Kam dëshirë të di se çfarë është Dexhalli dhe çfarë mundet të bëjë
Përgjigja: Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) në shumë hadithe na paralajmëron për disa ngjarje që do të ndodhin para fundit të kësaj bote. Nga këto pralajmërime është edhe dalja apo paraqitja e Dexhallit.
Emri Dexhall rjedh prej foljes së gjuhës arabe dexhele që do të thotë, ai që gënjen dhe mbulon të vërtetën.
Dexhalli është quajtur me këtë emër, për shkak se ai do të jetë gënjeshtari dhe mashtruesi më i madh që e ka njohur njerëzimi ndonjëherë, pasi ai do të arrijë deri në shkallën sa do të pretendojë se është vet zoti dhe shumë prej njerëzve do ta besojnë dhe pasojnë atë.
Paralajmrimi për ardhjen e Dexhallit është e njohur dhe pranuar edhe te të krishterët që e quajnë Antikrishti.
Gjithashtu, edhe te hebrenjët pranohet se ai do të vijë dhe ata e presin atë si mbret që do të sundoj dhe kur të vij ai ata do ta sundojnë botën. Prandaj edhe ata të cilët më së shumti do ta pasojnë atë janë hebrenjtë.
Përsa i përket prejardhjes së tij vërtetohet se ai është nga njeriu, pra është person që rrjedh nga hebrenjtë, i verbër në njërin sy dhe do të bëjë trazira të shumta në tokë.
Transmeton Buhariu nga Abdullah Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) se ka thënë: “U ngrit Muhamedi (salallahu alejhi ue selem), me një rast para njerëzve, e falenderoi Allahun ashtu siç i takon, pastaj përmendi Dexhallin e tha: “Unë njëmend, ju këshilloj për të dhe nuk ka Profet që është dërguar e që nuk këshilloi popullin e tij për të, por unë do t`ju tregoj diçka për të që të dërguarit e tjerë nuk ua kanë thënë popujve të tyre: Ai (dexhalli) është i verbër në njërin sy, kurse Zoti nuk është I verbër.”
Në një hadith tjetër që e transmeton Ebu Umame thotë Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): “O Njerëz! Njëmend, nuk ka ndodhur ndonjëherë trazirë (fitne) më e madhe mbi sipërfaqen e tokës, prej se i krijoi Allahu pasardhësit e Ademit (njerëzit) sesa Dexhalli…”
Allahu i Lartësuar do t`ia mundësojë Dexhallit si sprovim ndaj njerëzve disa gjëra që janë jasht natyrës së mundësive të njeriut, si zbritjen e shiut, shpejtësi të lëvizjes në tokë, ringjalljen e njerëzve, materiet e ngurta do t’i përgjigjen urdhërit të tij, etj.
Këto që u përmendën janë disa nga gjërat që Allahu do t`ia mundësojë atij t’i bëjë, për secilin kemi argumente nga hadithet e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) por nga frika e zgjerimit nuk u përmendën, prandaj edhe shumë nga njërëzit do të mashtrohen dhe do ta besojnë atë.
Këto ishin disa gjëra që kanë të bëjnë me Dexhallin dhe ne nuk do të zgjerohemi më shumë, por nëse dëshiron më tepër ju këshillojmë të ktheheni te libri “Shenjat e Kiametit”.
Allahu e di më së miri. (Alaudin Abazi)
Historia e Mesihut Dexhal
Historia e Mesihut Dexhal, zbritjes së Isës alejhi selam dhe vrasja e Dexhalit, siç e ka transmetuar Ebu Umameh duke shtuar dhe transmetimet e sahabëve te tjerë.
1. O njerëz, nuk ka pasur në faqen e dheut që kur krijoi Allahu pasardhësit e Ademit e as nuk ka për të pasur deri sa te bëhet Kijameti fitne më të madhe se fitneja e dexhalit. Çdo kush që shpëton prej (fitneve) që janë para saj do shpëtojë prej saj. Ajo (fitne) nuk i bën dëm muslimanit.
2. Çdo profet që ka dërguar Allahu e ka paralajmëruar umetin e tij për (ardhjen) e dexhalit që shikon vetem me njërin sy. E une po ju paralajmeroj!
3. Unë jam profeti i fundit dhe ju jeni umeti i fundit.
4. Ai do dalë tek ju patjetër. Ai është i vërtetë dhe është afër. Sepse çdo gjë që do te vijë është afër. Do të dalë ngaqë do të zemërohet (prej njerezve). Nuk ka për të dalë deri sa (të vijë koha) që të mos ndahet trashëgimia dhe të mos gëzohen (njerezit për) plaçkën e luftës.
5. Nëse del kur të jem unë ndërmjet jush, unë do djalogoj (me të e do t’a mposht) për çdo musliman. Nëse del pas meje atëherë çdo musliman të djalogojë (me të e të perpiqet ta mposhtë per veten e tij, nëse i del perpara). Allahu është Ai që do t’a ruajë çdo musliman pas meje (dmth pas vdekjes time). Në hadithin e Umi Selemes thuhet: Nëse del pasi të vdes unë do t’ju mbrojë Allahu prej tij me anë te njerezve te mirë.
6. Ai do dalë nga një tokë që është nga lindja i thonë: Hurasan me një grup çifutësh nga Asbahani (thuhet në hadithin që e transmeton Muslimi: E ndjekin atë 70.000 çifutë nga Asbahani). Fytyrat e tyre janë si mburojat e veshura me lëkurë nga jashtë (dmth kanë fytyra të shtrira të rrubullakëta dhe me tipare të trasha e me shumë mish në fytyrë). Do dalë prej një vendi (që u permend më lart i cili ndodhet) ndërmjet Shamit dhe Irakut. Do përhapë shkatërrim djathas dhe majtas (dmth kudo). O robërit e Allahut qëndroni të fortë. (E tha këtë gjë) tri herë.
7. Unë do t’ua pershkruaj atë me një përshkrim të tillë që se ka treguar asnjë profet para meje. Në hadithin e Ubades thuhet: Unë ju kam folur aq shumë për dexhalin aq sa kam frikë se nuk do më kuptoni.
8. Ai në fillim thotë: unë jam profet. Por profet pas meje nuk ka.
9. Më pas thotë: unë jam zoti juaj. Por ju nuk keni për t’a parë Zotin tuaj deri sa të vdisni.
10. Ai shikon (vetem) me njërin sy. Syrin e majtë e ka të rrafshët (të futur) të mbuluar me një cipë të trashë jeshile sikur të ishte një yll që ndriçon shumë. Ndërsa syri i djathtë sikur të ishte nje kokërr rrushi (më) e dalë (se të tjerat). Nuk është (shumë) i dalë e as (shumë) i futur. Flokët i ka të shumta. Edhe nëse nuk dini për të gjithçka, tani nuk duhet të harroni që Zoti juaj nuk është me një sy. [Edhe nese nuk dini për të çdo gjë nuk duhet të harron që Zoti juaj nuk është me një sy] (e tha këtë) [tri herë] [dhe bëri me shenjë tek dy sytë e tij]. [Nuk keni për t’a parë Zotin tuaj deri sa të vdisni].
11. Ai ecën në tokë e toka dhe qielli janë të Allahut.
12. Ai është djalë i ri me flokë me shumë rrica dhe unë e përngjasoj atë me Abdul uza ibn Katan. Është i shkurtër me këmbë të shtrembëta me sy të shumë zinj i bardhë (në lëkurë).
13. Është ezmer (me sipër thuhet që eshtë i bardhë qëllimi është që nuk është i zi por as shumë i bardhë). Flokët i ka me rrica dhe të shpupuritura.
14. Është e shkruar në ballin e tij “kafir” (mosbesimtar). E lexon atë çdo kush që e urren punën e tij ose e lexon çdo besimtar që di të lexojë apo jo.
15. Prej fitnes së tij është se ai ka një xhenet dhe një zjarr [një lumë dhe ujë] [dhe një mal me bukë]. [Ka me vete si xheneti dhe xhehenemi (dmth te ngjashme me to)]. Por zjarri i tij (në të vërtetë) është xhenet dhe xheneti i tij (në të vërtetë) është zjarr. [E ka pyetur Mugira ibn Shu’be për të (profetin salallahu alejhi ue selem) duke i thënë: Ata thonë se ai ka me vete male prej buke, mishi dhe një lumë? Tha (Profeti, salallahu alejhi ue selem) : Ai është më i pa vlerë tek Allahu se aq. (dmth ai është aq i pa vlerë tek Allahu i Madheruar sa që Allahu nuk i ka bërë ato që i ka dhënë mrekulli për të por ia ka dhënë si sprovë për ata që e kanë dyshimin në zemër. Ndërsa besimtarëve u shtohet me shumë siguria tek e vërteta). Në një hadith tjetër (thuhet): [Ai ka me vete dy lumenj, njeri prej tyre ujë i bardhë në shikimin e syrit dhe tjetri zjarr i ndezur në shikimin e syrit]. [Kush e arrin atë prej jush dhe dëshiron të pijë ujë le të pijë prej (lumit) që i duket se është zjarr], të mbyllë sytë dhe të ulë kokën se ka për t’a gjetur ujë të ftohtë të ëmbël të mirë prandaj mos i shkatërroni (vetet tuaja duke shkuar pas tij). Në një transmetim (thuhet): Kush hyn në lumin e tij i fshihet shpërblimi dhe i bëhet i detyrueshëm gjynahu dhe kush hyn në zjarrin e tij bëhet i detyrueshëm shperblimi për të dhe i fshihet gjynahu.
16. Kush sprovohet me zjarrin e tij le të kërkojë ndihmë prej Allahut dhe t’i lexojë atij ajetet e para të sures Kehf sepse ato do t’u ruajnë ju nga fitneja e tij.
17. Një prej fitneve të tij (ndër të tjera) është se do t’i thotë fshatarit: Po sikur të ta ringjall babain dhe nënën a do dëshmosh se unë jam zoti yt? Thotë: Po. Atëherë i vijnë dy shejtanë në formën e babait dhe nënës së tij dhe i thonë: O djali jonë ndiqe atë se ai është zoti yt.
18. Gjithashtu një prej fitneve të tij është se do ketë mundësi që të vrasë një njeri duke e prerë atë me sharrë aq sa e ndan në dy pjesë.
19. Një prej fitneve të tij është se do kalojë në ndonjë lagje do t’i ftojë (që t’a besojnë) por ata e përgënjeshtrojnë. E kur largohet prej tyre u ngordhin të gjitha bagëtitë.
20. Një prej fitneve të tij është se do kalojë në ndonjë lagje do t’i ftojë (që t’a besojnë) e ata do t’a besojnë dhe do t’i përgjigjen ftesës së tij. Atëherë urdhëron qiellin që t’a lëshojë shiun dhe (me të vërtetë) bie shi dhe (urdhëron) tokën që t’i nxjerrë të mbjellat dhe (me të vërtetë) mbijnë (bimët). Aq sa, që atë ditë bëhen bagëtitë e tyre më të shëndosha, më të mëdha, më të ngopura dhe me më shumë qumësht.
21. Kalon në ndonjë vend të rrënuar dhe i thotë (tokës): Nzirri thesaret e tua dhe e ndjekin atë (thesaret) siç e ndjekin bletët mbretëreshën e tyre.Ai ka për të dalë në një kohë kur njerëzit të jenë në kontradikta (ndërmjet njëri tjetrit), të përçarë, në urrejnë me njëri tjetrin, të dobët nga feja dhe kur të mos shkojnë mirë me njëri tjetrin. Ka për të kaluar në çdo burim (dmth në çdo vend). I paloset atij toka siç paloset lëkura e deles.
22. Ai nuk ka për të dalë deri sa të arrijnë romakët në A’mak ose në Dabik (dy vende në afërsi të Halebit të Sirisë). Mbledhin kundër muslimanëve (ushtri të mëdha) dhe mbledhin muslimanët (ushtri) kundër tyre. Shkon për tek ata një ushtri nga Medina (të cilët janë) nga njerëzit më të mirë në tokë në atë kohë. Mbasi radhiten thonë romakët: na lini të luftojmë ata që kanë marrë prej nesh robër, thonë muslimanët: jo pasha Allahun nuk ju lemë të (bëni gjë) me vëllezërit tanë dhe i luftojnë ata. Do jetë një luftë shumë e ashpër, veçojnë muslimanët një grup që japin besën të vdesin ose të kthehen fitimtarë. Luftojnë deri sa i ndalon (prej luftës) nata dhe kthehen këta dhe ata pa fitore. (Të nesërmen përsëri) veçojnë muslimanët një grup që japin besën të vdesin ose të kthehen fitimtarë. Luftojnë deri sa i ndalon (prej luftës) nata dhe kthehen këta dhe ata pa fitore. (Të nesërmen përsëri) veçojnë muslimanët një grup që japin besën të vdesin ose të kthehen fitimtarë. Luftojnë deri sa i ndalon (prej luftës) nata dhe kthehen këta dhe ata pa fitore. Kur vjen dita e katërt ngrihen muslimanët të gjithë (dhe luftojne kundër tyre). Një e treta (ia mbathin). Këtyre nuk ua mundeson Allahu të pendohen kurrë. Një e treta vriten e këta janë dëshmorët më të mirë tek Allahu dhe fitojnë një e treta të cilët nuk i dëmtojnë fitnet kurrë. E Allahu e vendos humbjen mbi ta (dmth mbi romakët). Bëjnë një luftë që nuk është parë ndonjëherë ose tha nuk ka për tu parë ndonjëherë aq sa dhe zogu mbi ta dhe bie i ngordhur pa i kaluar ata. Numurojnë fëmijët e një babai të cilët kanë qënë një qind dhe nuk gjejnë prej tyre veç një. Prandaj me ç’plaçkë lufte të gëzohen apo ç’trashegimi të ndahet (kur kane vdekur gjithë këta)? Deri sa arrijnë në Kostandinopojë dhe e çlirojnë atë. [Në një transmetim (thuhet): A keni dëgjuar për një qytet që njëra anë e tij është nga toka dhe ana tjetër nga deti? Thanë: Po, o i Derguari i Allahut. Tha: Nuk ka për tu bërë Kijameti deri sa ta luftojnë atë 70.000 (njerëz) prej (pasardhësve) të fëmijëve të Is’hakut. Kur të shkojnë atje nuk kanë për të luftuar me shpata dhe as nuk kanë për të goditur me shtiza. (Por) do thonë: La ilahe il-lallah, Allahu ekber dhe bie njëra anë (e mureve të qytetit) e cila është nga deti. Thonë për herë të dytë: La ilahe il-lallah, Allahu ekber dhe bie ana tjetër. Thonë për herë të tretë: La ilahe il-lallah, Allahu ekber dhe iu hapet (qyteti). Hyjnë në të dhe fitojnë plaçkë lufte. Ndërkohë që ata do jenë duke ndarë plaçkën e luftës dhe kanë varur shpatat e tyre në pemët e ullirit u thërret shejtani (e u thotë): Mesihud-dexhal ka shkuar tek familjet tuaja. I hedhin ç'ka kishin nëpër duar dhe dalin, por ajo nuk është e vërtetë. Dërgojnë dhjetë veta përpara tyre.
Thotë Profeti salallahu alejhi ue selem: Unë i di emrat e tyre, të baballarëve të tyre dhe ngjyrat e kuajve të tyre. Ata janë kalorësit më të mirë mbi faqen e dheut atë ditë. Kur të vijnë në Sham del (dexhali).
24. Nuk le tokë pa shkelur dhe pa e futur në pushtet veç katër xhami: Xhaminë e Mekës, xhaminë e Medines, (malin) Tur dhe Xhaminë Aksa.
25. Ditët e (jetes së) tij janë dyzet. Një ditë është sa një vit, një ditë është sa një muaj, një ditë është sa një javë dhe ditët e tjera janë si ditët tuaja. I thanë: Po ditën që do jetë sa një vit a n’a mjafton ne në të namazi i një dite? Tha: Jo, por përcaktoni (sa është dita dhe faluni). I thanë: Me ç’shpejtësi do lëvizë ai në tokë ? Tha: Si retë që i shtyn nga mbrapa era.
26. Para ardhjes së dexhalit do ketë tre vjet të vështira, do t’u bjerë njerëzve në to uri shumë e madhe. Urdhëron Allahu qiellin në vitin e parë që të ndalojë një të tretën e shiut dhe urdhëron tokën që të ndalojë një të tretën e bimësisë. Më pas urdhëron Allahu vitin e dytë qiellin që të ndalojë dy të tretat e shiut dhe urdheron tokën që të ndalojë dy të tretat e bimësisë. Më pas urdhëron Allahu vitin e tretë qiellin që t’a ndalojë të gjithë shiun aq sa nuk bie as një pikë shiu dhe urdhëron tokën që të ndalojë të gjithë bimësinë dhe nuk mbin asgjë e gjelbër e ngordhin të gjithë thundërakët (kafshët që kanë thundra) përveç atyre që do Allahu. I thanë: Si mund të jetojnë njerëzit në atë kohë? Tha: tehlili (fjala La ilahe il-lallah), tekbiri (fjala Allahu ekber), tesbihu (fjala subhanallah), dhe tahmidi (fjala elhamdu lilahi) u zëvendëson atyre ushqimin.
27. Në çdo portë të Mekës dhe Medinës që shkon e presin atë melaiket me shpata të zhveshura.
28. Në çdo vend do hyjë frika prej dexhalit përveç Medines. Atë ditë ajo do të ketë shtatë hyrje, në çdo hyrje rrijnë dy melekë e mbrojnë atë nga mesihu-dexhal.
29. Më pas shkon në një tokë të kripur që nuk mbin (në të bimë pothuajse fare) mbas (malit të) Uhudit dhe vendos çadrën e tij atje.
30. Më pas dridhet Medina tre here. Nuk ngelet asnjë munafik ose munafike pa dalë tek ai. Kështu e largon (Medina) pisllikun prej saj, siç e largon kaceku pisllikun e hekurit (kur futet në zjarr). Ajo ditë quhet "dita e shpëtimit". Më të shumtit që dalin tek ai janë gra.
31. Drejtohet për tek ai një prej besimtarëve i ri (në moshë), ai atë ditë është njeriu më i mirë ose nga më të mirët. E takojnë atë ushtarët të armatosur – usharët e dexhalit – e i thonë: Për ku je nisur? Thotë: Për tek ky që ka dalë (tek njerëzit dhe u thotë unë jam zot). I thonë: A nuk beson tek zoti jonë? Thotë: Zoti ynë nuk është i pa njohur (për ne). Atëherë thonë: Vriteni. Thotë njëri prej tyre: A nuk ju ka ndaluar zoti juaj të vrisni njeri pa çuar tek ai. Atëherë e çojnë atë tek dexhali. Kur e shikon atë besimtari thotë: O njerëz dëshmoj se ky është dexhali për të cilin na ka folur Profeti, salallahu alejhi ue selem. Atëherë urdhëron dexhali që ta shtrijnë, u thotë: Merreni dhe shtrijeni. E rrahin shumë në bark e kurriz dhe më pas i thotë: A nuk beson tek unë? Thotë: Ti je mesihu gënjeshtar. Thotë dexhali: Po nëse e vras dhe e ringjall përsëri a do dyshoni në këtë çështje (dmth që unë jam zoti juaj)? I thonë: Jo. Atëherë urdhëron (disa njerez) dhe e presin me sharrë që nga koka deri tek këmbët [kështu e vret]. Ecën dexhali ndërmjet dy pjesëve dhe më pas i thotë ngrihu dhe ai ngrihet në këmbë. E thërret atë, atij i shkëlqente fytyra nga e qeshura. I thotë: a beson tek unë ? i thotë (djali): pasha Allahun m’u shtua më shumë siguri tek ti (dmth që ti je dexhali). Më pas u thotë njerëzve (djali): O njerëz ai nuk ka mundësi t’i bëjë gjë njeriu pas meje. Atëherë e merr dexhali për ta therur por atij i bëhet qafa prej bakri dhe nuk ka mundesi t’i bëjë gjë. Atëherë e kap atë prej duarsh dhe këmbësh dhe e hedh, njerëzit mendojnë se e hodhi në zjarr por u hodh në xhenet (sepse dexhali e hodhi në zjarrin e tij i cili në të vërtetë është xheneti ndërsa xheneti i tij është zjarri i vërtetë). Thotë profeti salallahu alejhi ue selem: Ky është dëshmori më i madh tek Zoti i botërave.
32. Më pas e drejtojnë atë melaiket drejt Shamit (dmth dexhalin) deri sa shkon në malin Ilija dhe rrethon një grup muslimanësh. Hasin muslimanët shumë vështirësi. Njerëzit ikin prej dexhalit nëpër male. Thotë Umu Sherik bintu Ebil Aker: O i Dërguari i Allahut, ku jane arabët atë ditë? Tha: Ata atë ditë do jenë pak. Drejtuesi i tyre do jetë nje njeri i mirë (ai është Mehdi). Thotë Profeti, salallahu alejhi ue selem: Mehdi është prej familjes time prej fëmijëve te Fatimes do t’a rregullojë atë Allahu për një natë. Emri tij përputhet me emrin tim dhe emri i babait të tij me emrin e babait tim. Nuk ka flokë në fillim të kokës hundën e ka të gjatë e të hollë. Do t’a mbushi tokën me drejtësi siç u mbush me padrejtësi. Do sundojë shtatë vjet.
Thotë profeti salallahu alejhi ue selem: Dy grupe prej umetit tim i ka ruajtur Allahu prej zjarrit. Një grup që do luftojë Indinë dhe grupi tjetër është grupi që do jetë me Isën, birin e Merjemes, alejhi selam.
Kush prej jush e takon atë le t’i japë prej meje selam.
34. Ndërkohë që imami i tyre kishte dalë për të falur namazin e sabahut zbret Isa ibnu Merjem prej qielli tek minarja e bardhë në lindje të Damaskut i veshur me dy rrobe të ngjyrosura me uers (një lloj bime që rritet vetëm në Jemen) dhe za’feran ka vendosur duart e tij mbi krahët e dy melekëve kur e ul kokën dhe e ngre i kullojnë djersë sikut te jenë gurë të çmuar. Nuk mundet për një mosbesimtar që t’a arrijë fryma e tij dhe të mos vdesë. Fryma e tij arrin sa arrin shikimi i tij.
35. Thotë Profeti, salallahu alejhi ue selem: Nuk ka ndërmjet meje dhe atij asnjë profet. Ai do të zbresë, prandaj njiheni atë (nga këto shenja): Nuk është as shumë i gjatë dhe as i shkurtër, i bardhë në të kuqe, me dy rroba me ngjyrë të verdhë, shumë të lehtë. Koka e tij duket sikur kullon mgjth se nuk është e lagur. I lufton njerëzit për Islamin (dmth qe të bëhen muslimanë), thyen kryqin, vret derrin dhe heq xhizjen (një shumëparash që e e merr shteti Islam prej itharëve të librit që jetojnë në të dhe nuk duan të bëhen muslimanë). I shkatërron Allahu në kohën e tij të gjitha fetë veç Islamit. Si do jetë gjendja juaj kur te zbresë tek ju i biri i Merjemes dhe drejtuesi juaj do jetë prej jush [në një transmetim thuhet] dhe ju drejton ju prej jush. I thotë Ibnu Ebi Dhi’b (atij që e transmeton këtë hadith): A e di ç’domethënë kjo? I thashë: Ma thuaj. Tha: Ju drejton ju me librin e Zotit tuaj dhe me sunetin e Profetit tuaj, salallahu alejhi ue selem.
36. Kthehet imami mbrash që të dalë Isa alejhi selam imam dhe i thotë: falu ti para nesh. Isa alejhi selam vendos dorën e tij mes shpatullave të tij dhe i thotë: Jo, ju jeni të parë për njëri – tjetrin si nderim prej Allahut për këtë umet, prandaj dil falu ti dhe falet për ta imam ai që ishte.
37. Më pas shkon dexhali në malin Ilija dhe rrethon në të një grup muslimanësh.Thonë ata që drejtonin (muslimanët): Çfarë prisni prej këtij taguti? Luftojeni deri sa të shkoni tek Allahu (deri sa të vdisni) ose të fitoni dhe vendosin t’a luftojnë kur të vijë agimi.
38. Ndërkohë që ishin duke u pregatitur për luftë, po pregatisnin rreshtat, u thirr ikameti dhe vjen Isa ibnu Merjem del imam. Kur e ngre kokën nga rukuja thotë: E dëgjon Allahu atë që e falenderon, e vraftë Allahu mesihun dexhal dhe i ndihmoftë muslimanët. Kur mbaron thotë: Hapni portën dhe e hapin. Mbas tyre është dexhali me shtatëdhjetë mijë çifutë të gjithë kanë shpata dhe janë veshur rroba jeshile. E kërkon atë Isa alejhi salatu ue selam.
39. Shkon Isa me heshtën e tij drejt dexhalit dhe kur e shikon atë dexhali shkrihet siç shkrihet kripa në ujë e nëse do t’a linte do shkrihej deri sa të vdiste por e vret Allahu me dorën e tij (e Isës) dhe ia mundëson të shikojë gjakun e tij (dexhalit) në heshtën e tij. E arrin atë në portën lindore të Lud-dit dhe e vret atë (në një transmetim thuhet) e vdes atë Allahu në Akabetu Ufejk (që ndodhet në Jordani).
40. I mund Allahu çifutët duke i lehtësuar muslimanëve t’i luftojnë e t'i mundin ata. Aq sa nuk ngelet asgjë që e ka krijuar Allahu pas së cilës fshihen çifutët pa e bërë Allahu të flasë qoftë gur, dru, mur dhe kafshë – veç pemës garkad sepse ajo është prej pemëve të tyre – do thotë: o rob i Allahut o musliman këtu pas meje është një çifut prandaj eja dhe vrite.
41. Jetojnë njerëzit pas tij (dmth vdekjes së dexhalit) shtatë vjet pa pasur ndërmjet tyre armiqësi.
42. Do jetë Isa alejhi salatu ue selam vërtetues i Muhamedit për umetin e tij gjykues i drejtë për ta, drejtues i udhëzuar dhe i drejtë. I lufton njerëzit për Islamin (që të pranojnë Islamin), thyen kryqin dhe ther derrin shfuqizon xhizjen nuk e merr sadakanë qoftë edhe dele ose deve. Largohet urrejtja hasedi. Thërrasin (njerezit): Kush e pranon pasurinë (për sadaka)? Por s'e pranon askush. Aq sa do jetë një sexhde më e mire se gjithë bota dhe ç'ka brenda saj. E do jetë lutja vetëm për Zotin e botërave. Pasha Atë në dorë të të cilit është shpirti im, do bëjë telbije (nijeti për haxh ose umre dhe thënia me gojë: lebejke Allahume lebejk…) i biri i Merjemes në rrugën e Reuhas (një vend ndërmjet Mekës dhe Medines) për haxh ose umre ose për të dyja.
43. Më pas vijnë tek Isa i biri i Merjemes disa njerëz që i ka mbrojtur Allahu prej tij (dmth dexhalit). U fshin fytyrat dhe u tregon atyre gradat që kanë në xhenet. Kur ndërkohë i shpall Allahu Isës (dhe i thotë) se Unë kam nxjerrë një grup (të madh) njerëzish që nuk ka mundësi askush t’i luftojë ata. Prandaj mbroji robërit e Mi në (malin) Tur. Kështu dërgon Allahu Je’xhuxhët dhe Ma’xhuxhët. Ata vijnë nga të gjitha anët (dmth që janë shumë). Kalojnë të parët e tyre pranë liqenit Taberije (i cili ndodhet në Jordani) dhe e pijnë të gjithë ujin. Kalojnë të fundit dhe thonë: Këtu ka pasur ujë dikur dhe ecin deri sa shkojnë tek mali i hamrit – i cili është mali i xhamisë së Kudsit – dhe thonë: Vramë ç'ka kishte në tokë ejani të vrasim çka është në qiell. Qëllojnë me shigjetat e tyre nga qielli dhe Allahu ua kthen ato të përlyera me gjak.Rrethohet i Dërguari i Allahut Isa alejhi selam dhe shokët e tij, aq sa koka e demit do jetë për ndonjërin prej tyre më e mirë se një qind dinar (ari) për ndonjërin prej jush sot. I lutet Allahut i Dërguari i Allahut Isa alejhi selam dhe shokët e tij (që ti shpëtojë prej tyre) dhe u dërgon Allahu atyre negafin (një lloj krimbi) në qafat e tyre dhe vdesin të gjithë sikur të ishte një njeri i vetëm. Më pas zbret i Dërguari i Allahut Isa dhe shokët e tij në tokë dhe venë re se nuk ka ngelur pëllëmbë vendi pa e mbushur ata me kalbësinë e tupave te tyre dhe erën e tyre të keqe. I lutet Allahut i Dërguari i Allahut Isa alejhi selam dhe shokët e tij (që ti largojë trupat e tyre) dhe dërgon Allahu ca zogj si qafat e deveve që i marrin trupat e tyre dhe i hedhin ku të dëshirojë Allahu.Më pas dërgon Allahu një shi që nuk le pa lagur shtëpi prej balte e as prej lecke. E lan tokën dhe e bën si pasqyrë. Më pas i thuhet tokës: Nxirri frytet e tua dhe ktheje begatinë tënde. Atë ditë mund të hajë një grup (njerëzish) prej një (kokrre) shege dhe mund të strehohen nën hijen e saj. I jepet begati qumështit aq sa deveja që sa ka pjellë mjafton për (shumë) grupe njerëzish (dmth qumështi i saj). Lopa që sa po ka pjellë mjafton për një fis (të tërë) dhe delja që sapo ka pjellë mjafton për një grup prej njerëzish. (Thotë Profeti salallahu alejhi ue selem): Do jetë demi me kaq e kaq para (dmth shumë shtrenjtë) dhe do shitet kali për pak dirhemë (dmth shumë i lirë). Ka thënë Profeti, salallahu alejhi ue selem: Jetë e mirë do jetë pas (ardhjes së) Mesihut, jetë e mirë do jetë pas (ardhjes së) Mesihut. I jepet leje qiellit të lëshojë shiun dhe tokës që nxjerrë bimët e sikur ta mbjellësh farën në shkëmb do mbinte. Nuk do ketë kopraci smirë dhe as urrjetje.
44. Do hiqet helmi i atyre kafshëve që kanë helm dhe do bjerë paqja në tokë. Aq sa luanët rrijnë me devetë, tigrat me lopët dhe ujqit me delet. Fëmijët luajnë me gjarpërinjtë dhe nuk u bëjnë atyre dëm. Aq sa fëmija fut dorën tek gjarpëri dhe nuk i bën asgjë dhe e resht luanin që të largohet dhe nuk i bën asgjë. Ujku do jetë për delet si të ishte qeni i tyre. Do mbushet toka me paqe siç mbushet ena me ujë. Fjala do jetë një dhe nuk do adhurohet askush veç Allahut. Nuk do ketë luftë. Kurejshëve do t’u merret pushteti dhe thuhet që do jetë toka si një enë prej argjendi do ta nxjerrë bimësinë si në kohën e Ademit.
45. Qëndron Isa alejhi salatu ues selam në tokë dyzet vjet më pas vdes dhe i falin xhenazen muslimanët.
46. Ndërkohë dërgon Allahu një erë të ftohtë nga Shami u hyn atyre nën sqetulla dhe i merr shpirtin çdo besimtari dhe çdo muslimani (në hadithin e Ibn Amrit thuhet: Nuk ngelet në faqen e dheut asnjë (njeri) që ka qoftë dhe një thërrmijë besimi pa ia marrë shpirtin edhe sikur ndonjëri prej tyre të jetë në brendësi të malit. Ngelen vetëm njerëzit e këqinj (të cilët shpejtojnë për tek epshet dhe dëshirat e tyre) si shpendët. (Do jenë në padrejtësi) si egërsirat. Nuk e njohin të mirën e as nuk e kundërshtojnë të keqen. U vjen atyre shejtani e u thotë: A nuk po më bindeni? I urdhëron të adhurojnë idhujt e i adhurojnë. Mgjth këtë, rrizkun e kanë të shumtë dhe jetesën të mirë Bëjnë marrëdhënie si gomerët. Mbi këta njerëz do bëhet Kijameti.
47. I fryhet Surit. Çdo kush që e dëgjon (ngre kokën) ul njërën anë të qafës dhe ngre tjetrën. I pari që e dëgjon është një burrë që është duke rregulluar kasollen e deveve të tij. Vdes dhe vdesin njerëzit (të gjithë).Më pas dërgon Allahu – ose tha: hedh Allahu një shi sikur të ishin pika vese dhe mbijnë prej tij trupat e njerëzve. “Me pas fryhet përsëri dhe kur ja ata janë ne këmbë dhe shikojne” [Zumer 68] më pas u thuhet (melaikeve) nxirrni grupin e zjarrit (që do hyjë zjarr) thuhet sa? U thuhet: Nga çdo një mijë nëntëqind e nëntëdhjet e nëntë. Kjo është dita “që do thinjen fëmijët” [El Muzzemil 17] Kjo është “dita që do të zbulohet parakëmba” [Kalem 42].[Këto ishin fjalët e fundit që ka shkruar shejhu i nderuar Muhamed Nasirudin El Albani prej këtij libri me vlerë. Allahu e mëshiroftë me mëshirën e Tij të gjerë dhe ia shtoftë shpërblimin] botuesi.
Shkruar nga Abdurrahim Balla