Tregim i cuditshem por me nje domethenie shume te bukur
Nje djale i tha babait te tij : Kam njohur nje vajze dhe dua te martohem me te.Ajo eshte shume e bukur dhe ka nje shikim lakmues.Babai i tha : Ne rregull biri im,le te shkojme dhe ti kerkojme doren per martese.
Kur babai e pa vajzen,ai e admiroi bukurine e saj dhe i tha djalit te tij: Ti nuk e meriton kete femer ,ajo ka nevoje per dike qe ka eksperience ne jete,per dike si une.Djali u habit nga qendrimi i babait te tij dhe i tha : Ajo do martohet me mua jo me ty ! Ata filluan te grindeshin ,dhe me ne fund vendosen te shkonin ta zgjidhnin kete ne Polici .Kur e degjuan versionin ne polici u thane silleni vajzen qe ta pyesim rreth kesaj.
Kur oficeri i policise pa bukurine e rralle te kesaj vajze ju tha : Ju nuk e meritoni kete femer, asaj i nevojitet dikush qe ka prestigj si une,dhe te tre burrat filluan te grinden,keshtuqe vendosen ta conin ceshtjen te ministri.
Kur e pa ministri tha : Kjo femer meriton te martohet me nje minister si une,dhe te kater burrat filluan te grinden.
Kur udheheqesi i vendit degjoi per kete problem ,i ftoi ata qe ta zgjidhte problemin ,por kur pa ate Femer tha : Kjo do te martohet me mua !!
Kur te peste burrat filluan te grindeshin ,me ne fund vajza foli dhe tha : Une kam zgjidhjen per ju ! Do te filloj te vrapoj ,dhe kushdo nga ju qe me kap i pari ,do te jete burri im.
Ajo filloi te vraponte ,Djali,Babai,Oiceri,Ministri dhe Udheheqesi u nisen me shpejtesi per ta kapur ate ,dhe papritur te peste burrat rane ne nje grope te thelle.Atehere Vajza u afrua nga larte dhe ju tha atyre :
Une jam Dunjaja Jeta e kesaj bote.Shumica e njerezve qe me kane njohur jane perpjekur te me kene ,te me kapin ,te me posedojne ,kane garuar per mua...Dhe duke bere kete, shumica kane harruar besimin e tyre ,kane shkelur dashurite e tyre ,njerezit e tyre me te afert, derisa do te arijne ne gropen e tyre,dhe kurre nuk kane per te me pasur mua...!
Pra le te mos harojme se ne kete bote jemi thjeshte kalimtar,dhe t'ju kushtojme vemendje gjerave qe vertet kane rendesi..!