Fëmijët lindin me besim në Zot
Fëmijët janë “besimtarë të lindur” në Zot dhe nuk ndodh që thjeshtë të marrin besimet religjioze përmes indoktrinimit (arsimimit), siç thotë një akademik. Dr. Justin Barrett, një hulumtues me përvojë në Qendrën për Antropologji dhe Mendje në Universitetin e Oksfordit, thotë se personat e rinj e kanë një predispozitë të besojnë në një qenie supreme sepse ata supozojnë se çdo gjë në botë është krijuar me një qëllim të caktuar. Ai thotë se fëmijët e vegjël kanë besim edhe nëse nuk kanë qenë të edukuar për besim nga familja ose shkolla, dhe këmbëngul që edhe ata të cilët janë rritur të vetmuar në ndonjë ishull shkretëtirë do të besojnë në Zot. "Një shumicë e theksuar e fakteve shkencore përgjatë përafërsisht 10 viteve të fundit ka treguar se duket se zhvillimi natyral (pa ndikimin e kushteve të jashtme) i mendjes së njeriut është shumë më i madh sesa që kemi menduar më parë, duke përfshirë këtu një predispozitë që të shohin botën natyrale ashtu siç është e dizajnuar dhe me një qëllim të caktuar dhe se pas këtij qëllimi ka një lloj qenie inteligjente,” tha ai për programin e sotshëm të Radios BBC 4. "Nëse do të hudhnim një grumbull prej këtyre fëmijëve në një ishull ku ata do të rriteshin të vetmuar mendoj se ata do të besonin në Zot." Në një ligjëratë e cila u dha të martën në Institutin Faradej të Universitetit të Oksfordit, Dr. Barret citoi eksperimente psikologjike të realizuara në fëmijë të cilat siç tha ai tregojnë se ata instinktivisht besojnë se gati çdo gjë është e dizajnuar me një qëllim të caktuar. Në një studim, gjashtë dhe shtatë vjeçarët të cilët ishin pyetur pse ka ekzistuar zogu i parë, u përgjigjën “për të bërë muzikë të mirë” dhe “sepse ata e zbukurojnë botën”. Një eksperiment tjetër me bebet 12 muajsh tregonte se ato u befasuan nga një film në të cilin qartazi një top që rrotullohej krijonte një grumbull të rregullt të blloqeve prej një grumbulli të parregullt. Dr Barrett tha se ka evidencë se edhe në moshën katërvjeçare fëmijët kuptojnë se edhe pse disa objekte janë krijuar nga njeriu, bota e natyrës është e ndryshme. Ai shtoi se kjo do të thotë se fëmijët janë më të prirur që të besojnë kreacionizmin (faktin se gjërat janë krijuar të tilla) sesa në evolucionin, përkundër asaj që ua mësojnë prindërit ose mësuesit e tyre. Dr. Barrett tha se antropologjistët kanë zbuluar se në disa kultura fëmijët besojnë në Zot edhe kur mësimet religjioze janë të fshehura prej tyre. "Mendjet e fëmijëve të zhvilluara normalisht dhe natyrshmërisht i bëjnë ata të prirur për të besuar në krijimin hyjnor dhe në dizajnin inteligjent. Në anën tjetër, evolucioni është i panatyrshëm për mendjen e njeriut; përkatësisht i vështirë për tu besuar.”Ebu Hurejra tregon se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Asnjë fëmijë nuk lind përveç se në fitre (besim i pastër). Pastaj ai tha, recitoi: “...feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit; s'ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë” (30:30) Nuk ka lindur askush dhe që të mos jetë krijuar në natyrën e tij të vërtetë (Islamin). Janë prindërit e tij ata që e bëjnë atë Jehud ose Katolik ose Magjistar, ashtu sikurse kafshët që lindin të vegjlit pa të meta në gjymtyrët e tyre. A shihni ndonjë defekt në to? E pastaj ai e citoi Kur’anin: “...feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit; s'ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë”.