Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Filxhani i cajit-shume domethenese

Nje cift me rastin e 25 vjetorit te marteses,vendosen te blejne dicka te vecante.Ne nje dyqan pane nje filxhan caji te mbrekullueshem. E moren ta shihnin dhe kur zonja po e dorezonte,filxhani filloi te flase dhe tregoi gjithe historine si ishte bere ashtu.Ai i ishte ankuar te zotit gjithe kohes,por ne fund kur kishte pare veten sa i bukur ishte bere,i zoti i kishte thene :"Une e di qe te shtypesh te dhemb shume,por nese do te te kisha lene vetem,do te ishe thare.Une e di qe te merren mendet kur rrotullohesh,por nese do kisha ndaluar,do te ishe shkermoqur.Une e di qe ne nje furre kaq te nxehte pervelohesh,por nese s'do te kisha futur aty,do te ishe care. E dija sa te peshtira ishin bojerat,por po mos ti perdorja,s'do ishe forcuar dhe s'do gezoje keto ngjyra.Nese s'do te te kisha vene ne furren tjeter,s'do ta kishe te gjate,pasi s'do t'i rezistoje dot ashpersise.Tani,ti je ai qe une kisha ne mendje kur fillova punen me ty".

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free