Aforizma te tjera
* Mos iu drejto me ton të ashpër ndokujt. Atyre që do ju drejtohesh kështumund të të përgjigjen në të njëjten mënyrë: plagët janë të dhimbshme ;
njëra pas tjetrës do bien mbi ty.
* Duke mbrojtur veten ke mbrojtur tjerët; duke mbrojtur tjerët ke mbrojtur
veten .
* Fjalët kanë fuqinë e të shkatrruarit dhe të krijimit; kur fjalët janë të
sinqerta dhe të këndëshme mund të ndryshojnë botën.
* Asgjë e gjallë s’duhet vrarë, as insekti apo kafsha më e vogël, sepse çdo
jetë është e shenjtë.
* Jemi ajo që mendojmë.
* Sa më pak të keni , aq më pak duhet të shqetësoheni.
Sipas një teorie matematike, ne duhet të takojmë shumë njerëz para se të
zgjedhim partnerin e përjetshëm. Sipas probabilitetit vetëm kështu ka më
shumë shanse për një çift të suksesshëm.
* Aroma e luleve nuk shkon kundër erës, as i Jaseminit , aroma e të mirëve
shkon kundër erës : një njeri i drejtë njihet anë e mbanë.
* Është e nevojshme që njeriu t’i afrohet gjithmonë e më shumë të mirës e
të përpiqet të ruajë mendjen e tij nga ligësitë . Mendja e atij që bën
vepra të mira me gjysmë zemre, në fakt , merr kënaqësi në të keqe.
* Dhuna është frut i dëshirës.
* Njëqind vite të jetës së një njeriu që nuk merr në konsideratë Ligjin
Suprem , është e krahasueshëm vetëm me 1 ditë të jetës së atij që e
respekton.
* Është e preferueshme të mos bëhet një vepër e bërë keq , sepse më pas do
pendohemi. Atë që bëjmë , më mirë ta bëjmë të rrëgullt (mirë) , për të mos
u penduar.
* Urrejtja nuk ndalet nga urrejtja , në asnjë kohë ; urrejtja pushon nga
dashuria : ky është ligji i përjetshëm.
* Kujdesi shpie në përjetshmëri , moskujdesi në vdekje ; të kujdesshmit nuk
vdesin kurrë , të pakujdesshmit janë si të vdekur.
* Nëse doni të arrini ndriçimin, nuk duhet të studioni mësime të panumërta.
Thellohuni vetëm të njëra . Cila ? Te dhembshuria e madhe . Kushdo që ka
shumë dhembshuri, ka të gjitha cilësitë e Budës në pëllëmbën e dorës.
* Më mirë të jesh endacak e të udhëtosh vetëm , sesa të mykesh në shoqërinë
e budallenjve.
* Lëviz nëpër botë duke festuar , kërcyer , kënduar , si një bletë ; shko
nga lulja në lule , vetëm duke provuar të gjitha eksperiencat , piqesh.
* Vdekja do jetë shumë e bukur nëse di të komunikosh me të. Është një
shpërbërje , bie prapë në burimin e qënies për tu çlodhur e për tu rinovuar
. Do të thotë , të zhdukesh në burimin e ekzistencës dhe të bashkohesh me
Zotin – dhe mund të rilindësh prapë , deri sa të bëhesh i Zgjuar.
* Për të parë atë që pak njerëz kanë parë duhet të shkoni aty ku pak kanë
qënë.
* Përgojuesi është i ngjashëm me atë që hedh pluhur kundër dikujt tjetër
kur era është në drejtim të tij;kështu pluhuri s’bën gjë tjetër veçse i
kthehet atij që e hodhi. I virtytshmi nuk mund të plagoset dhe dhimbja që
tjerët duan t’i shkaktojnë , bie
mbi vetë ato .
* Mos i beso asgjëje , s’ka rëndësi ku e ke dëgjuar ose kush e ka thënë ,
edhe sikur ta kem thënë unë , vetëm nëse është e pranueshme dhe e
kuptueshme për arsyen tënde.
* Kush nuk ka plagë në dorë mundet të prekë helmin me atë dorë : helmi nuk
penetron aty ku nuk ka plagë ; dhe nuk është mëkat (vepra) për ata që nuk e
ka mëkat.
* Mos i besoni shkrimeve të vjetra , mos besoni asgjë vetëm se populli juaj
i beson, ose sepse ju kanë detyruar t’i besoni që nga fëmijëria . Ndaj çdo
gjëje veproni me arsye ; pasi ta keni analizuar , nëse mendoni se është
mirë për të gjithë , atëherë besojeni , jetojeni , dhe ndihmoni fqinjin
tuaj ta përjetojë edhe ai vetë.
* Është më e rëndësishme të parandalosh që një kafshë të vuajë , sesa të
rrish ulur e të meditosh për të kqijat e Universit duke u lutur në
shoqërinë e priftërinjve.
* Njeriu duhet të shpëtojë veten me përpjekjet e veta , asnjë nuk mund të
bëjë për të , atë që ai duhet të bëjë për vete.
* Vdekja nuk duhet të kihet frikë nga të mënçurit.
* Vetëm virtyti garanton një Karma të mirë dhe virtyti më i lartë është
dhembshuria.
* Në të vërtetë kurrë , këtu poshtë (Bota materiale) , nuk mund të shuhen
urrejtjet me urrejtje.
* Me të njëjtën thjeshtësi që era çrrënjos një pemë të brishtë , tundimet
tërheqin atë që është në kërkim të kënaqësive , që është i pangopur
(lakmitar) , dembel dhe i dobët. Por , si era që nuk mund të lëkundë një
mal , asnjë tundim nuk lëkund të urtin , energjikun , të besueshmin që
jeton thjeshtë.
* Në këtë botë të gjithë do vdesim . Kujto , si mund të mbash armiqësi?
* Në këtë botë urrejtja nuk mund t’i japi fund urrejtjes . Vetëm dashuria
është e aftë ta shuajë atë . Ky është Ligji i Përjetshëm.
* Jemi ajo që mendojmë . Ajo që jemi është produkt i mendjes sonë . Çdo
fjalë ose vepër që lind nga ndonjë mendim i turbullt , ndiqet nga vuajtje ,
ashtu si rrota e karrocës që ndjek këmbët e demit.
* Mos mbivlerëso atë që ke marrë dhe mos lakmo tjetër : Ai që lakmon tjetër
nuk do arrijë paqen e mendjes.
* Kjo udhë Ariane me 8 rrugë, dmth : vizion i drejtë , qëllim i drejtë ,
fjalë e drejtë , veprim i drejtë , jetë e drejtë , përpjekje e drejtë ,
vëmëndje e drejtë, meditim i drejtë.
* Katër të vërtetat fisnike : të lindësh , të jetosh , të vdesësh , të
ringjallesh.
* Për të arritur gjetjen e thelbit tonë të vërtetë , duhet që më parë të
jetojmë të tështatë mëkatet . 36-Udhëtari , nëse nuk takon një shoqërues më
të mirë ose të ngjashëm me veten , azhdon i bindur vetëm : nuk bëhet
shoqëri me budallain .
* Ashtu si një shkëmb masiv nuk tundet nga era , ashtu edhe të mënçurit nuk
lëkunden mes fajsimeve dhe lavdrimeve.
* Uji kanalizon burimet , harkëtarët lakojnë shigjetat , marangozët
përkulin drurin , të mënçurit vetëbinden.
* Nuk kërkoj kompensim rilindjen në Qiell , por kërkoj të mirën e njerëzve
, kërkoj të ridrejtoj ata që kanë humbur dritën e tyre , ata që jetojnë në
errësirë dhe të zhduk nga bota të gjitha dhimbjet e vuajtjet.
* Ai që vesh rrobën e verdhë pa u pastruar , pa fituar dominimin e vetes e
pa kërkuar të vërtetën , është i padenjë për ta veshur atë.
* Mposht njëmijë herë , njëmijë burra në betejë : vetëm ai që mund veten
është luftëtari më i madh.
* Asgjë nuk është konstante, përveç ndryshimit.
* Nuk ka zjarr të barabartë me pasionin, ose peshkaqen me urrejtjen , as
kurth me çmendurinë , ose përrua me lakminë .
* Sipas një teorie matematike, ne duhet të takojmë shumë njerëz para se të
zgjedhim partnerin e përjetshëm. Sipas probabilitetit vetëm kështu ka më
shumë shanse për një çift të suksesshëm.