Lëri dallgët të qetësohen
Lëri dallgët të qetësohenVajza e vogël dhe bukuroshe, ishte mësuar të shëtisë pranë liqenit të fshatit. Ajo vërente gjithë habi pasqyrimin e saj në ujin e liqenit të qetë. Një ditë, ajo mori me vete dhe vëllain e saj të vogël. Ndërkohë që ajo po krihte flokët duke u parë në ujin e qetë të liqenit, i vëllai mori një gur dhe e hodhi në ujë. Menjëherë uji formoi rrathë njëri pas tjetrit, të cilët e trazuan pasqyrimin e vajzës. Ajo u zemërua shumë dhe filloi të bëjë çmos që ti qetësojë dallgët dhe ti kthejë liqenit pamjen e mëparshme. Vazhdoi të bredhë sa lart poshtë duke dashur ti qetësojë valët, por më kot. Aty pranë kaloi një burrë i moshuar, i cili kur e pa vajzën të shqetësuar e pyeti:”Çfarë ka ngjarë moj bijë? Çfarë të shqetëson?”
Vajza i rrëfeu gjithçka me një frymë. I moshuari buzëqeshi dhe i tha:”Unë do të tregoj mënyrën e vetme si ti qetësosh valët e liqenit. Por, ajo është diçka e vështirë dhe aspak e lehtë.”
“Do të bëj gjithçka që mundem me qëllim që liqenit ti kthej pamjen e tij të paqtë dhe të qetë!” i tha vajza.
I moshuari i tha:”Thjesht, lëre liqenin të qetësohet vetë!”
Morali:
Janë disa probleme dhe vështirësi, të cilat kur mundohemi ti zgjidhim, thjesht i vështirësojmë akoma më shumë, edhe pse qëllimi ynë është i pastër. Ajo që duhet të bëjmë në raste të tilla, është që t’ia lëmë kohës, ajo do të dijë vetë si ti trajtojë dhe zgjidhë.