Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Endrra qe u be realitet

"Dua të bëj gjëra madhështore në jetën time, dhe e di se mundem t'i bëj …" Marrë nga: "El-mektebetu esh-shamileh" Një ditë një voglush i thotë familjes së tij: "Dua të bëj gjëra madhështore në jetën time, dhe e di se mundem t'i bëj…" Pas disa vitesh, një plak po i thotë familjes së tij: "Kam pas mundësi me bërë gjëra madhështore në jetën time,dëshira e jetës time është sikur ti kisha bërë ato gjëra…" Ky tregim është pikëllues, sepse voglushi dhe plaku janë i njejti person!!! Kur jetën tënde e shfrytëzon për t'i realizu ëndërrat e tua e gjithë bota rreth teje të ndihmon pa e hetuar fare që ta realizosh ëndrrën tënde, kurse nese ti flen që ti shijojsh ëndërrat e bukura, e gjithë bota të ndihmon pa e hetuar fare që t'i shijosh ëndërrat e bukura dhe të thellohesh në një gjumë të thellë, kurse tjetri zgjohet dhe fillon t'i realizoj ëndërrat e veta… Për këtë nese don që ti ti realizosh ëndërrat e tua atëher zgjohu nga gjumi yt menjëher!!! Sepse është ëmbël të ëndërrojm… por më ëmbël është kur zgjohemi dhe ëndërrat tona i realizojm… Një pyetje kurreshtare Kur ke qenë i vogël, a ke pas ëndërra që ke dëshiru me i realizu kur të rritesh? Përgjigjëja është fare e natyrshme. Po, cili prej nesh nuk ka pas ëndërra që ka shpresu me i realizu kur të rritet!! Pyetje tjetër kurreshtare A je rrit sa duhet që ti realizosh ato ëndërra? Përgjigjëja e natyrshme: M m m m m m m m m m!!! Pse heshte? Më lejo të përgjigjem për ty. Cili prej nesh nuk ka pas ëndërra kur ka qen i vogël!! Cili prej nesh nuk ka shpresu që të jetë gjendja sociale e tij më e mir!! Cili prej nesh nuk është mundu me e ngrit veten e tij(në aspekte të ndryshme)!!! Dhe çfarë ndodhi?! Cili është dallimi në mes njerëzve kur shumica e tyre i kanë ëndërrat e njëjta? Kur të gjithë dëshirojmë të ngritemi, pse disa kanë sukses e disa dështojnë?! Njerëzit janë tri lloje Grupi i parë i bëjnë ndodhit (ngjarjet). Këta janë ata të cilët punojnë me gjithë shpirt për t'i realizu ëndërrat e tyre… Grupi i dytë shikojnë se çfarë ka ndodh. Këta janë ata që presin të tjerët të frymzohen e të punojnë e pastaj këta t'i imitojnë … Grupi i tretë pyesin se çka ka ndodh? Këta janë ata që i gjenë nëpër qoshe të rrugëve me gojë të hapura e me sy të mbyllur… Nese ju thu këtyre: Kulmi i shtëpis tënde është duke pikuar, qu e ndreqe. Ai do të përgjigjet: Tani po bie shi, nuk mundem me e ndreq nëpër shi. I thu: Po mirë, ndreqe kur të ndalet shiu… Të thotë: Aiha, kur të ndalet shiu nuk pikon kulmi, për këtë skam nevoj me ndreq.. Ajo që kërkohet prej teje është që të jeshë gjithmonë në grupin e parë, që vrapon në realizimin e ëndërrave të tij. Mos i mallko shkaqet dhe mos shpik arsyetime, mirëpo gjithmonë ndriqoja vetes rrugën. Nëse je i kënaqur me veten tënde tani për tani kjo është një gjë e bukur, mirëpo edhe më bukur është kur punon vazhdimisht që ta përmisosh veten tënde, që të jesh gjithmonë përparimtar i cili e lidh mësimin me praktikën dhe me punën. Do të jesh siç ka thënë i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoft mbi të, "Nëse afrohet Kijameti dhe në dorën e ndonjërit prej jush keni ndonjë fidan, nëse mundesh me e mbjell atë, mbjelle". Le të pyesim së bashku -Çka të pengon ta fillosh një projekt të ri,të cilin e ke planifiku prej sa vitesh? - Çka të pengon që ti plotësosh studimet posdiplomike apo të bësh praktik për ndonjë punë të re? - Çka të pengon që të punosh për ta humbur peshën e tepërt? - Çka të pengon që të punosh e ta bësh jetën ashtu siq e ke ënërruar kur ke qen i vogël? Eja të ëndërrojmë ... Kur ishim të vegjël, ishim shpikës të vërtet, nuk kemi njohur kufijtë e gjërave, por luanim e provonim, pyesnim, e përdornim imagjinatën tonë në mënyrë të quditshme. Pastaj hynëm në shkoll. E çfarë shkolle?! Aty ku çdo gjë i nënshtrohet pranimit. E mësuam në të se atë që e thonë të vjetërit gjithmonë është e vërtet. Mësuam se ka vetëm një rrugë të shëndosh për t'i zgjedhë të gjitha problemet tona, dhe kurrsesi ska qenë e pranuar që t'i zgjedhim qështjet në mënyra të ndryshme. Të gjithë ishim të obliguar të veprojmë ashtu siç na obligonin. Mirpo, me gjithë këtë, ne nuk e humbëm forcën e të imagjinuarit dhe shpikjes asnjëherë. Ne vetëm e kemi lënë në veten tonë një thesar të cilin asnjëherë nuk e nxorëm në dritë që ta përdorim dhe ta kultivojmë. Si rrjedhjë, të gjithë filluam të punojm në një segment tepër të ngushtë dhe pa imagjinatë, por e njohur për ne dhe e lehtë (duke imituar të tjerët). Ne nuk shikuam jashtë kufijve derisa koha kaloji e ne të shtangur në të njejtin vend. Bëhu fëmijë në disa raste … Nëse dëshiron ta rikthesh imagjinatën tënde kthehu e udhëto nëpër ditët e fëmijëris. D.t.th. të mendosh me mendjen fëmijërore. Mos qesh, ata janë më të zotë se sa ne. Nëse do të rikthehesh në ëndërrat fëmijore menjëherë, patjetër duhet të ndryshosh pak nga jeta jote zyrtare që e jeton. Ja disa ide që të ndihmojnë të mendosh në mënyrë më të çliruar nga prangat e përditshmërisë dhe të ofron më afër imagjinatës dhe shpikjes: - cakto 5 minuta çdo mëngjes dhe mbrëmje që të imagjinosh... - kalo një ditë të plotë pa paragjykime ndaj ndonjë njeriu apo gjëje… - vendosu në ndonjë vend dhe shikoj retë dhe yjet… - kthehu në shtëpi,haje ushqimin e darkës,pastroj dhëmbët,veshi rrobat e fjetjes dhe flej pa e ndezur dritën fare. - ngritu dhe vizitoj lagjet e vjetra dhe rrugët e ngushta te vendit tënd… - fillo dhe luaj me balt (lloq) dhe formo gjëra të ndryshme… - çmontoje ndonjë mjet elektrik në shtëpin tënde (të lirë jo të shtrejt) dhe prap montoje… Ëndërro dhe shpreso jashtë mundësive dhe kapaciteteve. Vizato katër rrathë apo pesë (edhe dhjetë rrathë nuk prish punë), që dëshiron t'i arrish në jetën tënde. Mendoje pozicionin tënd në shoqëri dhe shpreso çfarë dëshironë të bëhesh. Mos u frikëso, shprehe çdo gjë që shpreson. Kjo është ëndërr, askush nuk mund të ta ndaloje këtë. Shkruaje ëndrrën tënde këtu. Merre prej meje një shembull, e ti ndryshoje si të duash. Shpresoj që ta pastroj ambientin ku jetoj për çdo ditë nga një orë. Kjo është një ëndërr shoqërore-natyrore, e ti i ke ëndërrat e tua personale andaj fillo e shkruaj ato… Shikoje veten prej këndit financiar dhe pastaj shpreso si dëshiron ta kesh gjendjen financiare. Mos harro se ne jemi në ëndërr. Ëndërro… A dëshiron që sërisht të shkruajmë së bashku? Ska problem ... Shpresoj që ta bëjë një veturë më të bukur se atë që e kam… Edhe kjo është ëndërr…pse nuk e realizon? A dëshiron të t'i tregoj mënyrat se si ta shëndërrosh ëndrrën në realitet? Ja ku i ke: E para: Vendimi Hapi i parë është Vendimi. Po që të vendosësh ta realizosh ëndërrën tënde…qka ta merr mendja tani ta fshish fjalën "shpresoj" dhe në vendë të saj ta vëndosh fjalën "kam vendos"… - kam vendos që nga një orë për çdo ditë ta pastroj ambientin ku jetojë… - kam vendos që të bëjë një vetur më të bukur se sa që e kam… Çfarë problemi ke tani me fjalën që e zëvendësove? A dëshironë që të ëndërrosh apo dëshiron që të vendosësh. Nëse dëshiron që të zgjohesh nga ëndrrat e tua atëherë vendos që t'i realizosh ato ëndrra, atëherë merre vendimin e prerë me seriozitet sepse të presin obligime tjera që patjetër duhet t'i realizosh për veten tënde dhe popullin tënd. E dyta: Zbatimi i listës së Ëndrrave… Pasi ta obligosh veten tënde me disa ëndrra të cilat mund ti realizosh me pak mund, tani duhet që ta shfrytëzosh kohën tënde për realizimin e ëndërrës tënde…Thonë: Treni i jetës së njerzëve kalon shum shpejtë nëse nuk përfitojn prej kohës së tyre…kështu thonë…mos më pyet kush? Mirëpo besoju atyre…sepse nëse ke ndonjë ëndërr…nxito…sepse nuk të ka mbet asgjë tjetër përveq kohës…e qfar do të bësh ti me të? Si ta sistemosh kohën tënde: 1-Vëndoje një listë dhe emërtoje "ËNDËRRAT" 2-Zgjedhi disa ëndërra që do ta obligosh veten tënde me realizimin e tyre dhe emërtoje "SYNIMET" 3- Merre qdo synim dhe bëre " SYNIM AKTIV", që të bëhet SYNIM duhet ti plotësoj disa kushte,ato janë: - Që të jetë Pikësynimi i qartë e jo i turbullt… - Që të jetë Aspiratë që mund të realizohet… - Që të lidhet direkt me program të caktuar kohor… - Që të lidhet Synimi me rezultatin e jo të jetë vetem aktivitet I përkohshëm… - Synimi të jetë i lejuar (jo haram). Ta marrim një shembull të një ëndërre që dëshiron ta realizosh…po e marrim se dëshiron ti mësosh përmendësh gjashtë xhuza(120 faqe) prej Kur'anit…sa prej nesh ka shpresu sikur ta mesonte Kur'anin krejt përmendësh…mirpo fatkeqësisht kjo gjë ka mbet vetëm shpres e shum besimtarve prej nesh… Atëherë çfarë të bësh që ta realizosh? 1-shkruaje se SHPRESON ti mësosh përmendësh 6 xhuza të Kur'anit. 2-fshije fjalën shpresoj,dhe shkruaje në vendë të saj KAM VENDOS që ti mësoj përmendësh gjashtë xhuza të Kur'anit. 3-përcakto kohën që ta kryesh këtë mission…le të jenë gjashtë muaj… 4-përcakto muajtë psh. Maj,Qershor,Korrik,Gusht,Shtator,Tetor… 5- përcakto xhuzat e Kur'anit psh. 25-26-27-28-29-30. mësimi përmendësh i gjashtë xhuzave. Kjo quhet ndonjëherë Plani Strategjik… emra të mëdhenjë apo jo… Pastaj planifiko muaj për muaj se çfar do të bësh… Bëre regjistrin e hollësishëm që dmth plan detaj psh: Muaji janar…kam vendos me mësu xhuzin e 30 të Kur'anit përmendësh…javën e parë 5 dit 5 faqe përmendësh, 2 ditë përsëritje,pastaj cakto kohën se në çfarë orë dëshironi të filloni ta realizoni projektin tuaj. Dhe kështu, për një muaj ti do ta mësosh një xhuz të Kur'anit, për gjashtë muaj, gjashtë xhuza!!!! Refuzo anëtarsimin në "Klubin e Badihavgjive" Ke kujdes nga zvarritja e punës apo vonimin e saj sepse ky është hapi i parë që ta shkatërrosh punën tënde. A e dinë se në Kombet e Bashkuara kanë formuar një klub të emërrtuar "Klubi i Badihavgjive". Kanë festuar një vjetorin e formimit të klubit me 30 prill. Kurrë mos u anëtarso në këtë klub dhe mos ju jep rëndësi punëve të vogla e t'i anashkalosh punët me rëndësi më të madhe, sepse koha kalon pa e hetuar dhe pastaj pas gjashtë muajve do të kujtohet se e ke pas një ëndërr… Llogaris se tani ke potencial që të fillosh me ndihmën e Allahut në realizimin e ëndrrave tua. Mbështetu në Allahun në çdo çështje. Beso se Allahu është Ai që i krijon shkaqet dhe i gjithë ky planifikim i yti është marrja parasysh e shkaqeve, sepse Ai i Madhërishmi e urdhëroj Merjemen që ta shkund trungun e palmës edhe pse ishte në kohën e lehonisë, që të jetë mësim për ne që t'i kemi parasysh shkaqet. Përpara kanë thënë: "Allahu e furnizon zogun me farëra të ndryshme, por fara nuk mbin në folen e zogut andaj mësoje vetë angazhimin". Ëndrrat janë pasuria jote personale, mos i krahaso me askend sepse ti je prodhuesi i tyre. Kur të fillosh me zbatimin e projektin tënd do të hasësh në pengesa. Beso se pengesat janë sikur një gur i madh që i dobëti e sheh si një barrikadë të pa tejkalueshme, kurse i forti e sheh si një shkallë që ngritet ai në realizimin e ëndrrave të tij. Bëhu i fortë dhe kujtoje fjalën e të Dërguarit të Allahut s.a.w.s: "Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu se sa besimtari i dobët, dhe në çdo të mirë bëhu i kujdesëshëm në atë që të bënë dobi, kërko ndihmën e Allahut e mos u dekurajo, nëse të ndodh diçka mos thuaj "Ah sikur të kisha bërë kështu nuk do të më ndodhte kështu", por thuaj: Caktimi i Allahut, Ai bën çfarë të dojë, sepse fjala sikur ia hapë rrugën shejtanit..."


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free