DEKODIMI SHKENCOR I KURANIT
A mundet një ide ta ndryshojë botën, dhe çfarë thotë Kurani për këtë? A mundet një ide ta shpëtojë njeriun? Sa kohë nevojitet, duke llogaritur në veprimin e progresionit shtatëfishor të Kuranit, që ideja e këtij punimi të arrijë deri te gjashtë miliard njerëz? Si funksionon progresioni shtatëfishor i përmendur kur kemi të bëjmë me bimët, të hollat dhe idetë?
Në Kuranin Fisnik Allahu i Madhërishëm thotë:Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e Allahut është si i një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, Allahu është bujar i madh, i di qëllimet.” (Bekare, 261).
Meditimi im për këtë ajet ka filluar pas bisedës telefonike me një mikun tim të dashur, i cili më pyeti a thua dikush prej ulemave ka llogaritur se sa kokrra gruri ka, nëse nga shtatë kallinj mbijnë njëqind kokrra, p.sh. pas pesë viteve? Kam hulumtuar punimet e mbi dhjetë komentuesve klasikë të Kuranit për këtë çështje dhe kam parë, që në këtë ajet kanë shikuar vetëm nëpërmjet prizmit të shpërblimit të shumëfishtë të Krijuesit. Askush nga ata nuk është preokupuar me numrin e saktë, ose implikacionet e gjera të ajetit.
Studentët e matematikës janë të njohur me llogaritjen matematikore të kokrrave të hashashit. Nëse një bimë e hashashit ka 3.000 kokrra dhe nga secila kokërr mugullon nga një bimë edhe me 3.000 kokrra, nëse shumëzimi i hashashit vazhdon me këtë progresion, për katër deri pesë vjet e tërë toka e planetit tonë do të mbulohej me hashash. Dikush mund të thotë, ëndrra të çuditshme të hashashit!
KRIJIMI I KAPITALIT FINANCIAR
Duke folur për numrat është interesant të përmendim llojin e shpërblimit që kërkoi nga mbreti zbuluesi i njohur i lojës së popullarizuar të shahut. Mbreti i mahnitur me lojën, me zemërgjerësi i ofroi zbuluesit të kërkojë shpërblim çfarë të dëshirojë. Ky me “modesti” i tha që dëshiron në gjithë 64 katrorët e shahut kokrra gruri, kështu që duke filluar nga katrori i parë, në secilin katror tjetër të marrë vlerën e dyfishtë të fushës së mëparshme. Gjegjësisht, në fushën e parë të marrë një kokërr gruri, në të dytën dy, në të tretën katër, në të katërtën tetë, në të pestën 16, në të gjashtën 32 etj. Mbreti qeshi për shkak të kësaj kërkese modeste, duke mos menduar shifrat, të cilat mund të fitohen në fund në këtë progresion.
Shifra e cila fitohet në 64 katrore shahu, duke pasuar progresionin e përmendur, është 18.446.744.073.709.551.615 kokrra gruri. Kur ky numër kuadrilion shumëzohet me peshën e një kokrre gruri, fitohen 460 miliard ton gruri e që është më shumë se korrja njëmijëvjeçare e grurit në të tërë botën.
I tërë dimensioni i këtyre numrave mund të përjetohet, nëse i paraqesim në mënyrë plastike. Kjo do të ishte, thonë ekspertët, nëse do të kemi një hambar të gjerë 10 metra, 4 metra të lartë, i cili zgjerohet nga planeti Tokë e deri te Dielli (largësia prej Tokës deri te Dielli është afro 150 milion km) dhe prapa. Numri i kokrrave të grurit të përmendura në progresionin shtatëfishor në Kuran është edhe më impresiv.
Vini re! Do të njehsojmë vetëm numrin e kokrrave të grurit nga një kalli dhe do të arrijmë deri te numri fantastik.
Nëse nga një kokërr mbijnë shtatë kallinj dhe në secilin kalli ka 100 kokrra, këto janë 700 kokrra. Nëse nga secila kokërr mbijnë edhe shtatë kallinj dhe në secilin kalli nga 100 kokrra, fitojmë numrat në vijim për katër vite, nëse është fjala për një korrje në vit:
Pas një viti nga një kokërr do të fitojmë 7 x 100 = 700 kokrra.
Pas dy viteve: 700 x 700 = 490.000.
Pas tri viteve: 490.000 x 700 = 343.000.000.
Pas katër viteve: 343.000.000 x 700 = 240.100.000.000.
Meqë sipërfaqja e tokës është 148.280.000.000 m2, numri i kokrrave të grurit që do të fitojmë pas katër viteve vetëm nga një kalli gruri, me progresion shtatëfishor, mjafton që të mbillet dendur çdo metër katror i Planetit! Natyrisht numrin përfundimtar e paramendojmë në kushte ideale, d.m.th. në kushtet e mungesës së plotë të dëmtuesve: minjtë e fushës, shirat, acari, thatësia dhe indiferenca njerëzore.
Zoti i Gjithëdijshëm i botëve ofron analogjinë me progresionin shtatëfishor madhështor në kontekstin e të hollave. Për ndryshim të grurit (bimëve), i cili biologjikisht është i aftë dhe zhvillohet e shumohet, të hollat nuk janë. Ai i cili e paramendon këtë fakt, e kupton gabimisht këtë ajet vështirë se mund të shërbehet me te. Por në çfarë mënyre atëherë funksionon mesazhi në këtë ajet?
Të shikojmë para kësaj, si funksionojnë mesazhet në hadithin vijues, i cili po ashtu është i lidhur ngushtë me shumimin e kapitalit ekzistencial. Omer ibën Hatabi transmeton nga Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem që ka thënë: “Sikur ju të mbështeteni tek Allahu sinqerisht, Ai do t’u jepte furnizim siç u jep shpezëve, të cilat në mëngjes fluturojnë të uritura e në mbrëmje kthehen të ngopura.” (Tirmidhiu). Fjala kyçe në këtë hadith është: “...në mëngjes fluturojnë!”, sepse udhëzon në kërkim me kohë për rastet e rëndësishme.
E ku fluturojnë? Nga foleja të cilën me mund dhe durim e ndërtojnë! Le të vështrojmë shkurtimisht çfarë i nevojitet një trumcaku të ndërtojë një çerdhe mesatare. Një shkencëtar gjerman ka llogaritur që një fole e trumcakut përmban nga 630 qime të gjata të kalit, 1.715 qime të shkurtra, 195 copëza balte, 3 gjethe të mëdha, 20 gjethe të madhësive të ndryshme, 45 gjëra mëndafshi, dhe 35 gram lesh deleje. Për të qenë foleja kompakte dhe e banuar, i gjithë materiali duhet lidhur me pështymën e zogut, që e prodhon në organizmin e tij. Fluturimin nga foleja ia mundëson në mes të tjerash edhe ushqimi i përshtatshëm, dëshira e madhe dhe synimi i qartë.
Para se të kthehemi në folenë e tij, në të mes tjerash analizon çdo centimetër katror të sipërfaqes së tokës nëpër të cilën fluturon dhe me shpejtësi shfrytëzon rastet e njohura. Nëse hasin në arrë të fortë dhe lajthi, nuk shërbehen me lutje pasive, por shërbehen me fuqinë automobilistike duke hedhur në cak arrat dhe lajthitë në autorrugët e frekuentuara. Pas kësaj kthehen në çerdhe të ngopur dhe natyrisht gjatë tërë këtij procesi mbështeten tek Zoti i tyre.
Kthehemi tani tek ajeti në fillim dhe mënyrën e funksionimit të progresionit shtatëfishor. Nëse e japim 1 euro (ose një projekt vullnetarisht, shërbim që nuk do ta paguajmë) sinqerisht në emër të Allahut, gjegjësisht për një qëllim të lartë në të cilin nuk ka absolutisht asnjë interes personal, Allahu i Madhërishëm na shpërblen për këtë mirësi në atë mënyrë që si kthim na ofron shtatë koncepte financiare të volitshme, ndërsa në secilin nga këto koncepte nga 100 ide biznesi ose projekte.
Nga ne pritet natyrisht, që këto koncepte dhe ide biznesi t’i njohim, shënojmë, përpunojmë, të konsultohemi me ekspertët, riarsimojmë, t’i masim me parametra preciz të ideve me shansin më të madh të praktikimit, duke marrë parasysh afrimin dhe kërkimin e vendit konkret dhe kohës etj., dhe të lëvizim në realizimin e tij. Kapitali i arritur nga ideja realizuese kërkon fisnikërim dhe qarkullim të mëtejshëm nëpërmjet projekteve të rinj, përndryshe progresioni ndalet. Edhe pse për një dhënie të sinqertë të hollave, gjegjësisht projekt të zhvilluar në emër të Allahut, dhënësi fiton si shpërblim raste të paparashikuara për zhvillim financiar, fare pak ka të tillë që me kohë i njohin këto raste duke vepruar me mjaft mençuri dhe shpejtësi.
Mënyrën si na i ofron Krijuesi i Urtë konceptet e përmendura dhe idetë, vërehet në tablonë e gjerë të shenjave në veten tonë dhe rreth nesh, mesazheve, imazheve, mendimeve etj. Shumica e këtyre shenjave të përmendura dhe shanseve në shikim të parë duken të thjeshta dhe njerëzit presin shanse të arta duke shikuar në distanca të mëdha, i lëshojnë duke u sjellë ndaj tyre plotësisht me shkapërderdhësi, ndërsa shkapërderdhësit kanë afinitet ndaj varfërisë, siç thotë ajeti fisnik: “Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij.” (Israë, 27).