Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Nje burre i mencur

Burrë i mençur është ai që së pari e din qëllimin e martesës me një grua, me anë të martesës ai realizon disa qëllime: dikush don që me anë të martesës të shtoj numrin e ummetit, e dikush don jetën e tij ta ndaj me një grua, duke bërë të pamundurën ti largohen të keqes dhe të punojnë atë që e kënaq Allahun, derisa të dy së bashku të takojnë Allahun. - Burrë I mençur është ai që më shumë ofron se sa pranon, është ai që zbukurohet për gruan e tij ashtu siç don ta shoh ai gruan e tij. - I mençur është ai që e ka kuptuar se gruaja është një qenie njerëzore njejt si ai, duke mos e degraduar gruan më poshtë se veten. - I mençur është ai që distancohet nga gjërat që e shqetësojnë gruan, e bëjnë atë të ndjehet e ç’vlersuar ose e dobët. - ai nuk e këshillon gruan në publik, nuk e turpëron atë para familjes dhe shoqërisë. - Burrë I mençur është ai që nuk e përqesh gruan e tij as fshehtas e as para dikuj edhe nëse nuk I pëlqen paraqitja apo veshja e saj. - Është ai që din metoda se si ta këshilloj bashkëshorten, është I mëshirshëm I dashur dhe I kuptueshëm, madje nuk e krahason me ndonjë grua tjetër, dhe vazhdimisht I thot në ftyrë se ai e pëlqen atë, dhe nuk imagjinon se mund të ekzistojë ndonjë grua tjetër më e bukur dhe më e moralshme se ajo. - Është ai që din të mbaj ekuilibër në dashuri, të doj gruan e tij mirëpo në anën tjetër të mos e haroj familjen, dhe poashtu të respektoj familjen e gruas. - Nuk është burrë I mirë ai që për shkak të nënës e lëndon gruan e tij, dhe anasjelltas. Për të mbajtur një barazpeshë mes gruas dhe nënës ai duhet të dij metoda të përshtatshme, dhe njëkohësisht të jetë besnik, I sinqertë, I devotshëm. - Ai duhet të zbut situatën mes gruas dhe nënës në raste konfliktesh, duke marë shembull pejgamberin s.a.v.s, se si ka punu ai me gratë dhe familjen e tij. Per nje marredhenie te mire martesore mos shikoni te njeri-tjetri vetem gjerat qe nuk ju pelqejne!Mendoni se partneri,i cili po ju shkakton pakenaqesi,ka edhe cilesi te mira.Nese mendoni per keto cilesi te mira,do te kthehet marredhenia e mire ndermjet jush.


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free