërejtje tjetër ndaj tij, ata iu përgjigjen se ndaj tij kemi gjithsej tri vërejtje: E para: Ai nuk del për të kontrolluar njerëzit vetëm se në mëngjes? E dyta: Ai nuk del natën asnjëherë për të qenë në shërbim të popullit? E treta: Ai një ditë në javë nuk duket fare para njerëzve? Ndërsa kur Omeri r,a e ftoi Seidin dhe e pyeti rreth këtyre vërejtjeve që populli i tij i kishin ngritur kundër tij, ai ishte përgjigjur se: Kjo është e vërtetë o prijësi i myslimanëve?!, ndërsa arsyet për këtë janë se unë nuk dal vetëm pas kohës së mëngjesit për arsye se më duhet të i shërbeje familjes dhe të ua plotësoje nevojat elementare pasi që nuk kam shërbëtorë dhe njëkohësisht gruan e kam të sëmurë, e sa i përket asaj se unë nuk dalë natën ketë e bëjë sepse e kam ndarë ditën për nevojat e njerëzve ndërsa natën për të adhuruar Krijuesin tim, e sa i përket asaj se unë fshihem një ditë në javë kjo ndodhë për arsye se unë i pastrojë rrobat dhe me duhet të pres derisa të thahen pasi që nuk posedoje rroba tjera. Omeri r,a fillojë të qajë dhe ndau për Seidin një shumë të hollash, e ndërsa ky nuk pranojë të shkonte në shtëpi derisa nuk ua ndau këtë pasuri varfanjakëve dhe skamnorëve të qytetit. Ndërsa sot, a thua vallë ku janë prijësit tanë prej këtyre shembujve
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free