Me falni une nuk flas
Më falni, unë nuk flas!Në njërën nga qendrat tregtare, në mesin e madh të njerëzve bie në sy një djalosh i zhvilluar, i cili sillej rreth dyqaneve, nga njëri te tjetri. Sikur synonte diçka. Hynte në njërin dyqan, qëndronte disa minuta dhe më pas kalonte te tjetri, kurse në dorë mbante një çantë. Po t’i afrohesh më afër, të tërheq vëmendjen një letër e vendosur në shpinën e tij “Më falni, unë nuk flas!”
Cili është sekreti i kësaj letre të varur, çfarë mban në dorë dhe pse sillet në këtë mënyrë?
Ai ishte një fëmijë i butë dhe më shëndet të mirë. Mësonte në shkollë si të tjerët, por kur arriti në klasën e gjashtë të fillores, Allahu e sprovoi me një sëmundje në kordat e zërit, kështu që zëri filloi t’i dobësohet gradualisht, saqë nuk pati më mundësi të flasë. Kështu ndodhi.
Djaloshi po jeton dhe po i kalon ditën pa gjuhë dhe mundësi për komunikim. Me kalimin e kohës, shokët filluan të mërziten prej tij, saqë e ndiente veten të tepërt nëpër takime. Vetëm dëgjonte dhe nuk kishte mundësi të bisedonte. Kështu ndihej keq dhe u largua prej tyre.
Djaloshi u rrit dhe filloi të kërkojë vende ku nuk kishte nevojë për fjalë e biseda. E gjeti veten në dëgjimin e ligjëratave shkencore dhe mësimeve edukative. Kështu filloi të ndikohet nga mësimet mbi rëndësinë e shërbimit mbi Islamin dhe thirrjes në fenë e Allahut të Lartësuar. Ai nuk e injoroi veten duke u arsyetuar se nuk kishte mundësi, por kontribuoi në shërbim të fesë së tij me ato mundësi që i përgjigjeshin gjendjes së tij.
Ai punonte si fotokopjues dhe nga paga e marrë kishte vendosur që të ndante një pjesë për të blerë kasata (CD) dhe broshura edukative. Filloi të ecte nëpër qendra tregtare duke shëtitur nga një dyqan në tjetrin. Atë të keqe që e shihte, zgjidhte CD-në e nevojshme dhe ia dhuronte pronarit ose pronares. Këtë e bënte me buzëqeshje dhe dilte nga dyqani duke i bërë me shenjë në shpinë për letrën e varur “Më falni, unë nuk flas!”. Kështu vepronte gjatë tërë javës.
Unë nuk di si ta shpreh habinë time: për vendosmërinë e tij në thirrjen e Allahut apo për shikimin e tij pozitiv mbi jetën dhe për atë me të cilën është sprovuar?
Një njeri e kishte pyetur pasi i kishte ndjekur lëvizjet e tij në davet: -A ke pasur reagime ose suksese?
Djaloshi i shkroi: -Po, pasi kam hyrë në një dyqan dhe pashë veprime të këqija, i dhurova shitësit një CD me vlerë dy rijalë (40 centë). U largova dhe pas disa muajsh kalova sërish atypari. Në realitet e kisha harruar se kisha hyrë në atë vend një herë. Me të hyrë në dyqan, shitësi më takoi me buzëqeshje dhe më përqafoi.
I habitur paksa i thashë: -Kush jeni ju, ndoshta doni dikë tjetër? Më tha: -Ty të dua. A nuk jeni ti që ma dhurove atë CD-në?! Dhe e nxori nga xhepi. I thashë: -Po, unë jam. Më pas tha: -Vëlla, ne jemi tetë veta që nuk kemi ditur asgjë për Islamin përveç emrit (Islam).
Bënim çdo të keqe. Pasi dëgjuam CD-në, deshi Allahu i Lartësuar dhe më pas shkaktar ishe edhe ti dhe u kthyem në rrugën e Tij. Jemi larguar nga veprat që bënim dhe i kemi përmirësuar lidhjet me Allahun. Allahu të shpërbleftë!
Vetvetiu pyetja bëhet: Edhe pas kësaj, vallë, a mund të gjejë i arsimuari arsye neglizhence në shërbim të Islamit?