Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Buzeqeshje te shkelqyeshme

Siç është e ditur se shejtani dëshiron që të rrënojë shoqërinë muslimane, për atë ai edhe organizon kurthe dhe plane të ndryshme, e nga këto plane është edhe rrënimi i familjes muslimane, ngase ajo është tulla e parë për ndërtimin e shoqërisë. E kjo na bëhet edhe më e qartë nga hadithi që transmeton Xhabiri [Zoti qoftë i kënaqur me të] ku thotë se Pejgamberi s.a.v ka thënë: "Shejtani vendos arshin e tij mbi ujë e pastaj dërgon parin e tij, e më afër tij nga ata është ai që bën sprovë [çregullim] më të madhe, e njëri prej tyre vjen tek ai dhe i thotë: Nuk e kam lënë derisa e kam ndarë atë me gruan e tij [shoqen e tij] Tha: E afron atë afër vehtes dhe i thotë: Po ti [je ai që e meriton këtë vend]." Ngase ndarja e dy bashkëshortëve është rrënim i shoqërisë nga themeli, e pikërisht kjo është për qëllim. Për atë edhe lypet nga bashkëshorti që të sillet mirë me familjen e tij dhe të zgjedh fjalë më të mira në mënyrë që të mos të ndërsejë shejtani mes tyre. Allahu s.v.t. ka thënë:"E ti robëve të Mi thuaj :Le ta thonë atë që është më e mira se djalli ndërsen mes tyre." E fjala e mirë zgjeron gjoksin, vazhdon jetën, shpërndan lumturi mes dy bashkëshortëve, vërteton krijimin e grave si prehje për burrat, përforconë lidhjet e dashurisë dhe afron mëshirë mes dy bashkëshortëve . All-llahu s.v.t. ka thënë: "Dhe nga faktet e Tij është se Ai krijoi për ju gra në mesin tuaj, ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe Ai vendosi mes jush dashuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë"


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free