Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Dinakëria e një gruaje

Teksa tregtarët e përditshëm ishin mbledhur për të shkëmbyer mallrat e tyre në mëngjes herët, vjen një grua e cila ia bën njërit me dorë që ti afrohet. Tregtari në fjalë u ngrit dhe e pyeti gruan:”Me se mund t’ju shërbej?”

Gruaja i tha:”Kërkoj prej teje një shërbim dhe në këmbim do të jap njëzet dinarë.”

Tregtari e pyeti:”Çfarë shërbimi?”

Gruaja:”Burri im ka vajtur në luftë që prej dhjetë vitesh, as nuk është kthyer dhe as nuk dimë gjë rreth tij.”

Tregtari:”Zoti e sjelltë me të mira!”

Gruaja:”Unë kërkoj dikë që të vijë me mua tek gjykatësi, të thotë se është burri im dhe të më divorcojë në praninë e gjykatësit. Edhe unë meritoj të jetoj si gjithë gratë e tjera.”

Tregtari:”Do të vij unë.”

Kështu, të dy vajtën tek kadiu dhe qëndruan para tij. Gruaja i tha:”Kadi efendi! Ky është burri im i cili sapo është kthyer pas dhjetë vitesh mungesë dhe që dëshiron të më divorcojë.”

Kadiu e pyeti:”A je ti burri i kësaj gruaje?”

Tregtari:”Po.”

Gjykatësi:”A është e vërtetë se dëshiron ta divorcosh?”

Tregtari:”Po.”

Kadiu duke iu drejtuar gruas:”Po ti, a pranon të divorcohesh?”

Gruaja:”Po, kadi efendi.”

Kadiu i drejtohet burrit dhe i thotë:”Atëherë divocoje!”

Tregtari i drejtohet gruas dhe i thotë:”Je e divorcuar prej meje!”

Gruaja:”Kadi efendi! Burri ka dhjetë vite që më ka lënë të vetme në shtëpi, pa shpenzuar asnjë kacidhe për mua. Prandaj unë dua shpenzimet e dhjetë viteve, si dhe shpenzimet e divorcit.”

Kadiu i drejtohet burrit:”Përse e ke braktisur për dhjetë vite dhe nuk ke mbuluar as shpenzimet e përditshme?”

Burri me vete mendoi:”Ah ç’ma hodhi!” Mandej i thotë kadiut:”Kam qenë i zënë dhe e kam pasur të pamundur komunikimin me të.”

Kadiu:”Atëherë paguaji menjëherë dymijë napolona flori!”

Burri me vete:”Çfarë të bëj? Nëse e mohoj, do më burgosin dhe do të më  rrahin me kamxhik për dëshmi të rreme. S’kam ç’të bëj, duhet ti paguaj.”

Mandej tha:”Si urdhëron kadi efendi.”

Të dy palët u larguan nga kadiu, pasi kishte marrë me vete gruaja dymijë napolona flori.

 

Morali:

Mos i hyr një pune të cilës nuk ia di fundin!


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free