Koha
Na ishte seç na ishte. Na ishte një herë një ishull në të cilin jetonin ndjenjat dhe vlerat tjera njerëzore: vullneti i mirë, brenga, dituria... dhe, në mes tjerash, në këtë bashkësi ishte edhe dashuria.Një ditë, ata kuptojnë se ishulli i tyre do të fundoset, andaj, përgatitën barkat dhe mjetet tjera të lundrimit për një evakuim emergjent nga ishulli. Nga të gjithë të tjerët, vetëm DASHURIA fillimisht nuk deshi të largohet dhe vendosi të qëndronte deri në fund aty. Kur ishulli u rrezikua aq nga zhytja, në momentin e fundit, DASHURIA vendosi të kërkoj ndihmën e shpëtimit.
Me barkë në ikje, afër saj, së pari kalon PASURIA, dhe DASHURIA e lut që ta merr edhe atë me veti. Por, PASURIA si gjithnjë krenare në vete e refuzon me këto fjalë:
- “Nuk mundem të të marr DASHURI, sepse barka ime është përplot me flori, dhe, nëse do të na bashkëngjitësh edhe ti, nga pesha e tepërt ekziston rreziku që të tytë së bashku të fundosemi në ujë.”
Pas këtij refuzimi, pa i humbur në tërësi shpresat, DASHURIA vendosi ta pyeste KRENARINË, e cila, me barkën e vetë madhështore, po ashtu kaloi atypari.
- “KRENARI, po të lutem! A mundesh të më marrësh me vete edhe mua?
- “Nuk mundem të të ndihmoj, DASHURI. – përgjigjet prerë KRENARIA – “Këtu tek unë është aq përsosur, saqë, nëse do të vish edhe ti, ka mundësi të ma dëmtosh barkën time dhe luksin personal në të.
Më pas DASHURIA me lutje të njëjtë, i drejtohet BRENGËS, e cila në ikje , po ashtu, me barkën e vetë kalonte atypari ,
- “Oh, DASHURI,”- i përgjigjet BRENGA - “Aq jam i brengosur në këto momente, saqë nuk mundem ta kem pranë askënd ”.
Kur,VULLNETI I MIRË, si i fundit ikanak, kaloi aty pranë, ai ishte aq i lumtur dhe i tretur në vete, saqë, as e dëgjoi lutjen e dashurisë.
I humbur në pashpresë për shpëtim, papritmas DASHURIA dëgjon zërin që e ftonte nga larg:
- “Eja, DASHURI, unë do të marrë me vete!”
Ishte ky një plak me një barkë të vogël që furishëm i afrohej për ta marrë. Kur arritën ne bregdet, DASHURIA zbarkohet aty, ndërsa plaku shpëtimtar largohet pa lënë asnjë gjurmë. Nga preokupimi i frikës për shpëtim të mundshëm që e kishte kapluar, DASHURIA harroi fare ta pyeste plakun se kush ishte. Tek më vonë, ajo e kuptoi rëndësinë e shërbesës së madhe të plakut që i kishte bërë dhe nga kureshtja e pyet DITURINË:
- “DITURI e dashur! Ti sigurisht duhet ta dish se kush ishte plaku im shpëtimtar që më morri në momentin e fundit nga ishulli që fundosej.
- “Ishte KOHA.” – ju përgjigj DITURIA.
- “KOHA?! - pyeti i befasuar DASHURIA – “Pse të më shpëtoj KOHA mua?
Në këtë pyetje kureshtare të DASHURISË, DITURIA ju përgjigj shkurtë dhe prerë:
- “Sepse, gjithmonë në këto raste, vetëm KOHA është e aftë që ta kuptoj se sa shumë është e rëndësishme DASHURIA në jetë...”