Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Ndoshta dicka e mrie fshihet pas nje te keqe

Tregohet për një njeri i cili quhej Enes ibn Amir.
 
Ai ëndërronte të martohej me një grua e cila do t’i kënaqte sytë e tij me bukurinë e saj. 
Kur u martua nuk e pa nusen e tij deri sa hyri dhëndërr, por kur e pa nuk i pëlqeu, sepse ajo ishte e zezë dhe jo shumë e bukur. Për këtë ai u distancua nga shtrati i saj natën e martesës. Kjo gjë e lëndoi shumë gruan e tij, të cilës Allahu nuk i kishte dhënë shumë bukuri, mirëpo i kishte dhënë shumë durim dhe urtësi. Kjo gjendje vazhdoi derisa gruaja e tij e vërejti se ai nuk ishte i kënaqur me të, e ajo i tha: “O Enes, ndoshta diçka e mirë fshehët te një e keqe.”
Kjo fjalë e qetësoi Enesin dhe u stabilizua disi, e ai e plotësoi martesën e tij, mirëpo zemra e tij ende ishte e trazuar, dhe ai kurrsesi nuk mund të jetonte i qetë.
Këtë herë ai e braktisi gruan e tij, duke mos e ditur se ajo priste një fëmijë me të.
Pas 20 viteve, Enesi u kthye në qytetin e tij. Para se të arrinte në shtëpi, ai hyri në xhami që të falej, në xhami pa një hoxhë të ri duke ligjëruar. U ul dhe e dëgjoi ligjëratën, e cila i pëlqeu shumë. Ai pyeti njerëzit për emrin e hoxhës, e ata i thanë se emri i tij është Malik.
Ai tha: “Maliku, djali i kujt është?”
Ata i thanë: “Është djali i një njeriu që e ka braktisur qytetin para 20 viteve, e që quhej Enes.”
Atëherë Enesi shkoi te Maliku dhe i tha: “Më lejo të vij me ty deri te shtëpia jote, do të qëndroj para derës së shtëpisë, e ti thuaji nënës tënde, se ka ardh një njeri te dera jonë që thotë: “Ndoshta diçka e mirë fshehët te një e keqe.” 
Kur Maliku ia tha nënës këto fjalë, ajo tha: “Vrapo dhe hape derën, sepse ai është babai yt, është kthyer pas një mungese të gjatë.”
Ajo asnjëherë nuk i kishte thënë djalit se babai i tij i kishte braktisur, dhe gjatë gjithë asaj kohe ajo kurrë nuk kishte folur keq për të. Për këtë, ky takim ishte shumë mallëngjyes.
Pas kësaj dite Enesi e kuptoi se gruaja e tij ishte një margaritar i çmuar.

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free