Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

NUK ËSHTË NGA NE AI QË MASHTRON


Rrëfehet për një njeri të ndershëm se i porosiste punëtorët e vet që njerëzve tua paraqesin të metat e mallit nëse gjendeshin në të! Dhe një ditë nga ditët, erdhi një çifut në dyqan, dhe bleu një palë tesha që në to kishte mangësi, kurse pronari i dyqanit nuk ishte prezentë. Shitësi tha në vetvete: ky është çifut dhe s’është me rëndës t’i tregojmë se teshat janë me të meta!

Më vonë erdhi pronari dhe e pyeti për teshat, kurse punëtori iu përgjigj: Ia shita një çifutit për tre mijë dërhem dhe nuk ia tregova të metat!

Pronari i tha: Ku është ai?!

Iu përgjigj: Është kthyer së bashku me karvanin!

Pronari i mori të hollat me vete dhe shkoi pas karvanit, derisa e takoi pas tre ditëve rrugë! Çifutit i tha: O ti filan, ti ke blerë tek unë një palë tesha, dhe në to ka të metë! Merri të hollat e tua dhe sillmi teshat.

Çifuti i tha: Çfarë të nxiti të veprosh kështu?! Pronari i tha: Islami!! I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, na ka mësuar se: “Nuk është nga ne ai që mashtron”.

Çifuti tha: Dërhemët që i pagova teshat ishin falsë! Merri tash këto tre mijë dërhem të vërteta, dhe të shtoj edhe më tepër se ato: Esh-hedu en la ilahe il-lAllah ue esh-hedu ene Muhameden resulullah!!

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free