Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Callma e hoxhes

Tregohet se një hoxhë teksa ishte duke ecur i menduar rrugës, një person i merr çallmën që kishte mbi kokë dhe ia jep vrapit sa mundte. Hoxha iu qep nga pas, jo për të marrë çallmen, por për ti thënë:”Ta kam falur. Thuaj: e pranova. Ta kam falur. Thuaj: e pranova.”

Ky hoxhë, mesa duket e kuptoi se ishte nevoja imediate e këtij personi, ajo që e shtyu ti heqë çallmen nga koka, e mandej ta shesë. Kjo, edhe pse çallma e tij nuk mund të shitej më shumë se pesë dërhemë. Kjo intuitë, ia zbuti zemrën dhe menjëherë iu vu pas, që ta qetësojë duke ia dhuruar çallmen, me qëllim që të paktën të mos e vrasë ndërgjegja në të ardhmen.

Sot, ne kemi nevojë të ngutshme për të përvetësuar mënyrën si mendoi ky hoxhë i nderuar, ashtu siç kemi nevojë për zemërbutësinë dhe ndjenjat e tij. Në përgjithësi, shumica e gabimeve dhe teprimeve që ndodhin këtu e atje, nuk vijnë nga persona të ligë dhe agresivë. Në fakt, ato vijnë nga persona që po kalojnë momente të vështira dhe sfida, të cilat u imponohen duke i bërë ta humbasin toruan dhe logjikën. Vepra dhe reagime të tillë, vijnë nga persona të cilët përjetojnë momente dobësie kur gjenden përballë tundimeve të fuqishme, prej njerëzve të cilët i kanë keqkuptuar disa gjëra, për rrjedhojë kanë sjellje dhe qëndrime të gabuara.

Është krejt kollaj që ti akuzojmë, të mendojmë keq për ta, ti kritikojmë, madje dhe ti ndëshkojmë. Por është e vështirë ti kuptojmë motivet e vërteta të kësaj sjelljeje të papëlqyeshme dhe të këtij qëndrimi negativ. Është e vështirë ti justifikojmë, ti falim dhe ti harrojmë. Për këtë, lipset transparencë, zemërbutësi dhe kreativitet.

Shumë shpejt, ne do të fillojmë një vit të ri, i cili sikur na fton të adaptojmë shpirtin e madh dhe zemërgjerësinë e hoxhës tonë protagonist, me qëllim që të ngulitet dhe rrënjoset në brendësinë tonë koncepti i faljes, tolerancës dhe dashamirësisë.

Kur vetë ne bëjmë gafa dhe gabime të rënda, kërkojmë plot seriozitet dhe vendosmëri që të tjerët të na arsyetojnë, të na kuptojnë dhe të na justifikojnë, bazuar në motivet dhe shkaqet që na detyruan të sillemi në atë mënyrë. Kjo na bën që me njerëzit, të sillemi ashtu siç do të donim të silleshin ata me neve.

Toleranca, është ajo fuqi e cila të bën të sillesh butësisht dhe me zemërgjerësi, qoftë dhe me dikë që të vjedh çallmen.

 


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free