Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Shakaja në Islam. Deri ku janë kufijtë

Disa njerëz bëjnë aq shumë shaka, saqë u bëhet edhe shprehi apo zakon. Kjo është e kundërta e natyrës serioze, e cila është karakteristikë e besimtarëve. Shakaja është një pushim, një qetësim (çlodhje) nga serioziteti dhe angazhimi; ajo është një qetësim i vogël për shpirtin.
Um-mer bin Abdul-Azizi (r.a.) thoshte: “Druaju shakasë së pavend, meqë ajo është marrëzi dhe prodhon armiqësi.”
Imam Neveviju (All-llahu xh.sh. e mëshiroftë) thoshte: “Shaka e ndaluar është ajo e cila është e tepruar dhe e vazhdueshme, e cila të shpije në qeshje të tepruar dhe në ngurosje (vrazhdësi) të zemrës, ajo të shkëput nga të përkujtuarit e All-llahut (xh.sh.) dhe shpesh të shpije në ndjenja të vrazhda, prodhon urrejtje dhe njerëzve ua humb respektin dhe dinjitetin. Por ai që dëshiron të ruhet nga rrëziqe të tilla, le të bëjë shaka ashtu siç e kishte zakon të bëjë edhe i Dërguari i All-llahut (a.s.)”
Sa’d bin Ebi Vek-kas (r.a.) thoshte: “Vendos kufijë në shakatë tua, sepse dalja në ekstrem ta humb respektin dhe nxit budallenjtë kundër  teje.”
Pra, siç po shihet qartë, sasia e shakasë duhet të jetë sa kripa në gjellë.
Pejgamberi (a.s.) thoshte: “Mos qesh shumë, sepse të qeshurit e tepërt e vdesë zemrën” ( Sahihul-Xhami’, 7312.)
Um-mer bin el-Hat-tabi (r.a.) thoshte: “Kushdo që qeshë tepër ose bënë shaka tepër     e humb respektin, dhe kushdo që vazhdon (mban avazin e njejtë) në bërjen e diçkaje, ai do të dallohet mu për atë.”
Andaj kujdes nga shakaja pa vend, sepse ajo i shkakton njeriut humbjen e respektit, si dhe i sjellë poshtërimin pas nderimit.
Dikush i tha Sufjan bin Ujejnes (r.a.): “Shakaja nuk është e mirë, ajo duhet të dënohet. Ai ia ktheu: Përkundrazi, ajo është Sun-net, ama vetëm për ata që dinë ta bëjnë atë dhe dinë ta bëjnë në momnetin e duhur.”
Në ditët tona, megjithëse Um-meti ka nevojë ta rrisë dhe përforcojë dashurinë në mes individëve dhe ta çlirojë vetën nga mërzia, është shkuar shumë largë në lidhje me relaksimin, të qeshurit dhe shakanë. Kjo dukuri është bërë një zakon që po i mbush mexhliset e tyre dhe po ua shkreton kohën, kështuqë jetët e tyre janë të quara dëm dhe gazetat e tyre janë përplotë shaka, barcaleta e gjëra pa rëndësi.
I Dërguari i All-llahut (a.s.)  thoshte: “Sikur të dinit atë që di unë, shumë pakë do të qeshnit e shumë do të qanit.”  Në Fet-hul-Bari thuhet: Ajo çka nënkuptohet këtu ka të bëjë me Fuqinë e All-llahut (xh.sh.) dhe hakmarrjen e Tij ndaj atyre që nuk i binden Atij dhe llahtaritë që ndodhin gjatë momentit të vdekjes, në varr dhe në Ditën e Ringjalljes.
Muslimanët dhe muslimanet duhet të jenë të gatshëm e të kujdesshëm për të zgjedhur shokë të ndershëm dhe seriozë gjatë jetës së tyre, të cilët do ti ndihmonin për ta mirëpërdorë kohën dhe për të sakrifikuar për hirë të All-llahut (xh.sh.) me seriozitet dhe vendosmëri, pra të jenë njerëz të mirë dhe të ndershëm, shembulli i të cilëve mund të pasohet.
Bilal bin Sa’d thoshte: “I shihja ata (Sahabët) që me shaka bënin gjoja po ziheshin rreth ndonjë pasurie, prone a të mire tjetër të kësaj bote dhe qeshnin me njëri-tjetrin, ama kur vinte nata ishin asketë të vërtetë.”  
Ibn Um-meri (r.a.) u pyet: “A kanë qeshur (a kanë bërë shaka) shokët e Pejgamberit (a.s.)? Ai tha: “Po, mirëpo besimi në zemrat e tyre ishte sikurse malet.”
Kështu pra, ti duhet të ndjekësh shembullin e njerëzve të tillë, të cilët ishin fisnikë gjatë ditës, kurse asketë (adhuruesë të jetë të devotshëm) gjatë natës.
All-llahu (xh.sh.) na ruajtë ne, ju dhe prindërit tanë në Ditën e Llahtarisë së Madhe,      e na bëftë prej atyre të cilëve atë Ditë të Madhe do tu vijë thirrja:
“Futuni në Xhen-net, nuk ka frikë për ju, e as brengosje.” (A’raf,  49)
Pra të nderuar vëllezër e motra, e pamë se si qendron puna e të bërit shaka në Islamin tonë të vërtetë e të dashur, andaj më poshtë po japim disa shaka të vogla, të arsyeshme sa për relaksim:
1.
Një burrë po shetiste në një park të Nju Jorkut. Papritmas sheh një vajzë të vogël, të cilën po e sulmonte një qen i racës Pit Bull. Ai vrapoi drejt saj dhe filloi luftën me qenin. Fatmirësisht ia doli mbanë që ta mbyste dhe e shpëtoi vajzën. Një polic që e pa skenën vrapoi dhe i tha burrit: Je një hero, nesër do të lexosh në të gjitha gazetat: “Nju Jorkezi trim i shpëtoi jetën një vajzeje të vogël. ”  Burri ia ktheu: Por, unë nuk jam nga Nju Jorku!  Atëherë, do të shkruajnë gazetat që në mëngjes: “Amerikani trim i shpëtoi jetën një vajze të vogël.”- iu përgjigj polici. Por unë nuk jam as Amerikan! - tha burri.  Aha, por atëherë çfarë jeni? Burri iu përgjigj: Unë jam Saudian (nga Arabia Saudite)! Të nesërmen shkruanin gazetat: “Ekstremisti Islamik mbyti një qen të pafajshëm amerikan!”
2.
Ky rast ka ndodhur në Azinë jugore. Një njeri ishte duke u falur në shtëpinë e tij. Ai gjatë namazit ishte duke u ngutur tej mase, siç ngutemi shumica prej nesh. Kur papritmas ndëgjoi se dera prapa tij u hap. Gjersa hynte dikush në dhomë, filloi që ti zgjaste rukunë dhe sexhdet e tij. Pasi që e kreu namazin, ktheu kokën që të shihte se kush kishte hyrë në dhomë. Po çka të shihte se! Në dhomë kishte hyrë një qen!
3.
Një grua plakë ishte e njohur nga të gjithë për Imanin e saj dhe i besonin të gjithë kur    u fliste rreth tij (Imanit, konkretisht Islamit.) Ajo zakonisht qendronte para shtëpisë  së saj dhe thoshte Elhamdulil-lah saherë që kalonte dikush pranë saj dhe  e përshëndeste. Komshiu i parë i saj ishte një ateist, icili sa herë që e dëgjonte plakën që   e falënderonte Zotin, ai xhindosej dhe bërtiste “Nuk ka Zot!”  Dikur, për plakën erdhën ca kohë të vështira, andaj ajo i lutej All-llahut xh. sh. që ti ndihmonte. Ajo lutej edhe me zë të lartë gjatë namazit të natës: “O All-llah! Kam nevojë për ushqim! Jam duke kaluar në kohë të vështirë, të lutëm Zot, të lutëm Zot më dërgo ca gjëra ushqimore!” Ateisti rastisi që ta dëgjojë plakën që lutej dhe vendosi që ta vëjë në kurth. Të nesërmen, zonja doli si zakonisht tek veranda para shtëpisë, kur çka të shihte, një çantë përplotë gjëra ushqimore dhe bërtiti “Elhamdulil-lah.” Komshiu në atë çast kërceu nga prapa një shkurreje dhe i tha “Aha!  A të kam thënë se nuk ka Zot. Unë t’i kam blerë këto gjëra, e jo Zoti!” Atëherë plaka nga gëzimi që e kaploi edhe më shumë, fillloi të kërcente dhe ti përplaste duart duke thënë “ELHAMDULIL-LAH VE SHUKRULIL-LAH, All-llahu xh.sh. jo vetëm që mi solli ushqimet, por gjithashtu e bëri edhe shejtanin që ti paguaj ato!
4.
Dy burra ishin duke udhëtuar në një aeroplan për një udhëtim biznesi, kur një çift musliman hipi në aeroplan dhe u ulën mu përballë atyre. Dy burrat të etur për shaka të mbrapshta filluan të bisedojnë me zë: “Shefi im do që të më dërgoj në Arabi Saudite, tha njëri, por unë nuk dua që të shkoj, ka shumë musliman atje!” Çifti musliman e dëgjoi dhe filluan të ndjehëshin jo rehatshëm. Burri tjetër qeshi: “Aha, po, edhe shefi im dëshirtonte që të më dërgonte në Pakistan, por unë refuzova… se aty ka shumë musliman!” Duke qeshur ia ktheu i pari: “Njëherë isha në Iran, por jam ndjer ekstremisht keq, për shkak se kishte shumë musliman edhe aty!”  Çiftin se zinte vendi vend nga shqetësimi. Tjetri iu përgjigj: “O,  po… nuk mund të shkosh askund që të ikesh prej tyre… herën e fundit isha në Francë, ku rashë edhe aty në një bandë të tyre!”  I pari qeshte me injorim të madh dhe plotësoi: “Kjo është arsyeja pra që ti kurrë nuk do të më shohesh në Indonezi… sepse ka shumë musliman!”  Në kët çast burri musliman nuk duroi më dhe ju drejtua duke u thënë me edukatë: “Pse nuk shkoni atëherë në Ferr!? Kam dëgjuar se aty nuk ka shumë musliman!!!”


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free