Tre Zonat e Errëta të Fëmijës në Bark
Në Kur’an thuhet se njeriu krijohet nga një proces tre-fazor në barkun e nënës:...Ai ju krijon juve në barqet e nënave tuaja krijim pas krijimi në tre errësira. Ky është Allahu, Zoti juaj, vetëm i Atij është pushteti. Nuk ka Zot tjetër përveç Tij. E si pra, i shmangeni?
(Sure Ez-Zumer: 6)
Shprehja fi thulumetin thelethin, e përkthyer si “tre errësira”, tregon tre zona të errëta të përfshira në zhvillimin e embrionit. Këto janë:
a) Errësira e abdomenit
b) Errësira e mitrës
c) Errësira e placentës
Siç e kemi parë, biologjia moderne ka zbuluar se zhvillimi embriologjik i fëmijës ndodh në mënyrës e përshkruar në varg, në tre zona errësirash. Për më tepër, përparimet në shkencën e embriologjisë tregojnë se këto zona përbëhen nga 3 shtresa secila.
Muri i jashtëm abdominal përbëhet gjithashtu prej tre shtresash: muskujt e brendshëm oblikë, të jashtëm oblikë dhe transversë abdominalë. 71)
Njësoj, muri i mitrës përbëhet gjithashtu prej tre shtresash: epimetri, miometri dhe endometri. 72)
Përsëri, placenta që rrethon embrionin përbëhet prej tre shtresash: amnioni (membrana e brendshme rreth fetusit), korioni (shtresa e mesme e amnionit) dhe decidua (shtresa e jashtme e amnionit) 73)
Gjithashtu në këtë varg tregohet se një qënie njerëzore krijohet duke kaluar në tre faza të ndryshme. Në të vërtetë, biologjia moderne ka zbuluar se zhvillimi embriologjik i fëmijës ndodh në tre hapa. Në të gjithë tekstet e embriologjisë e studiuara në fakultetet e mjekësisë, sot kjo temë konsiderohet si një element njohurie bazë. Për shembull, në librin Embriologjia Njerëzore Themelore, tekst referimi bazë në fushën e embiologjisë, ky fakt citohet si në vijim: “Jeta në uterus ka tre faza: para-embrionike; dy javë e gjysma e parë, embrionike; deri në fund të javës së tetë, dhe faza e fetusit; nga java e tetë në lindje.” 74)
Këto hapa i referohen fazave të ndryshme të zhvillimit të fëmijës; Shkurtimisht, karakteristikat kryesore të këtyre fazave janë si më poshtë:
- Faza Para-embrionike
Në këtë fazë të parë, zigota ndahet dhe kur ajo bëhet një grup qelizash, ajo ngjitet në muret e uterusit. Ndërsa numri i qelizave vazhdon të rritet, ato vetëorganizohen në tre shtresa.
- Faza Embrionike
Faza e dytë zgjat për pesë javë e gjysëm gjatë së cilës fëmija quhet “embrion”. Në këtë fazë fillojnë të shfaqen organet dhe sistemet kryesore të trupit nga shtresat qelizore.
- Faza e Fetusit
Ng kjo fazë e tutje embrioni quhet “fetus”. Kjo fazë fillon në javën e tetë të shtatzënisë dhe zgjat deri në momentin e lindjes. Karakteristika dalluese e kësaj faze është se fetusi ka pamjen e një qënieje njerëzore, me fytyrën, duart dhe këmbët e tij. Edhe pse është vetëm 3 cm i gjatë në fillim, janë bërë të dukshme të gjitha organet e tij. Kjo fazë zgjat për rreth 30 javë dhe zhvillimi vazhdon deri në javën e lindjes.
Të dhënat mbi zhvillimin në barkun e nënës u bënë të ditura vetëm pas vëzhgimeve me mjete moderne. Përsëri, si shumë fakte të tjera shkencore, këto të pjesë të dhënash gjenden në ajetet e Kur’ani në një mënyrë mrekulluese. Fakti, që një informacion kaq i detajuar dhe i saktë ndodhej në Kur’an në një kohë kur njerëzit kishin të dhëna të pakta mbi çështjet mjekësore, është provë e qartë se Kur’ani është fjalë e Zotit.