Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Feneri dhe i verbëri !

Një i verbër, i cili në njërën dorë mban qypin e në tjetrën fenerin. Ai del natën nga shtëpia e vet dhe shkon deri te sheshi i madh me pus, ku mblidhen njerëzit për të mbushur enët e veta me ujë.I verbri, ngadalë, duke mbajtur një fener mbë­rriti te bunari dhe, kur i erdhi radha, e mbushi qy­pin e vet me ujë dhe u nis për në shtëpi.

3.Gjatë rrugës për në shtëpi takoi një njeri, i cili u habit se çfarë i duhet të verbrit feneri që bën dritë!4.Mendonte me zë: “Për çfarë i duhet të verbrit fe­neri, çfarë fiton ai prej kësaj?”5.E dëgjoi i verbri. Kur iu afrua ai njeri, e pye­ti me zë: “Çfarë të duhet feneri?”6.I verbri buzëqeshi dhe i tha: “Sikur veç pak të men­doje, nuk do të më pyetje për këtë! A nuk e sheh se është natë dhe se është errësirë kudo rreth nesh?”7.Njeriu e lëviz kokën dhe thotë: “Ashtu ësh­të, por ti çfarë dobie ke nga feneri kur je i verbër?”8. I verbri tha: “Hej, njeri me sy, e mbaj fe­nerin që ti të më shohësh! Sikur të mos e mbaja,dikush prej kalimtarëve do të mund të përplasej me mua nga shkaku i errësirës.”9. Kur e mbaj fenerin të ndriçuar ndriçoj çdo gjë përreth vete, në mënyrë që të mos nde­shem me dikë dhe kështu e ruaj enën time të mos thyhet. A nuk është ashtu, vëlla?”
10.Njeriu e uli kokën nga kjo situatë e pa­kën­d­sh­me: “Të falëminderit plak për këshillën dhe urtësinë tënde! Mos më gjyko! Unë jam i paditur dhe i verbër, edhe pse shoh, e jo ti. Ti je i mençur, edhe pse nuk sheh! Pranoje ndjesën time! Sikur të kisha menduar mirë dhe drejt, nuk do ta ki­sha bërë një pyetje të tillë!”
Sa mirë do të ishte sikur njeriu t’i shfrytë­zon­te të gjitha begatitë që i ka dhënë Allahu, në mënyrë që të mos turpërohet, të mos pen­dohet dhe të mos bëhet injorant.
 


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free