Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Një ditë, do i vjelësh frutat

Një ditë, do i vjelësh frutat
Kur pa se në xhep nuk i kishin mbetur as njëzet centë, me të cilat nuk mund të shuante as urinë, Howard Kelly u ndje i pezmatuar. Ai vendosi që të kërkojë ushqim nga shtëpia e parë që do i dilte para. Por kur portën ia hapi një vajzë, ai tërhoq dhe në vend që të kërkonte diçka për të ngrënë, i tha vajzës:”Më falni, a mund të jepni pak ujë për të pirë?” Nga ana e saj, vajza e kuptoi se djali përpara saj ishte i uritur, prandaj në vend të ujit i solli një tas plot me qumësht. Howard e piu me ngadalë dhe pasi kishte rrufitur pikën e fundit, i tha:”Sa u detyrohem për këtë nder që më bëtë?” Vajza ia ktheu:”Nuk na detyrohesh asgjë. Nëna na ka mësuar që të mos pranojmë shpërblim për veprat e mira.”

Howard i tha:”Ju falënderoj nga thellësia e zemrës.” Pasi i ktheu shpinën vajzës, Howard Kelly jo vetëm që ndihej mirë me shëndet, por dëshira për të bërë mirë dhe optimizmi ishin në nivelet maksimale.

Disa vite më vonë, vajza që i ofroi qumështin, sëmuret rëndë. Meqenëse asnjë nga doktorët lokalë nuk po i bënte derman, e dërguan në spitalin e qytetit. Atje u mblodhën të gjithë doktorët ekspertë për të përcaktuar diagnozën e kësaj sëmundje sa të rëndë aq dhe të rrallë. Mes doktorëve ishte dhe doktor Kelly, i cili me të dëgjuar vendin nga ishte vajza, i shkëlqyen sytë në mënyrë të çuditshme. Ai brofi në këmbë dhe rrugën për në reanimacion ku ndodhej vajza e përshkoi pothuaj me një frymë. Me të hyrë brenda, ai e njohu menjëherë, e si mund të harrohej ajo fytyrë plot nur. Ai nuk e zgjati, por u kthye në dhomën e punës, i vendosur si asnjëherë më parë, për të bërë gjithçka që ti shpëtojë jetën vajzës, mundësisht brenda asaj dite. Ai tregoi interes që vajza të shërohej dhe pas një pune të lodhshme ia arriti. Pasi vajza ishte përmirësuar, doktor Kelly kërkoi faturën e shpenzimeve që ta miratojë. Ai e pa faturën, shkroi diçka në fund të saj, e vulosi dhe ia dha punonjësit përkatës që t’ia dërgojë vajzës së sëmurë në dhomën e saj. Sakaq, vajza ishte në ankth mbi faturën e shpenzimeve, pasi do i duheshin kushedi sa vite nga jeta e saj për ta shlyer tërësisht. Më së fundmi, fatura i ra në dorë. Teksa i hodhi një sy shifrave, diçka e shkruar në fund të faturës i tërhoqi vëmendjen. Aty ishte shkruar:”Tërësisht e shlyer kundrejt një tasi qumësht.” Firma: Dr. Havard Keli


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free