Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Ndryshimi fillon nga vetja

 

Celesi i ndryshimit vellezer eshte besimi,besimi ne Zot,besimi ne veten,besimi ne vlerat e larta,besimi ne njerezit e mire,por ama besimi qe ndryshon zemren e njeriut,besimi eshte ai qe ndryson mendjen ,familjen,besimi qe ndyshon mbare shoqerine,ky eshte celesi,sekreti,i cili me lejen e Allahut xh.sh ka per ta ndryshuar si kete jete,ashtu edhe jeten tjeter.Njerezit mund te tallen,se si ka mundesi qe ne premtojme qe ka per te ndryshuar situata jone,por e themi me bindjen nga zemrat tona,te bazuar ne fjalet e Zotit ne Kuran, ku thuhet qe Allahu nuk ka per ta ndyshuar kurre gjendje e nje populli,derisa ata te ndryshojne veten e tyre.

Ka provuar historia popuj qe kane vuajtur me shume se ne,popuj qe ishin shkaterruar,por u ngriten.Ishin poshte por shkuan shume lart,ishin te dobet,por u bene shume te fuqishem.Cfare ndodhi me keta popuj,mos ndodhi valle mrekulli ?Jo, asnje mrekulli nuk ndodhi me keta popuj.Ndodhen dy gjera,paten besim ne veten e tyre,besim te jashtezakonshem se mund te ndryshojne per me mire,e qe po na mungon neve,ajo qe po e qendisim perdite me duart tona.Nuk behet shqiperia me shqiptare,nuk behet kurre ky popull,duhet te vijne te huaj per kete popull,duhen sisteme te tjera se per ne ky popull ka per te ngel gjithmone mbrapa.Kjo nuk eshte e mire vellezer.vallahi askush nuk ka per te na ndryshuar ne,derisa ne vet te ndryshojme veten tone,duhet te kemi besim te vetja jote,por te bazuar te Zoti jone,te feja jone, te e ardhmja jone,te kemi besim se ne mund ta ndryshojme vendin tone,biles me mire se sa e kemi menduar.Pika tjeter,qe ka ndryshuar njerezit,se ata nuk kane mbetur vetem me endrra.por kane hyre ne revolucion,revolucioni me i madh qe ka njohur ndonjehere njerezia,revolucioni me veten.Revolucioni me zemren,te ndryshojme mendjet tona,zemrat tona,vetet tona.keto jane ato dy pika te cilat po i zbatuam,me leje te Allahut edhe ne kemi per te ndryshuar.vellezer nuk eshte e lehte,eshte revolucioni me i veshtire ,te hysh,te ndryshosh veten tende.Njerezimi e ka pranuar se nuk e ka patur te veshtire te ndryshoje malet,ti heqi nga faqja e dheut komplet dhe te ndertoje aty gradacela,se ka patur te veshtire te ndryshoje rredhen e lumenjve ,se ka patur te veshtire te ndryshoje fabrika,uzina dhe shkolla.Por dicka e ka patur shume te veshtire,eshte gjeja me e veshtire por e domosdoshme,te ndryshoje veten,te ndryshoje njeriun.mund te ndryshojne sistemet nga diktatura ne mbreteri ,demokraci,kapitalizem,e sa e sa te tjera ka per te pare kjo bote vetem Zoti e di.Por problemi nuk ka qene tek sitemi,problemi ka qene,eshte dhe ka per te mbetur tek une dhe tek ti,tek njeriu,ai eshte problemi,ai eshte sekreti i humbjes,ai eshte sekreti i fitores.

Nga se perbehet jeta,a nuk perbehet nga i pari i vendit,nga mjek nga profesor,nga tregtar ,nga punetor,e atehere nqs duam te ndryshoje jeta e cila po na lodh shume sot,vallahi po na lodh jashtezakonisht,duhet te ndryshojne keta njerez.Sitemet jane kollaj per tu ndryshuar,problemi kryesor eshte te ndryshojne njerezit.Edhe ne ,me leje te Allahut e kemi sekretin ,besimi tek Zoti,i cili eshte burimi me i madh i forces.

Shume njerez nuk e besojne ,ne e themi kete fjale jo per te thene filozofi,por e kemi provuar ne veten tone ,secili pre nesh e ka provuar se c’ka bere besimi ne te.Nqs ke per ta pare veten para disa vitesh ,ke per te pare qe ke qene njeri tjeter .Eshte e vertet nuk ka ndryshuar emri,as mbiemri,ndoshta dhe pamja e fytyres ,por ka ndryshuar zemra jote,kane ndryshuar mendimet e tua,ka ndryshuar botkuptimi yt,nuk do ta besoje se ti je filani qe ke qene para 5 apo 10 vitesh.Por ja qe Zoti te ka ndryshuar.te ka ndryshuar besimi.Ka pasur njerez ne ekstremin me te lig duke u marre me te 99-at , i ka kaluar besimi tek Zoti i gjithesise ,ne ekstremin me te mire,e keta njerez nuk e kuptojne se ka kaluar kohe ,por te tjeret e kuptojne.Nqs do e vije kete njeri perballe vetes se tij dhe ti thoshe se ti ke qene ky person,vallahi kurre s’do e besonte. Zoti ka dhunti te madhe mbi ne,ka bere miresi te madhe mbi ne,por ne nuk e ndiejme dicka te tille.Vallahi o vellezer,besimi ndryshon,ndryshon, nuk pyet as per moshe,as per faze kohore ,as per rrace e as per vend,por besimi ndryshon me leje te Allahut,sepse eshte ilac qe zbret vetem prej Zotit te gjithesise.Dhe njerezit jane te Zotit,dhe vetem me leje te Zotit ata mund te ndryshojne.Ka treguar Kurani famelarte nje shembull qe mund ta kemi lexuar ,por nuk kemi hyre ne thellesi te tij,per nje shembul te habitshem,per nje fenomen i cili ka ndodhur brenda nje dite,ka treguar per magjistaret e faraonit,tiranit me te madh ne bote,qe pretendonte qe ishte Zot.I cili kur u ballafaqua me profetin e Zotit,Musain a.s i tha qe une kam per te sjelle magjistaret me te afte te te gjithe vendit tim.I solli magjistaret.Magjistare qe nuk linin gje pa bere ,te gjitha te keqijat.E pyeten ata ,ate qe e quanin Zot,faraonin ,nqs fiitojme,cfare do te na japesh ,(keshtu pyesin njerezit.)I tha,pasuri dhe pushtet,do tju mbaj afer. U futen ne sfide.

Musai i vetem por me Zotit e gjithesise .Ata ishin shume ne numer,por te mbeshtetur ne njeriun me te dobet,tek faraoni qe e quante veten per Zotin e gjithesise.Sepse prisnin pasuri dhe pushtet,ndersa ai priste te dilte ne pah,ligji i Allahut xh.sh, e verteta e Zotit.E cfare ndodhi,ndodhi habia ,habi per faraonin,habi per musain dhe habi per vet magjistaret.Kur pane mrekulline e Zotit,ata u mpine, u paralizuan ,ata rane ne sexhde per Zotin e gjithesise.Sepse kuptuan qe kjo nuk eshte magji,por mrekulli prej Allahut.Ai i kercenoi,do ti vrase,do ti prese,do ti shkaterroj ,ata nuk pyeten,shkaterro dhe bej cte duash,ke per te marre kete jete,kjo eshte mrekulli prej Zotit te gjithesise ,edhe ti duhet te besosh.Ai e coi ne vend kercenimin e tij ,i lidhi ne trungjet e palmave dhe i vrau.Ata nuk ndryshuan,iu prishi dynjane ,por nuk prishi ahiretin e tyre.Cfare ndodhi vellezer,per nje dite,u gdhine magjistar,ne mes te dites kaluan te akuzuar dhe ne darke kaluan te egzekutuar,cfare ndodhi me keta njerez,ku eshte pasuria,ku eshte pushteti ,cfare i beri te ndryshojne keta njerez,vetem besimi tek Zoti i gjithesise.Brenda nje dite ndryshoi gjithcka ne jeten e ketyre njerezve,ky eshte besimi vellezer,besimi tek Zoti nuk njeh kohe,per 5 minuta e ndryshon komplet tjetrin ,sepse Zoti eshte i plotfuqishem dhe e ndryshon menjehere krijesen e tij.Nje shembull tjeter nga jeta e profetit tone te dashur Muhamed a.s,se cben ndryshimi,ai ndryshon njeriun ,ndryshon barkun e njeriut,qejfet,pasionet,preokupimet e njeriut.Shkon tek shtepia e tij s.a nje beduin arab i cili kishte shkuar per te ngrne dicka ,se kishte dite pa ngrene,i nxjerr profeti Muhamed a.s me thjeshtesine dhe bujarine e tij nje ene me qumesht,e pi beduini ,nuk u ngop.I nxjerr te dyten prape nuk u ngop ,te treten prape nuk u npog,7 here vellezer ,7 ene me qumesht ai me zor u ngop.Por gjate nates ai u habit nga bujaria e ketij njeriu ,nga thjeshtesia e ketij njeriu dhe vendosi qe te nesermen do te behej musliman.

Dhe me te vertet te nesermen deklaroi islamin para profetit te Zotit.

Profeti e priti edhe per mengjes se e kishte mikun e tij ,i nxorri serish nje ene me qumesht ,e piu,i nxorri te dyten,nuk e perfundoi dot.

I tha profeti,mbaroje.Nuk mundem ia ktheu beduini,jam ngopur nuk mundem.Nga 7 ene ne nje ene,cfare ndodhi,a ndryshoi barku ,a ndryshoi turpi i ketij njeriu ?J, ndryshoi zemra e njeriut,ndryshoi halli i ketij njeriu,nuk kishte hall me qumeshtin ,nuk kishte hall me barkun,kishte hall preokupimet e tij me Allahun ,kishte hall te kuptoj jeten e tij deri tani te pa kuptimte ,kishte hall te mendoje per te ardhmen e tij ,dhe kur ndryshuan hallet e tij ndryshoi edhe barku i tij.E tha nje fjale profeti a.s, e cila sot gjen realitet,gjen fakt ne realitetin tone.BESIMTARI NGOPET ME NJE BARK,NDERSA MOSBESIMTARI NUK NGOPET ME 7 BARQE.Keshtu tha profeti a.s. Besimtarit i mjafton nje bark,mosbesimtarit nuk i mjaftojne 7 barqe.Barqet i kane njelloj,ndoshta besimtari e ka edhe me te madh barkun,por ngopet me begatin e Allahut.Besimtari ka shqetesime te tjera,ka halle te tjera.Nuk ka besimtari hall se cfare do te haje per dreke,cfare do te haje per darke.Ato halle e cila po i shkaterron njerezit e tjere,ketu e kane hallin te tjeret.Cfare do te hane, cfare do te pijne,prandaj jane gjithmone ne siklet,prandaj jane gjithmone viktima.Vellezer,ne kemi nje sfide,e cila kurre nuk ka perte mbaruar,sfida me veten tone per te ndryshuar veten tone.Nqs jemi keq, te shkojme tek e mira.Nqs jemi mire,te shkojme tek me e mira.E mira asnjehere nuk ka fund.Kjo eshte sfida te ciles duhet ti perveshim krahet tona.

Ky projekt nuk mbaron per nje dite,as per nje vit,as per 10 vite,eshte projekti i gjithe jetes,gjithmone vellezer kemi mundesi per me mire.Une po them gjera te thjeshta, nuk po flas per filozofi .Ne vellezer na duket se ecim, por koha na le mbrapa,edhe pastaj nuk mbushim mendjen te tjereve,te ndryshojme vellezer.Te ndryshoje edhe plaku.Do thote dikush,e cfare mund te ndryshoj plaku ? Plaku musliman te lutet per te rinjte ,te lutet per niperit per mbesat,sepse nuk e di ai se ku ka per te zene vend duaja e tij.Vellezer ne jemi musliman,te jemi krenar per islamin tone,dhe i themi te gjithe botes se ne,jemi shtresa me e paster e kesaj shoqerie,jemi shtresa e cila nuk kosnumon droge,nuk konsumon alkool,nuk merret me rryshfete ,me korrupsion,me imoralitet,nuk merret me pislliqe.Shtresa,qe me leje te Zotit e do vendin e saj me shume se cdo tjeter.Nqs bota ka interes qe mos te kete droge,prostitucion,korrupsion,le ta dije shtresa me e afte dhe me e pershtatshme jemi ne.Vellzer,duhet ta kalojme shqetesimin pak me larte,a e dini, na pret nje vend tjeter,i cili na pret qe te integrohemi,i cili na pret qe te futemi e te,eshte Xhenneti i Zotit,ne nuk merremi me korrupsion sepse europa e do dicka te tille,por sepse dicka te tille e do Zoti i gjithesise.Ne e kemi lidhur amanetin tone me Allahun ,i kemi lidhur vetet toan me Zotitn,prandaj s’merremi me keto gjera.Kemi nje objektiv shume me te larte se europa,madje e ftojme edhe europen te shijoje parajsen e Zotit.Ky eshte objektivi final,e ai njeri qe ka objektiv parajsen e Zotit,ai me lejen e Allahut ka per ti kaluar shume lehte gjithe pengesat .E lus Zotin e gjithesise qe fjalet tona mos te mbeten ne fjale ,por te kalojne menjehere ne pune.E lus Allahun ti mbushi zemrat tona me besim.E lus Zotin e gjithesise te na beje shkak per te lartesuar fene e tij dhe jo shkak per te poshteruar fene e tij.E lus Allahun ti lartesoje muslimanet ,ti ndihmoje ata,te ruaje gjakun e tyre ,te femijeve te tyre,te ruaje nderin e tyre ,te ruaje shtepite e tyre.E lus Allahun ta lartesoje fene e tij,ta ndali padrejtesine ne toke.E lus Allahun te na lartesojne neve ,ta lartesoje fene e tij ne zemrat tona,ne familjet tona ne shoqerine tone.


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free