Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Shega - Njëra ndër frutat e lashta që na nevojitet sot!

Në fakt shega është një frutë i cili së bashku me ullirin; rrushin; fikun dhe hurmat janë ndër pemët e para të kultivuara në historinë e njerëzimit. Shkencëtarët mendojnë se pema e vogël e shegës me qëllim u mbjell së pari në Turqi dhe pjesët veriore të Iranit. Por ajo rritet edhe në Kaukasus (Armeni, Aserbejxhan) Taxhikistan: Turkmenistan; Afganistan; Pakistan etj. Pastaj në vendet mesdhetare Spanjë dhe në lindjen e afërme sikur në Palestinë; Egjipt; Marok; Tunizi etj.
Shega arabisht quhet Rumman; latinisht quhet Punica granatum. Është një pemë e vogël gjetherënëse, frytet e së cilës kanë një lëng të ëmbël dhe me aromë të veçantë. Lloji më i mirë i shegës është ajo më e lëngshme dhe me ngjyrë të kuqe të fortë dhe me lëkurë të hollë. Rritet deri në 5 Metra lartësi dhe gjerësi deri në 3 Metra, jeton me qindra vite.
Shegat nuk janë vetëm të shëndetshme por edhe me veti simbolike!
 
Domethënia simbolike
Shega përmendet në tre vende në Kur'an, dy herë sikur dhurata nga All-llahu azze ve xhel .
" Ai është që lëshoi nga lartë shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmet, nga sythat e tyre kalaveshë të afërt (për t'i vjelë). Edhe kopshte me hardhi, ullinj e shegë të ngjashme (në dukje) e të llojllojshme (në shije). Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen (të gjitha këto nga shiu). Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë." (Kur'an, 6:99)
"Ai (All-llahu) është që krijoi kopshte (bimët e të cilave) të ngritura lart (në shtylla) dhe të rrafshëta (të shtrira në tokë), edhe hurmet dhe drithërat me frute (shije) të ndryshme; (krijoi) ullinjtë dhe shegët e ngjashme (nga forma) e jo të ngjashme (nga shija). Hani frutat e tyre kur të piqen dhe ditën e korrjes (të vjeljes) së frutave jepeni atë pjesë që është obligim (të varfërve e nevojtarëve) dhe (hani-jepni) mos teproni, pse Ai nuk i do shkapërderdhësit." (Kur'an, 6:141)
" Aty, në ata të dy, ka hurma dhe shegë" (Kur'an, 55:68)... (Kur'an përkthimi i Sherif Ahmetit )
Ndoshta edhe nga ky fakt se përmendet tre herë në Kur'an thuhet se ngrënia e vetëm tri shegëve brenda një viti mund të pengojë konjuktivitisin atë vit. All-llahu xh.sh. e di më së miri.
Profeti Muhamedi salaAll-llahu alejhi ve selem ka propozuar ngrënien e Shegëve për ta pastruar trupin nga xhelozia dhe inati.
Ebu Nu'ajmi r.a. e transmeton hadithin të cilin e ka dëgjuar nga Enesi r.a. se e kanë pyetur Pejgamberin s.a.v.s. për shegën dhe ai është përgjigjur: " Nuk ka asnjë lloj shege e në të, të mos ketë fara nga shegat e Xhenetit".
Në një hadith tjetër thuhet: "Asnjë shegë nuk piqet, e të mos ujitet madje me një pikë uji nga Xhenneti".
Në një tjetër thuhet: "Çdokush që han shegë, zemra e tij do të dridhet dhe shejtani do të ikë prej tij".
Aliu r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë: "Kushdo që han shegë, në zemrën e tij shkëlqen drita e All-llahut".
Në fenë katolike farat e shegëve simbolizonin individët me fenë e njëjtë, të bashkuar në një bashkësi. Disa komente nga Bibla thonë se pema me të cilën u mashtrua dhe ngrëni Hava në Xhennet dhe pastaj u dëbua nga Xhenneti; ishte shega. Fruti luan një rol të rëndësishëm edhe në fenë Jehude. Këta mendojnë se në shegë janë gjithsej 613 fara, aq janë edhe numri i urdhrave në Dhiatën e Vjetër. Në Budhismus shega është njëra prej tre frutave të bekuara - së bashku me pjeshkën dhe limonin. Ka edhe të dhëna të shumta tjera, por ne po përmendim vetëm këto.
 
Përdorimi në shëndetësi
Shega e pjekur është e nxehtë dhe e lagësht, i ndihmon fytit, mushkërive dhe bronkeve, vepron si lehtësues dhe qetësues i kollës dhe është i mirë për vrerin. Vepron si laksativ i lehtë, pengon kalbëzimin në lukth dhe është më e fuqishmja në mesin e kategorive të ngjashme të ushqimit si burim me vlera të shumta të substancave për tërë trupin. Shega tretet në lukth dhe thithet shpejt për shkak të temperamentit të saj të jashtë zakonshëm dhe të lehtë, e nxeh lukthin ngadalë, i nxjerr jashtë gazrat e lukthit dhe e rrit sasinë e spermës, megjithatë shega nuk duhet të hahet kur njeriu ka temperaturë. Lëngu i shegës shuan etjen, rrit oreksin dhe i jep freski mendimit të njeriut për shkak të efektit pozitiv në sistemin nervor. Gjithashtu përdoret me sukses për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës.
Shega sot festohet sikur një frutë superior. Studimet e shumta kanë ardh në përfundim se lëngu i Shegës ka tre herë nivelin më të lartë të antioxidantëve se të rrushit të zi, çajit jeshil dhe se vena e kuqe. Përmban një sasi të lartë të përbërësve bioaktivë, flavonoide; anthocyane, thartirën phenol; polyphenole; të cilat kanë shumë rëndësi në rregullimin, ripërtrirjen dhe zhvillimin e qelizave. Është edhe shumë e pasur me kalium, potas,hekur dhe Vitaminat A,C dhe E. Në lëvozhgën e shegës ndodhet një substancë tkurrëse që quhet Tanin e cila e shëron barkun. Gjatë studimeve më të reja janë ofruar të dhëna të reja se në lëngun e Shegës janë gjetur dobi të papritura deri më tash. E sidomos bën dobi te sëmundjet Kardiovaskulare - të zemrës, kanceri dhe artriti. Në veçanti janë Polyphenolet të cilat veprojnë si antioxidues, antinfektiv dhe antikarcinogjen dhe me anë të tyre arrihet mbrojtje kundër sëmundjeve të ndryshme. Gjatë përdorimit të shegës ose lëngut të shegës aktivizohen fuqitë autoimunitare të shërimit gjatë: infeksioneve, te kolesterolit të lartë në gjak, te shtypja e lartë e gjakut, te kanceri dhe te sëmundjet nervore .
Përbërësit që gjinden në shegë veprojnë në një mënyrë specifike në qelizat dhe organet e ndryshme. Disa qeliza ngadalësohen ose edhe eliminohen gjatë procesit të tyre,kurse te disa të tjera ndihmon të ripërtërihen dhe të mbrohen nga ndikimet negative. Por fundi i fundit Krijuesi, All-llahu I Madhërishëm që krijoi çdo gjë e krijoi edhe këtë pemë me shumë të mira dhe për të mirën tonë.
Në studimet që vijuan në Qendrën e Zbulimeve në Haifa është zbuluar se lëngu i shegës zbërthen kolesterinën gati përgjysmë dhe kështu zvogëlon nivelin e kolesterinës së dëmshme ( kolesterina që i ngushton arteriet). Provat që janë bërë te minjtë vërtetuan se lëngu i shegëve ka zvogëluar në masë të madhe gëlqerëzimin e arterieve. Në gazetën e Shkollës të Kardiologëve është shkruar mbi studimet e ndikimit të lëngut të shegëve te pacientët me sëmundje ishemike të zemrës. 45 Persona testues kanë pirë mbi tre muaj përafërsisht 240 mililitër lëng të shegëve ose kanë marrë placebo. Gjatë matjes së qarkullimit të gjakut para dhe gjatë mundimeve fizike është vërtetuar se grupi që ka pirë lëngun e shegës kanë pas qarkullim më të lartë dhe efikas të gjakut. Dhe ashtu u vërtetua se një gotë e lëngut të shegëve në ditë e ndihmon dhe përshpejton qarkullimin e gjakut për një të tretën.
Numri i vdekjeve te të sëmurët me Diabetes Typ 2 është nga shkaku i gëlqerëzimit të arterieve. Nga studimet vjen deri te shpresa se lëngu i shegës te këta të sëmurë jep rezultate shumë të mira. Në të gjitha lëngjet sheqeri gjendet i lirë dhe në formë të dëmshme. Te lëngu i shegës këto sheqerna janë me një formë të veçuar të lidhura me antioxiduesit, dhe në atë mënyrë ndalohet sheqeri nga gëlqerëzimi në arterie.
Shumë hetime të publikuara për eksperimente të kryera deri më tash në shtazë, por edhe te njerëzit dhe edhe nga të dhënat klinike të vërtetuara, shega ndihmon te: arterioskleroza; tensioni i lartë i gjakut; sëmundjet e lukthit; infeksionet bakteriale; infeksionet virale ( HIV-1 );kanceri i gjinjve; kanceri në prostatë; kanceri në zorrë; kanceri në lëkurë; kanceri në mushkëri; diabetes mellitus dhe osteoporoza.
Gjatë studimeve është vërtetuar se brendësia e arterieve të qafës të trashura te arterioskleroza, pas përdorimit njëvjeçar të shegës është zvogëluar për 30%, kurse te grupi që nuk kanë përdorur është rritur për 9%.
Te shtypja e lartë e gjakut pas përdorimit njëvjeçar të shegës 21 % ka qenë shtypja më e ulët.
Përdorimi i ekstrakteve të shegës ndihmon edhe te sëmundjet koronare e krijuar nga stresi i lartë. Këtu është vërejtur gjatë studimeve vetëm pas tre muajve të përdorimit 17% qarkullim më i mirë i gjakut në muskulin e zemrës. Kurse numri i rasteve të Angina Pectoris është zvogëluar për 50 %.
Gjithashtu është vërtetuar se qelizat kancerogjene te kanceret e ndryshme, rriten shumë më ngadalë gjatë përdorimit të shegëve.
Duke e parë se ditëve të fundit sëmundjet e atilla kanë marrë përmasa të mëdha neve duhet të vetëdijesohemi dhe të kemi veten parasysh dhe të jemi syhapur që të ruajmë shëndetin tonë e cila gjë sot ka nevojë shumë më të madhe se gati çdo gjë. Natyrisht se ai që i përmbahet urdhrave të All-llahut nuk humb asnjëherë pasi se jeta e kësaj bote është e shkurtër kurse ne kemi edhe ahiretin; por edhe preventiva luan një rol të rëndësishëm në arritjen e shëndetit. Dihet se çdo gjë është në duar të All-llahut subhanehu ve Te A'ela dhe Ai është Sunduesi dhe ne jemi të mbështetur vetëm te Ai. Në një rrëfim thuhet: Thotë I Lartëmadhëruari: "Nëse nuk pendohen Unë jam Mjeku i tyre ( I sprovoj ata që t'i largoj nga gjynahet dhe me anë të sëmundjeve të pastrohen)"
Për fund lus All-llahun azze ve xhel të më fal gabimet që i kam bërë gjatë përthimit dhe përgatitjes së materialit. Nëse e kam qëlluar e falënderoj pa masë se është e mirë e Tij dhe qëllimi final është vetëm arritja e kënaqësisë së Tij për në të dy botërat dhe lus të Lartëmadhëruarin që ta pranojë.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free