Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Jeta eshte e bukur

Në një qytet të vogël, kishte kohë që ishte hapur një dyqan ku shiteshin kafshë të ndryshme. Fëmijët ishin vizitorët më të shpeshtë të dyqanit, pasi qëndronin pranë xhamit nga ku dallonin kafshët e shumta dhe të bukura brenda.Një ditë, në dyqan vjen një djalë i vogël i cili i drejtohet shitësit:”Zotëri! Sa kushton një nga këto qentë e vegjël këtu?”Shitësi ia ktheu:”Një qen nga këto, kushton dyzet dollarë.”

Djali futi dorën në xhep dhe që andej nxori kursimet e tij. Pasi i numëroi dhe një herë një e nga një, pa se kishte vetëm dy dollarë e tridhjetë e shtatë cent.

Djali u hodhi një vështrim plot keqardhje qenve të vegjël, të cilët luanin kërcenin dhe hidheshin përpjetë në ambientet e dyqanit. Ai i ktheu të hollat sërish në xhep dhe u mat të dalë nga dyqani, por... Teksa po dilte, sytë i ndeshën njërin nga punonjësit e dyqanit, i cili mbante në krahë një qen të vogël, i cili dukej se ishte i sëmurë. Djali u kthye sërish dhe e pyeti shitësin:”Çfarë ka ky qeni i vogël?”

Shitësi iu përgjigj:”Ky qeni vuan nga një dëmtim në këmbën e tij dhe nuk do të mund të vrapojë e kërcejë si gjithë qentë e tjerë. Në çast, sytë e djalit shkëlqyen dhe një shpresë dukej se i lindi në fytyrë. Mandej, pa e zgjatur i tha shitësit:”Është ky qeni që dua. Sa kushton ai?”Shitësi i tha:”Nuk jam i bindur nëse dëshiron të blesh me të vërtetë një qen të tillë, i cili kurrë nuk do të mund të vrapojë dhe kërcejë siç do të dëshiroje ti.”Djali i tha:”Jo, unë dua pikërisht këtë qen.”Shitësi i tha:”Nëse e dëshiron seriozisht dhe do të kujdesesh për të, unë nuk dua asnjë qindarkë, pasi do ta dhuroj.”

Djali i hodhi një sy shitësit dhe pa e zgjatur ia ktheu aty për aty:”Jo. Nuk e dua këtë qen falas. Ky qen vlen aq sa vlejnë edhe qentë e tjerë. Unë jam i gatshëm që ta paguaj çmimin e plotë. Ja ku i ke të gjithë kursimet e mia të deritanishme dhe të premtoj se çdo muaj do të sjell nga një dollar, derisa ti shlyej të gjithë detyrimet.”

 Shitësi mendoi se ky djalë nuk e ka kuptuar tamam problemin e qenit dhe u orvat ti mbushë mendjen sërish se ai qen nuk ia vlen dhe se kurrë nuk do të mund të vrapojë si qentë e tjerë.

 Atëherë, djali iu afrua shitësit, u përkul dhe i zbuloi gjysmën e poshtme të këmbës së tij. Shitësi pa se gjysma e këmbës së djalit përbëhej nga një pjesë hekuri. Djali i tha:”Kur kam qenë i vogël, më ndodhi një aksident dhe humba këmbën. Në vend të saj, doktorët më vendosën këtë hekur. Që atëherë, unë nuk vrapoj dot si të gjithë fëmijët e tjerë. Ky qen i vogël, ka nevojë për dikë që ia di hallin, për dikë që të vrapojë me të. Unë jam i sigurt se ai do të marrë zemër kur të më shohë duke vrapuar përkrah tij!!!


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free