Me të parën
Një djalë i kërkoi të atit ti blejë një çifte gjahu, pasi dëshironte të gjuajë zogj. Babai e pranoi këtë kërkesë të djalit të tij dhe të dy u nisën në tregun e qytetit. Dyqanin e çifteve, e kishte në pronësi një burrë i moshuar, mjeshtër në profesionin e gjuetisë. Ai i nxori dy pushkë gjahu, njërën çifte dhe tjetrën teke. Djali vuri dorën tek çiftja dhe tha se ajo ishte pushka që dëshironte. Mandej, iu drejtua plakut dhe e pyeti çmendim kishte, nëse kishte zgjedhur pushkën e duhur apo jo.
Plaku, pasi kruajti kokën, i tha:”Të them të drejtën, nëse do të isha në vendin tënd, do të zgjidhja pushkën teke, pasi është më e mirë. Nëse qëllon për herë të parë me teken, do të marrësh parasysh faktin se ke një shans të vetëm. Derisa të mbushësh pushkën sërish, gjahu ka marrë dhenë. Sakaq, me çiften ndryshon puna, e merr më shtruar dhe lehtë, pasi mendon se po të shkoi huq e para, do të gjuash sërish me të dytën.”
Këto fjalë i pëlqyen djalit të ri dhe vendosi të blejë pushkën teke. Duke dalë, i tha të atit:”Sot mësova një mësim të rëndësishëm në jetë: Para çdo shansi që më paraqitet në jetë, duhet ta shfrytëzoj që herën e parë, duke mos lënë hapësirë për të menduar se mund ta shfrytëzoj dhe herët e tjera të ardhshme, pasi mund ta humbas përgjithmonë.”
Asnjëherë mos e humbisni shansin e parë, pasi shanset e suksesit nuk kompensohen. Mos thuaj se do të jepet një shans i dytë, pasi mund të mos vijë kurrë!