Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Zbritja e Isait a.s

Prej shenjave të mëdha të ditës së Kijametit është edhe zbritja e Isaut, birit të Merjemes. Për këtë tregojnë edhe ajetet fisnike edhe hadithet. Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Dhe çdo pasues i librit patjetër duhet t’i besojë para vdekjes së tij. Ndërsa në Ditën e Kijametit ai do të jetë dëshmitar kundër tyre”. Pra çdo pjesëtar i pasuesve të librit do të besojë në Isaun para vdekjes së tij, ndërsa Isau do të dëshmojë kundër tyre Ditën e Kijametit. Po ashtu, Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Dhe ai është shenjë për Kijametin, e mos dyshoni në të, kjo është rruga e drejtë”.
Pra Isa është shenjë e afrimit të Ditës së Kijametit. Dhe për zbritjen e tij janë përputhur shumë informata. Ai tani është në qiell, e ka ngritur Allahu me trup e me shpirt, e do ta zbres në tokë si udhëheqës i drejtë, udhëheqës me ligjin e sheriatit të zotërisë së pejgamberëve, Muhamedit s.a.v.s.
Nga dy shejhat (Buhariu dhe Muslimi), transmetohet prej Ebi Hurejretes se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Pasha atë në dorën e të cilit është shpirti im, gati sa do të dyshoni në zbritjen e Isës si udhëheqës i drejtë, e ai do ta thyejë kryqin, do ta mbysë derrin, do ta asgjësojë institucionin e xhizjes dhe nuk do të ketë nevojë për ta paguar xhizjen, sepse ai nuk pranon alternativë tjetër, pos pranimit të islamit. Do të ketë pasuri të shpërndarë, sa që askush nuk do të pranojë (sadaka) se nuk do të ketë nevojë. Një sexhde do të jetë më e mirë se tërë kjo botë dhe çfarë ka në të”.
Po ashtu, është dëshmuar në hadithe të vërteta se Isa do ta mbysë dexhallin. Pasi ta kryejë misionit e tij do të vdesë, e namazin e xhenazes do t’ia falin muslimanët, ndërsa do të varroset në dhomën e pastër të Pejgamberit s.a.v.s.


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free