Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

MËSIME DHE PËRVOJË NGA SHOQËRIMI ME TË MIRËT

Shefik el Belhiju (i njohur si shërues i zemrave) një ditë i thotë nxënësit të tij - Hatem el Esamit: “Çka ke mësuar nga unë gjatë tridhjetë viteve?”

Hatem el Esami i thotë: “Kam mësuar gjashtë gjëra”:

E para: Kam parë njerëzit se ankohen dhe brengosen për çështjen e rizkut, ndërsa secili prej tyre është lakmues në atë që është te tjetri, e nuk e sheh se çka ka në vete. Ndërsa unë i jam mbështetur Allahut, duke u bazuar në fjalën e Tij: “Dhe nuk ka gjallesë në tokë e që nuk e ka rizkun prej Allahut", sepse unë jam prej gjallesave dhe nuk e kam lodhur zemrën dhe mendjen time në atë që përkujdeset i Fuqishmi e i Forti.

- Shefiku i thotë: “Shumë mirë”.

E dyta: Kam parë se çdo njeri e ka nga një shok, të cilit ia shpalosë të fshehtat e tij dhe ankohet te ai, mirëpo asnjëri prej tyre nuk i mbulon sekretet dhe nuk i largon ndeshjet e kadereve, fatkeqësive. Ndërsa unë shok timin e kam bërë veprën e mirë, që të jetë mbrojtje në Ditën e Llogarisë, e cila më përforcon para Allahut të Lartmadhëruar dhe më ndihmon për ta kaluar urën e siratit.

Shefiku i thotë: “Shumë mirë”.

E treta: Kam parë se çdo njeri ka armik. E kam vështruar se ai, i cili përgojon nuk është armiku im; as ai, i cili më bën padrejtësi; madje as ai, i cili më bënë keq, sepse ata m’i dhurojnë të mira (shpërblime) e m’i marrin të këqijat e mia. Armik imi është ai, i cili më largon nga dëgjueshmëria e Allahut dhe më qon në mëkate. E ai është Iblisi, epshi dhe dynjaja. Këto i kam konsideruar armiq, prandaj jam ruajtur prej tyre, jam përgatitur dhe jam armatosur për t’i sulmuar. Kështu që nuk e lë asnjërin prej tyre të më afrohet.

- Shefiku i thotë: “Shumë mirë”.

E katërta: Kam parë se çdo gjallesë kërkohet që ta japë jetën. E kërkues i shpirtit është Melekulmeuti dhe e kam përgatitur vetën që kur të takohem me të, të shkoj pa kurrfarë pengese.

- Shefiku i thotë: “Shumë mirë”.

E pesta: Kam parë njerëz që e donë njëri-tjetrin dhe që e urrejnë njëri-tjetrin. E kam vërtetuar se i dashuri nuk posedon asgjë nga i dashuruari. E për këtë arsye e kam hulumtuar shkakun e dashurisë e të urrejtjes dhe e kam zbuluar se ai shkak është trupi. Për këtë arsye e kam distancuar trupin dhe e kam larguar prej epsheve dhe dëshirave. E i kam dashur të gjithë njerëzit dhe nuk jam kënaqur me ta, pos me atë që do të kisha qenë i kënaqur me veten time.

- Shefiku i thotë: “Shumë mirë”.

E gjashta : E kam parë se çdo vendbanues do ta lë vendin e tij, e përfundimi i çdo banuesi është te varri. E jam përgatitur, me aq sa kam pasur mundësi, për të bërë vepra, të cilat më sjellin te ai vendbanim i ri, ku pas atij vendbanimi nuk ka asgjë tjetër pos xhenetit ose xhehenemit.

Në fund Shefiku i thotë: Kjo të mjafton dhe kështu vazhdo deri në çastin e fundit, deri në vdekje.


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free