Njeriu është i krijuar prej dheut
Krijimi i qiejve, i tokës dhe i njeriut është çështje e fshehtë e cila i takon dhe i përket Krijuesit. Megjithatë të vërtetën e krijimit e zbulon metafizika. Ajo gjithmonë të ndriçon mendjen me çështjet që ne i ndjejmë dhe i shohim. Allahu më krijoi mua nga dheu, nga balta e mpiksur, nga argjila e fortë e pastaj i fryu nga shpirti i Tij.Nëse do të merrnim dheun e pastaj ti hidhnim ujë ai do të bëhej baltë, e nëse do ta linim të thahej ajo të përfundonte në argjilë, e të gjitha këto janë fazat e krijimit të trupit të njeriut. Njeriu u krijua nga balta, pra nga toka. Nëse i kthehemi i realitetit, pyesim veten tonë: Nga i merr njeriu elementet bazë të jetës? Nga toka, nga balta e cila është korja e tokës. E korja e tokës na jep të gjitha elementët bazë me të cilat jetojmë. Lëndët nga të cilat përbëhet toka janë të njëjtat lëndë me të cilat që është krijuar edhe njeriu. Lënda bazë është balta. Shkencëtarët analizuan trupin e njeriut dhe gjetën se ai përbëhet nga 16 elemente. I pari nga këto elemente është oksigjeni (O2) dhe i fundit është magnezi (Mg). Edhe korja e tokës është e përbërë nga të njëjtët elemente. Atëherë elementët e baltës janë të njëjtët element nga të cilët është krijuar trupi i njeriut. E kjo është mrekullia e parë. Ky eksperiment laboratorik nuk ka për qëllim vërtetimin e saktësisë apo pasaktësisë Kuranore, por ishte kërkim si shkak i shkencës tokësore.
Allahu e bëri vdekjen argument për çështjen e Krijimit. Vdekja është shfuqizimi i jetës. Pra, jeta ekziston por ndërpritet me vdekjen. Shkatërrimi i çdo gjëje vjen me të kundërtën e ndërtimit të saj. Nëse duam të ndërtojmë një pallat fillojmë me ndërtimin e katit të parë por kur duam ta prishim atë fillojmë me katin e fundit. Kështu ndodh edhe nëse arrij në një vend dhe dua të kthehem pas. Pra, filloj me hapin e fundit që hodha në vajtja duke u bërë ky hapi i parë i kthimit.
Ne nuk dimë asgjë për krijimin e jetës sepse ne nuk kemi asistuar në momentin e krijimit. Por ne shohim dhe asistojmë në vdekje çdo ditë që shkon, e ajo është ndërprerja e jetës. Pra vdekja fillon me skajin e jetës. Shohim se e para gjë që ndodh tek njeriu kur vdes është dalja e shpirtit. E shpirti është pikërisht ai që ka hyrë apo depërtuar i fundit në trup. Kështu pra fillon procesi i kundërt i krijimit. Fillimisht trupi ngurtësohet e kjo pra është faza e argjilës së ngrirë gjatë krijimit. Pastaj kalbëzohet e bëhet i paprekshëm, e kjo pra është balta e mpiksur e trupit. Pas kësaj, uji avullon prej trupit e ai bëhet dhe, e kështu kthehet përsëri në tokë. Atëherë pra, fazat e vdekjes që shikoj çdo ditë janë të kundërtat e fazave të krijimit. Kjo pra është vërtetësia e lëndës gjatë krijimit, një e vërtetë e paevitueshme. Ashtu siç është e qartë përpara meje çështja e shfuqizimit të jetës, apo thënë ndryshe e vdekjes është e vërtetë lënda e krijimit. Zoti i Lartësuar thotë diçka për këtë: “Dhe i fryva atij prej Shpirtit tim”. Kuptimi i fjalës Fryj këtu do të thotë vete – un – shpirt. Pra do të thotë shpirt i dalë nga Shpirtdhënësi (Zoti) për tek shpirt marrësi (njeriu). Kështu fillon jeta. E me çfarë përfundon ajo? Me daljen e këtij shpirti. Nëse ti pyet për çdo njeri se a ka vdekur, të mjafton përgjigja se ai nuk merr më frymë. E për ta përforcuar thuhet se ka vdekur. Pra hyrja e jetës në këtë trup është hyrja e këtij shpirti në të. Këtë e vërteton dhe e qartëson fjala e Allahut të Lartësuar: “E i fryva atij prej Shpirtit Tim”. Pra, dalja e shpirtit është dalja e jetës.