Te mendosh si per familjen tende
Në një rrugë para syve të një zonje, ndodhi një aksident.Si rezultat, një djalosh plagoset rëndë. Me ndihmën e disa njerëzve që ndodheshin aty pranë, e vunë 20-vjeçarin në makinën e zonjës, e cila e transportoi menjëherë në spitalin më të afërt.
Djaloshi kishte hemoragji, zonja arriti në spital sa më shpejt që mundej.
Turni i natës e mori djaloshin nga makina e zonjës dhe e futën brenda, zonja hyri bashke me ta, për të mësuar kush ishte djaloshi, e për të njoftuar familjen e tij.
Mjekët e turnit, diagnoztikuan se duhej menjëherë të hynte në sallën e operacionit. Njoftuan kirurgun. Por për të bërë operacionin ai donte 1000 euro!
Ja thanë këtë zonjës edhe pse ajo nuk e njihnte djaloshin, ajo pyeti:
- Çfare po ndodh?! Thanë:
-E informuam mjekun por atij nuk i interesonte, ai donte paratë.
Zonja duke parë djaloshin që ngadalë po vdiste tha:
- Mirë vazhdoni, po shkoj te sjell lekët. Dhe me të vërtetë zonja solli lekët, dhe atëherë mjeku erdhi.
Sapo pa djaloshin ai shtangu, ngeli në vend, u zverdh, u zbardh, morri ngjyrën e të vdekurit. Ra mbi djaloshin duke ulëritur! Dhe djaloshi tha fjalet e tij te fundit:
-Baba më vrave...dhe dha shpirt.
Zonja e dëshpëruar nga kjo ngjarje, me lot në sy, ia hodhi paratë në fytyrë mjekut dhe i tha: -Merri të bësh varimin e djalit tënd!
__________
"Nëse ne nuk mendojmë për të tjerët si për familjen tonë,
as të tjerët nuk do mendojnë për ne si për familjen e tyre!"