Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Mos të duhet një gur për pak vëmendje?

Teksa një biznesmen i pasur po lëvizte rrugëve të qytetit me makinën e tij të re Jaguar, një gur i rëndë goditi makinën e tij në krahun e djathtë. Menjëherë ai qëndroi dhe doli jashtë të shohë dëmin që i ishte shkaktuar makinës së tij të dashur. Teksa po dilte, me vete tha:”Kush mund të jetë ai pelivan që më qëlloi?”

Në çast, sytë i vajtën tek një djalë në qoshe të rrugës, i cili dukej tejet i frikësuar dhe i shqetësuar. Gjithë nerva, biznesmeni iu drejtua djalit i cili sapo i kishte dëmtuar makinën me një gur të madh. Ai e mbërtheu për krahësh dhe e shtyri drejt murit duke i thënë:”More maskara dhe pizeveng i vogël! Ç’pate që qëllove makinën time të re me gur?! Ajo që bëre do i kushtojë babait tënd një grusht me para!!”

Në çast, djalit të vogël dhe të njomë i shpërthyen lotët. Duke qarë me dënesë, djali i tha:”Më falni zotëri! Më falni, por nuk dija ç’të bëja. Ka orë që kërkoj të tërheq vëmendjen e ndonjërit, por askush nuk qëndron të më ndihmojë.... Mandej, duke bërë me gisht, i tregoi një gropë ku kishte rënë një djalë dhe shtoi:”Ai djali që sheh në gropë është im vëlla, i cili është i paralizuar dhe nuk mund të lëvizë. Teksa ishte duke ecur dhe duke shtyrë karrocën e tij, nuk e di se si përfundoi në atë gropë. Unë jam i vogël dhe nuk munda ta nxjerr që andej, edhe pse u orvata kushedi sa herë. Të lutem Zotëri, më ndihmo ta nxjerrim vëllain e sëmurë nga gropa. Ka disa orë që ai gjendet në gropë dhe është tmerruar. Mandej, bëj ç’të duash me mua për dëmin që i kam shkaktuar makinës!!”

Biznesmeni nuk i kontrolloi dot emocionet dhe një lëmsh iu mblodh në grykë. Menjëherë vajti dhe e nxori nga gropa djalin e paralizuar dhe e uli në karrocën e tij. Mandej, nxori një fashë nga makina dhe i lidhi plagët që kishte marrë.

Pasi përfundoi, djali e pyeti:”Po tani zotëri? Çfarë do të bëni me makinën?”

Biznesmeni iu përgjigj:”Asgjë. Harroje fare çështjen e makinës!” Ai nuk e riparoi dëmin e shkaktuar në makinë, duke dashur ta mbajë si një kujtim. Ai u largua me urimin që mos ketë njerëz të tjerë, të cilët për të tërhequr vëmendjen e njerëzve, ti gjuajnë me gurë.

Ne jetojmë një kohë ku angazhimet dhe shqetësimet janë të shumta. Të gjithë i janë vërsulur punës për të vënë sa më shumë pasuri mënjanë, me shpresë se sa më shumë të kenë aq më të lumtur do të bëhen. Sakaq, ata e harrojnë krejtësisht Zotin, i cili na jep afat edhe pse ne jemi të shkujdesur dhe indiferentë, me shpresë se një ditë do të kthehemi tek Ai. Ai na jep pasuri, shëndet dhe dije, kurse ne as që e falënderojmë. Ai na flet, por askush nuk përgjigjet. Atëherë, Ai na e tërheq veshin herë me sëmundje, herë me fukarallëk dhe herë të tjera gjëra të rënda, me shpresë që të ndërgjegjësohemi dhe ti përgjigjemi.


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free