Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Xhehenemi

Te nderuar vellezer,Zoti yne thote ne Kur'an he ruhuni prej zjarrit te xhehenemit.
Ai zjarr eshte pergatitur per jobesimtaret,per mohuesit.
Te nderuar vellezer,ashtu si gezimi qe nuk ka shume kuptim ,po nuk egzistoi hidherimi,ashtu si dhe jeta,po nuk qe dhe vdekja.Ashtu dhe fjalet e xhenetit nuk kane shume kuptim ,po nuk u thane dhe fjalet e zjarrit te xhenemit.Me kalimin e diteve,me problemet e shumta te jetes njerezore,zemra e njeriut ngurtesohet.Shpirti i tij fillon dhe behet dembel,dhe njeriu dalengadale harron dhe shkujdeset.Ai ka nevoje te shkundet.Dhe gjeja qe e shkund me fort njeriun,eshte e ardhmja e tij.Dhe e ardhmja e tij,eshte nje nga 2 gjerat:Ose xhenet me bukuri te pafundme dhe me jete te pasosur,ose xhehenem,(Zot na ruaj),me denim dhe vuajtje te pafundme po ashtu dhe me jete te pasosur.Vellezer:Biseda rreth zjarrit te xhehenemit eshte e dhimbshme,nuk eshte aspak komode,nuk eshte e hijshme.Aq me teper kur e krahason me biseden per xhenetin,por biseda rreth zjarrit te xhehenemit eshte e domosdoshme.Sepse njeriu harron,dhe kujton se kur flitet per xhenetin,une jam nga banoret e xhenetit.Edhe ai e fle mendjen e tij,por duhet ta dime se kur flitet per zjarrin,askush prej nesh nuk ka marre garanci qe nuk do te jete prej banoreve te tij.Zoti na ruajte prej tij.Umer hatabi thoshte ,une e kam mesuar dhe te keqen,jo sepse e dua ate,por per t'iu ruajtur asaj.Nje njeri qe se meson te keqen,ka rrezik te behet pjese e saj.Nje njeri qe nuk e njeh zjarrin e xhehenemit,vuajtjet dhe denimet e tij,nuk e merr parasysh rrezikun e madh qe i kanoset ne te ardhmen.Sa here qe Muhamedi a.s permendte zjarrin e xhehenemit,e shmangte koken anash,sa here qe u fliste shokeve te tij per zjarrin e xhenemit thoshte:Cdo gje te keqe qe keni pare ne kete bote,as nuk krahasohet me zjarrin e xhenemit.Betohem ne Zot,nuk kam pare gje me te keqe se zjarrin e xhenemit.Vellezer,a nuk mjafton t'ju permend shkurtimisht se zjarrit te xhenemit i jane dashur 1000 vite ,derisa eshte skuqur,pastaj 1000 vite te tjera,derisa eshte zverdhur,pastaj 1000 vite te tjera,derisa eshte nxire.Dhe ai sot e kesaj dite,eshte i zi dhe me i nxehte se asnjehere tjeter.Zjarri i kesaj bote eshte 1 e 70-a pjese e zjarrit te xhenemit,e kur e tha kete fjale Muhamedi a.s,shoket i thane:O profet i Zotit,a nuk mjaftonte sa zjarri i kesaj bote! Zjarrin e kesaj bote ne se durojme dot.Atehere i tha:Nese nuk duroni dot zjarrin e kesaj bote,atehere dijeni se zjarri i botes tjeter eshte edhe 69 here me teper.Imagjinojeni,per ata qe jane pjese e ketij zjarri.Vapa qe njohim ne,ketu apo ne shkretetire,eshte vetem nje frymenxjerrje e zjarrit te xhenemit.Pasi thuhet se xhenemi iu ankua Zotit :O Zot,po ha veten time.Atehere Zoti i dha leje qe 2 here ne vit,te bej nje frymenxjerrje.Ashtu tha Muhamedi a.s,vapa qe ju njihni,veres apo dimrit,pra,ajo vape qe ju nuk e duroni dot,eshte vetem nje frymenxjerrje e zjarrit te xhenemit.A nuk mjaftoni te dini,se njeriu me me fat ne xhenem(e ne fakt ne xhenem nuk ka njeri me fat)eshte ai qe denohet me pak,e denimi i tij eshte se ne kembe ka te veshur sandale prej zjarri,nga nxehtesia e te cilave,atij i vlojne trute e kokes.Dhe thote:o Zot,une me siguri jam njeriu qe denohem me shume se gjithe te tjeret,ai nuk e di se te tjeret kane denim me te madh.
A nuk ju mjafton te degjoni,se Zoti do ta marre njeriun me te lumtur te kesaj bote,por qe ska qene besimtar,e fut vetem njehere ne xhenem dhe e nxjerr.E pyet:o Robi im,a ke pare ndonje dite te lumtur gjate jetes tende ne dynja.Ai thote,betohem ne ty o Zot,nuk kam pare dite te lumtur,e gjithe jeta ime ka qene vuajtje.Nje zhytje ne xhenem,i harron te gjitha kenaqesite e asaj bote,edhe pse ka qene njeriu me i lumtur.Nje nga shoket e pejgamberit thoshte:Sikur zjarri i xhenemit te ishte ne perendim,e te ishte nje njeri ne lindje,nga temperatura qe i vjen nga xhenemi,trute do ti rrjedhin per hundesh.Imagjinojeni ate qe eshte pjese e zjarrit te xhenemit.Muhamedi a.s betohet ne Zot.Sikur nje pike nga lengu i zekumit,qe eshte nga pijet e banoreve te xhenemit,vetem nje pike te binte ne ujerat dhe detrat tuaj,ai do t'jua prishte te gjithe ushqimin dhe ujin e kesaj toke.E sikur vetem nje rrobe,nga rrobat e banoreve te zjarrit te xhenemit,ta varte Zoti mes qiellit dhe tokes,nga era e saj do te vdiste c'do krijese qe eshte mbi shpinen e kesaj toke.  Imagjinojeni kete njeri qe zekumin e ka ushqim nga mengjesi deri ne mbremje.Imagjinojeni ate njeri qe rroben e zjarrit,e ka kostum.Vellezer,zjarri i xhenemit eshte i madh,eshte i frikshem,sa i madh eshte ai,e di vetem Zoti.Por me lejoni t'ju kujtoj disa gjera.Diten e Kijametit Zoti jep urdher,thote:Afrojeni zjarrin e xhenemit perpara njerezve.E cfare te shikosh.Ai ka 70 mije cepa.Ne cdo cep,ka 70 mije engjej qe e terheqin ate,dhe imagjinojeni sa e ka trupin nje engjell.Rreth 5 miliarde engjej,i ka krijuar Zoti vetem per nje gje:Per ta afruar ate dite zjarrin e xhenemit.Kur afrohet,ai ka zhurme.E ka nje zhurme te fikshme.Aq shume tremben njerezit,sa nuk ka njeri qe nuk bie ne gjunje.Nje frike e madhe,te keputen gjunjet.Kjo eshte dita kur edhe pejgamberet kane frike,kane frike se mos valle,jane nga banoret e zjarrit te xhenemit.Xhenemi ka 70 mije vende,njeri poshte tjetrit, ai qe vjen eshte shume me i frikshem se ai qe kaloi,c'do nivel ka nje dere te brumosur,te vulosur qe ruhet nga engjej qe asnjehere nuk kane qeshur,asnjehere s'jane pare me fytyre dhe buze ne gaze.Jane krijesa qe ZOTI i ka krijuar vetem pr te ruajtur zjarrin e xhenemit dhe banoret e tij.A s'u mjafton te degjoni se sa i thelle eshte zjarri i xhenemit.Eshte si te bier nje gure 70 vjet.Pasi Muahemdi a.s kur ishte me shoket e vet,degjuan nje zhurme,ishte e frikshme.I tha shokeve te vet:A e dini se c'eshte kjo zhurme.I thane ata,nuk e dime.Zoti dhe profeti i tij e dine.Tha, kjo eshte zhurma e nje guri qe para 70 vitesh eshte nisur nga buza e xhenemit,sot,mbas 70 vitesh ka arritur fundin e xhenemit.Dhe ti beje llogarine pastaj se sa i thelle eshte xhenemi.Nese ke deshire te dish per banoret e xhenemit,Zoti mos na befte prej tyre.Thuhet sa mbas dy shpatullave te tyre ,mund te ece robi dite ne kembe me radhe.Ata jane lekur trashe,lekura e tyre eshte e trashe deri ne 42 parakrahe,rreth 20 metra e gjere.Ata i kane fytyrat e nxira.Ata nuk kane me shprese,per ushqim kane nje ushqim qe quhet dahije,e ky ushqim eshte qe as nuk ta largon etjen e as nuk ta largon urine.E kur nuk u pelqen ky ushqim,u jep Zoti ushqim tjeter,i cili eshte fruti i pemeve te xhenemit,plot me gjemba,qe kur e fusin  ne fyt,ai ngecet,nuk shkon poshte.Atehere kerkon uje,por uji eshte nga xhehemi.Uji i banoreve te xhenemit eshte zekum, e ata tentojne te shtyjne poshte,po ua shkaterron gjithcka qe e kane ne trupin e tyre.E pervec zekumit.Ata kane rroba,por rrobat e tyre jane prej zjarri.
Ata kane dysheke,e dysheket i kane prej zjarri.E nese ke deshire te dish se cili eshte denimi i banoreve te zjarrit te xhenemit,atehere nuk ka me keq,nuk ka me keq se ky denim,denimi i tyre eshte pjekja e lekurave te tyre.E lekurat jane shume te trasha ,dhe kur percellohen dhe digjen,nuk mjaftohet me kaq,e marrin engjejt dhe e cojne kete njeri tek nje vend qe quhet lumi i jetes ,ia kthejne prape lekuren,qe ai te shijoje denimin,se njeriu po u dogj dhe po u percellua,nuk ndjen me dhimbje.Dhe Zoti e di kete ,sepse vet e ka krijuar njeriun.Denim tjeter eshte djegia e fytyrave,cila pjese e trupit eshte me e ndieshmja,me siguri eshte fytyra.Dhe ti mundohesh ta mbulosh ate,por Zoti thote ,ate dite nuk kane mundesi te mbulojne fytyrat e tyre. Duart dhe kembet e tyre jane te lidhua.Terhiqen me fytyre zvarre per toke,me ate fytyre qe nuk kane denjuar tu bien Zotit ne sexhde,e ate dite,kjo fytyre eshte e poshteruar.Por cuditerisht,ka edhe besimtare qe do te jene ne xhehenem.Kane bere gjynahe.Akoma se kane merituar meshiren e Zotit,edhe pse jane ne xhenem,zoti s'ua djeg fytyrat.S'ua djeg as zemrat,nuk ua djeg as vendet qe ai ka marre abdest dhe ka bere sexhde,keto vende bejne drite,edhe pse jane ne xhenem..Digjen dhe kuptohen qe keta jane besimtare,qe dikur kane per te dale nga zjarri i xhenemit dhe do jene nga banoret e xhenetit.

Nga denimet e dhimbshme te xhenemit,eshte se kur e shohin njeri tjetrin, e mallkojne njeri tjetrin,e mallkojne ate dite kur jane njohur me njeri tjetrin,thone,mallkuar qofte dita kur u njohem bashke.Nga denimet e asaj dite,eshte se shejtani i mallkuar mban nje ligjerate.Ata shkojne te ai me vrer,me urrejtje,duke e mallkaur ate.Ti je shkaktari qe na solle ne kete vend,te erdhem nga pas dhe na more ne qafe.Por cfare u thote ai:Mos me mallkoni mua,mos me qortoni mua,por veten tuaj.Une ju premtova dicka,dhe Zoti ju premtoi dicka.Ju ndoqet premtimin tim,dhe une ju tradhetova,po te ndiqnit premtimin e Zotit,ai kurre nuk tradheton,mos me mallkoni mua,une sot jam si puna e juaj,me ndoqet dhe ju mashtrova,dhe ne te gjithe bashke jemi pjese e banorevete xhenemit deri ne pafundesi.ky fjalim eshte i dhimbshem.Ai te cilit i ke shkuar nga pas,te thote,sot mos me shaj mua,ti deshe te vish pas meje,prandaj qaju vetes tende,dhe jo mua.Banoret e xhehenemit i luten melekut Malik,i thone,o Malik :Lutju Zotit tone te na e marre shpirtin,duam vetem te vdesim,asgje tjeter nuk duam,ai u pergjigjet pas 1000 vitesh.Dhe u thote kurre,ju ketu do te qendroni,ju nuk do te dilni prej ketij vendi .Atehere kur nuk kane shprese tjeter,i drejtohen Zotit,te Plotefuqishmit,ai qe eshte i Meshirshem, dhe qe eshte i drejte, dhe i thone :O Zot,na nxirr prej ketij vendi,,e nese kthehemi perseri ne kete vend,me te vertte jemi te padrejt.O Zot,kurre me nuk do te kthehemi ne kete vend,vetem na nxirr.Por zoti ua kthen me drejtesine e tij,heshtni,mos e hapni gojen dhe kurre mos me flisni mua.Pse o Zot,meshira jote qe ka perfshire gjithcka,ti i thua keshtu njerezve ?! Zoti vazhdon dhe u thote:Ka pasur disa njerez nga robte e mi,kane qene bashkeudhetaret tuaj,kane qene besimtare,kurre si keni ndjekur ata,biles keni bere dicka tjeter,jeni tallur me ta ,i keni vene ne loje,keni bere gaze me ta,a nuk eshte koha sot qe te mallkoni veten tuaj,se ata jane ne Xhenet,ata me te cilet ju u tallet,jane ne Xhenet e ju jeni ne zjarrin e xhehenemit.Eshte drejtesia ime,ju meritoni kete vend.
E mbas kesaj fjale te dhimbshme ,banoret e xhehenemit nuk flasin me,ata degjojne vetem renkimet,vuajtjet dhe zhurmen e xhehenemit,dhe nuk ka zhurme me te frikshme sesa ajo.
Vellezer,te degjosh per zjarrin e xhehenemit,nuk eshte thjesht nje hytbe,nuk eshte thjesht nje informacion qe ti i meson permendesh njesoj si hadithet dhe ajetet e Zotit ,por eshte te  te shkundet zemra.
Eshte e cuditshme se nganjehere,robin e genjen mendja dhe thote se kur flitet per xhehenem,se ka fjalen Zoti per mua,e ka fjalen thjesht per ata qe nuk besojne ,thjesht per ata qe nuk i binden,por ajo qe te ben ta shikosh me seriozisht kete pune,eshte se per c'do krijese,per c'do njeri,per secilin prej nesh:Zoti ka bere gati dy vende ,njeri eshte ne xhenet,e tjetri eshte ne xhehenem.Ai qe punon me punen e banoreve te xhenetit ,e fiton vendin e xhenetit,dhe i largohet vendit te xhehenemit,edhe pse prape vendi eshte i tij.
Ai qe punon me punen e banoreve te zjarrit te xhehenemit ,ai e humbet vendin e xhenetit.Dhe e fiton me meriten e tij zjarrin e xhehenemit.
Prandaj,mos te thote robi qe,per mua,nuk behet fjale ,eshte puna 50 % me 50 % ,asnje prej nesh nuk ka marre garanci dhe siguri tek Zoti.
Ajo qe ngelet,me e madhja e te gjithave eshte meshira e Zotit,Inshallah meshira e tij na ruan ne kete bote,dhe na ruan ne boten tjeter nga zjarri i xhehenemit.
Por ka edhe disa pune,qe po i beri robi,inshallah behen sebep qe Zoti ta ruaje ate nga banoret e zjarrit te xhehenemit.
Prej ketyre puneve vellezer,eshte agjerimi,agjerimi vetem per hater te Zotit.
Pasi Muhamedi alejhi selam thoshte :Kush agjeron qofte edhe nje dite per hater te Zotit,atij njeriu i largohet xhehenemi 70 vite larg.
Prej puneve te tjera eshte Kurani famelarte,kush e lexon ate,kush e perjeton ate,kush punon me te,Kurani i behet mbuloje dhe nuk e le xhehenemit ti afrohet.
Prej puneve qe te largojne nga zjarri i xhehenemit eshte sadakaja.
Prandaj thoshte Muhamedi alejhi selam:O Njerez:Ruajeni veten nga zjarri i xhehenemit,qofte edhe me nje gjysem hurme sadaka,qofte edhe nje gjysem hurme mos e kurseni,se realisht xhehenemi eshte i frikshem.
Prej puneve qe te largojne nga zjarri i xhehenemit,jane nese kemba jote pluhuroset,djersitet ne rruge te Zotit.

Prej puneve qe te largojne nga zjarri i xhehenemit jane ata sy qe nuk flejne vetem per hir te Zotit ,qe i ruan muslimanet,nderin e tyre,e ruan token e tyre.
Syte qe lotojne qofte vetem nje here per hir te Zotit.
Ai sy qe loton qofte nje here per hir te Zotit,ai lot ska per ta lene kurre ti afrohet xhehenemit.

Eshte edhe nje tjeter,inshallah Zoti s'na ben asnjehere ta harrojme.
Duaja,lutja,lutja mbas c'do namazi,por edhe jashte namazeve.Duke thene:O Zot ,na ruaj nga zjarri i xhehenemit dhe nga cdo pune a fjale qe na afron tek ai.
Kush e thote 3 here kete lutje O Zot ,na ruaj nga zjarri i xhehenemit dhe nga cdo pune a fjale qe na afron tek ai:Xhehenemi i thote Zotit ,o Zot mos e bej kete njeri te me shoh asnjehere mua.Dhe kush e ben lutjen:O Zot:Me bej nga banoret e xhenetit dhe nga ata qe bejne cdo fjale a pune qe e cojne ne xhenet.
Xheneti i thote Zotit:O Zot beje kete njeri qe te jetoje gjithmone me mua.
I lutemi Zotit qe te na trajtoje me meshiren e tij dhe jo me drejtesine e tij.
Te na fali sa jemi gjalle ,te na fai diten kur do te vdesim dhe diten kur do te dalim perpara tij.E lusim Allahun e madheruar,te na udhezoje gjithmone te bejme pune te mira,pune qe na cojne ne xhenet,e te na largoje gjithmone nga punet e keqija ,pune qe na cojne ne zjarrin e xhehenemit.
O Zot fali gjynahet tona,mekatet tona ,te metat tona.
O Zot na mbulo me mbulesen tende,na fal me faljen tende,na trajto me meshiren tende,dhe prape me meshiren tende o Zot ,kurre mos na bej prej banoreve e zjarrit te xhehenemit.Mos i bej as prinderit tane,as femijet tane,as bashkeshortet tona,as te gjithe besimtaret kudo qofshin ata.
 


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free