Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Kali fluturues i mbretit

Shumë kohë më parë, një mbret kishte dënuar me vdekje dy të burgosur për një krim të bërë. Data e ekzekutimit ishte një muaj pasi ishte marrë vendimi. Njëri prej dy të dënuarve ishte demoralizuar, i kishte këputur shpresat dhe ishte strukur në një nga qoshkut e burgut duke qarë, në pritje të ditës së ekzekutimit. Kurse i dënuari tjetër, demonstronte zgjuarsi, mençuri dhe dinamizëm. Ai mendonte mbi një mjet dhe mënyrë, e cila do e shpëtonte nga fundi i tmerrshëm, ose të paktën diçka që ta shtynte dënimin për më vonë. Një natë vonë, edhe pse duhej ta kishte zënë gjumi, ai qëndronte zgjuar duke menduar mbi gjërat që i pëlqenin mbretit dhe e joshnin. Në një moment, atij iu kujtua pasioni që kishte mbreti për një kalë të veçantë të tij. Ai kalonte shumë kohë duke kalëruar me të dhe duke shëtitur në lulishtet e pafund të pallatit mbretëror. Ai brofi në këmbë, pasi ideja që i kishte ardhur i dukej brilante dhe plot rreze shprese. Kështu, i kërkoi rojeve të takohej menjëherë me mbretin, pasi donte ti përcjellë një mesazh shumë të rëndësishëm. Mbreti pranoi ta takojë dhe menjëherë e pyeti mbi këtë çështje të rëndësishme dhe kaq të ngutshme. Menjëherë, i burgosuri iu përgjigj:”Kalin tuaj madhëri! Kalin tuaj mund ta mësoj të fluturojë brenda një viti. Por gjithmonë, nëse do të më lejoni të jetoj gjer atëherë.” Mbretit iu duk shumë joshëse kjo ide, saqë menjëherë filloi të përfytyrojë veten mbi kalin e tij të dashur duke fluturuar tutje në horizont. Kali i tij, do të hynte në histori si kali i vetëm në botë që ka fluturuar. Kur e shkëputi fillin e imagjinatës, ai u kthye nga i burgosuri dhe i tha:”Harroje dënimin për një vit, veç ma mëso kalin të fluturojë.” Kur u kthye në qeli dhe i tregoi të dënuarit tjetër çfarë kishte ngjarë, ai e pyeti:”Ti e di mirë se kali nuk do të mësojë kurrë të fluturojë. Si guxove dhe ia paraqite këtë ide të marrë mbretit?!” Bashkëvuajtësi i zgjuar ia ktheu:”E di, por kështu kam katër mundësi të reja për të fituar lirinë: E para, gjatë këtij viti mund të vdesë mbreti. E dyta, mund të vdes unë dhe vdekja në shtrat është më e ndershme se vdekja si i dënuar. E treta, mund të ngordhë kali. E katërta, kali mund të mësojë me të vërtetë të fluturojë.” Morali: Kurrë mos u thyej, mos u demoralizo dhe mos i humb shpresat, duke iu dorëzuar një zgjidhjeje të vetme që të ofrohet. Shtrydhe mirë trurin dhe vrite mendjen derisa të gjesh me dhjetëra zgjidhje. Ku i dihet, ndoshta njëra prej tyre është e dobishme dhe të ndihmon drejt suksesit!
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free