Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Mblidhi puplat ose ruaj gjuhen

Një bujk, u nevrikos me mikun e tij dhe i tha një fjalë të rëndë. Pasi u kthye në shtëpi, u bë pishman për fjalën që i kishte thënë. Gjithë natën përpëlitej në shtrat, pa ditur si të mbyllë sytë. Si i kishte dalë nga goja ajo fjalë? Si kishte mundur t’ia thotë mikut të tij më të ngushtë?
Në një moment, vendos të shkojë dhe ti kërkojë falje dhe ashtu bëri. Të nesërmen, vajti tek shtëpia e mikut dhe kokë ulur dhe me zemër të thyer i kërkoi falje për fjalën që i kishte thënë.
Edhe pse miku ia pranoi kërkesën për falje dhe e fali, bujku nuk ndihej sërish rehat. Duke mos gjetur rehati, ai vajti tek një burrë i mençur, të cilit i rrëfeu çfarë i kishte ngjarë. Mandej, i tha:”Dua të më tregosh si ta qetësoj zemrën time, pasi s’më zë gjumi natën. Gjithmonë e kam mendjen tek ajo fjalë që doli nga goja.”
Burri i mençur ia ktheu:”Nëse dëshiron të qetësohet zemra, mbushe një thes me pupla shpendësh dhe tek çdo derë shtëpie në fshat, vër nga një pupël të vetme!”
I bindur se sugjerimi i këtij burri të mençur do i bëjë fajde, bujku e zbatoi atë me përpikmëri. Në çdo derë shtëpie, ai la nga një pupël dhe pastaj vajti sërish tek burri i urtë dhe i mençur.
Plaku i urtë i tha:”Tani dua të shkosh sërish tek çdo derë dhe ti mbledhësh sërish të gjitha puplat.”
Bujku iu kthye shtëpive, por pa që ishte tepër e vështirë ti mblidhje të gjitha puplat. Disa i kishte marrë era, të tjera ishin fshirë nga zonjat e shtëpive etj... Vetëm disa syresh arriti të mbledhë. Ai u kthye tek plaku krej i mërzitur, pasi vetëm disa pupla mbante në dorë. Kur e pa plaku i urtë i tha:”Çdo fjalë që del nga goja jonë, i ngjan një puple që ia lë në derë të afërmit apo komshiut tënd, gjë e cila është shumë e lehtë për ta vepruar. Por është shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që fjalët ti kthesh sërish tek goja nga doën, ashtu siç është e vështirë mbledhja e puplave. Prandaj, ose mblidh puplat, ose ruaj gjuhën!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free