Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Sistemoje jeten tende 7

42 pyetjet sistemuese të jetës tënde

Nga: dok. Tarik Suejden

(pjesa e shtatë dhe e fundit)

40 – Cila është tabela e projekteve të tua për pesë vitet e ardhshme?

Roli i parë:

_____________________________________________________________________

Projektet e mia për pesë vitet e ardhshme:

_____________________________________________________________________

Roli i dytë:

_____________________________________________________________________

Projektet e mia për pesë vitet e ardhshme:

_____________________________________________________________________

Roli i tretë:

_____________________________________________________________________

Projektet e mia për pesë vitet e ardhshme:

_____________________________________________________________________

Roli i katërt:

_____________________________________________________________________

Projektet e mia për pesë vitet e ardhshme:

_____________________________________________________________________

Roli i pestë:

_____________________________________________________________________

Projektet e mia për pesë vitet e ardhshme:

_____________________________________________________________________

Roli i gjashtë:

_____________________________________________________________________

Projektet e mia për pesë vitet e ardhshme:

_____________________________________________________________________

Roli i shtatë:

_____________________________________________________________________

Projektet e mia për pesë vitet e ardhshme:

_____________________________________________________________________

Roli i tetë:

_____________________________________________________________________

Projektet e mia për pesë vitet e ardhshme:

_____________________________________________________________________

Roli i nëntë:

_____________________________________________________________________

Projektet e mia për pesë vitet e ardhshme:

_____________________________________________________________________

Roli i dhjetë:

_____________________________________________________________________

Projektet e mia për pesë vitet e ardhshme:

_____________________________________________________________________

Koment:

Pasi përcaktuam objektivat tona, tani do të bartemi tek tabela e pyetjes (39) dhe (40), që është pikërisht tabela e projekteve për vitin e ardhshëm dhe vitet pas tij, gjë mbi të cilën ne hodhëm dritë gjatë gjithë këtij trajnimi relativisht të gjatë.

Gjithë tematika jonë nuk ka asnjë vlerë, përveçse nëse arrijmë të programojmë jetën tonë. Që njeriu të jetë sa më i qartë dhe me horizont, ai duhet të bëjë program jo vetëm për një vit, por ai mund të bëjë një tabelë axhende për pesë vitet e ardhshme, mundet edhe për gjashtë, mundet edhe për dhjetë dhe nuk ka asnjë pengesë që të jetë edhe për njëzet apo tridhjetë vitet e ardhshme. Por më së paku, është e domosdoshme që të kesh një tabelë programimi për një vit të ardhshëm.

Edhe një herë, ajo që do bëjmë është shkrimi i roleve dhe për secilin rol do të cekim projektet për vitin e ardhshëm, mundet edhe për pesë apo dhjetë vitet e ardhshme, por fillimisht duhet bërë axhenda e vitit të ardhshëm, duhet përzgjedhur ajo që shihet e arsyeshme dhe pastaj mund t`i themi vetes: Nëse në aspektin familjar arrita në këtë nivel, në vitin e ardhshëm do të hidhem në një nivel më të lartë. Po kështu vepro edhe për aspektin intelektual, atë të punës, besimit dhe adhurimit. Evidento nivelin real ku gjendesh dhe më pas shënjo atë nivel, ku dëshiron që të arrish. Deri më tani folëm për këto çështje më shumë në aspektin teorik të tyre, ndërsa tani ne duam që t’i programojmë ato në listë-axhendën e atyre gjërave që duam të arrijmë në vitin tonë të ardhshëm, ndërsa më pas edhe më tej, në pesëvjeçarin apo dhjetëvjeçarin e parë; agjenda ime e ardhshme si baba, bashkëshort, vëlla, shok, fqinj, punonjës etj. Shkruaji rolet e tua kyçe dhe objektivin që synon të realizosh në çdonjërin prej tyre.

Që njeriu ta arrijë këtë, atij i duhet medoemos të ulet me unin e tij, teksa rreth e rrotull tij dominon një qetësi të madhe. Një person nuk do arrijë asnjëherë, që axhendën më serioze të jetës së tij ta shkruajë nxitimthi. Merri modularët në fjalë dhe shko në një vend të qetë, qoftë sallë apo çdo vend tjetër i qetë. Pastaj mbylle derën dhe shkëputu nga shoqëria e televizorit, bashkëshortes apo fëmijëve. Ke nevojë të ulesh, meditosh dhe mendosh. Ulu tre orë, por s’ka problem edhe nëse të duhen dy javë, pasi kjo tabelë është axhenda më e rëndësishme, e cila do të përcaktojë orientimin tënd në jetë.

Kur të bëhesh gati për ta shkruar atë, sill ndërmend se ajo është një axhendë tërësisht fleksible. Ke për të parë se ashtu si çdo njeri edhe ti, nëse do të shkruash gjëra për dhjetë vitet e ardhshme, me kalimin e kohës do gjesh se disa gjëra kanë ndryshuar, disa shanse janë paraqitur, disa gjëra janë zvarritur etj. Nuk ka vend për ngurtësim, përkundrazi, duhet të jem i hapur për elasticitet dhe reformim të natyrshëm dhe të pasikletshëm.

Për të menduar në çështjen në fjalë, unë e stimuloj unin, duke i drejtuar atij pyetjet: “Çfarë dua të arrij? Çfarë kam përsosur dhe perfeksionuar deri tani?”

Referohu tek gjithë sa folëm më parë dhe ke për të parë, se kjo referencë ka për të të ndihmuar shumë në shkrimin e axhendës tënde të suksesit. Shpresojmë se tanimë çështjet janë kthjelluar.

Mos harro të sjellësh ndërmend edhe njerëzit, të cilët i ke marrë si shembull për t`u bërë si ata... Gjithë kjo nuancë i takon formimit dhe brumosjes time personale, që do më orientojë më së miri kah përpilimi i këtyre axhendave thelbësore.

Ulu, mendo e mendo dhe vetëm pastaj shkruaj. Kujto se shanset në jetë vijojnë dhe nëse një pjesë e jetës tënde shkoi me anomali apo iku e paprogramuar, dije se Allahu i Madhëruar na ka dhuruar ende jetë. Le të jetë slogani yt i përditshëm: “Sot është fillimi i pjesës tjetër të jetës sime”.

Studioji rolet, projektet dhe shkruaji ato. Po po, ato duhen shkruar medoemos. Jepi rëndësi rolit tënd me unin tënd, sesi t’i zhvillosh aftësitë dhe kapacitetet e tua, sesi t’i zgjidhësh problemet dhe anomalitë e tua.

Nisja e mendimit duhet të jetë sipas metodës “Cilat janë aftësitë e mia? Si t’i zhvilloj ato? Cilat janë tiparet e mia dalluese? Si t’i shtoj ato? Cilat janë të metat e mia? Si t’i zgjidh ato? Cilat janë problemet e mia? Si t’i mund ato? Cilat janë shanset që më paraqiten? Si mund t’i shfrytëzoj ato? Cilat janë rreziqet, që më kanosen në punën time? Si të fortifikohem kundrejt tyre?”.

Gjenden katër çështje, rreth të cilave më duhet të mendoj medoemos:

Le t’i shohim ato për shembull tek roli im i “Zhvillimit personal?”. Këtij objektivi i shërben objektivi i parë “Zhvillimi i pikave të forta”, por atij i shërben njëkohësisht edhe objektivi i dytë “Dominimi mbi pikat e dobëta”, objektivi i tretë “Shfrytëzimi i shanseve që më jepen” si dhe objektivi i katërt “Hetimi i rreziqeve të mundshme”. Vetëm duke ruajtur në vazhdimësi balancën në realizimin dhe performimin e kësaj katërsheje, do të mundem të realizoj objektivin madhor të “Zhvillimit personal”.

Pra ai që preokupohet vetëm me një anë të problemit, në përgjithësi nuk ka për të arritur të bëjë gjë, sa i përket zhvillimit të tipareve të tij dhe pas një kohe relativisht të shkurtër ka për të gjetur se konkurrentët e tij e kanë lënë në bisht, pikërisht falë faktit se ata kanë arritur të zhvillojnë dhe shtojnë në vazhdimësi aftësitë, dhuntitë dhe kapacitetet e tyre. Rrjedhimisht, ai që nuk i shfrytëzon shanset e jetës së tij, ka për të mbetur në vend numëro, madje siç i thonë “qëndrim në vend nuk ka, por ka vetëm hapa para ose hapa pas”. E kush nuk përparon, automatikisht do të mbetet pas, pasi të gjithë jemi në një garë. 

Kësisoj, është shumë e rëndësishme, që në ecje e sipër t’i kujtojmë vazhdimisht katër nocionet “pikat e forta, pikat e dobëta, shanset dhe rreziqet”.

Ajo që shpresojmë është, që dikush prej nesh të mos përpunojë vetëm tabelën për pyetjen (39) dhe (40), por axhenda e tij të jetë për dhjetë, njëzet apo tridhjetë vitet e ardhshme, me qëllim që në fund ai të disponojë një plan-program të kompletuar, jo vetëm për një vit, por për vite të tëra.

Një nocion që duhet kuptuar është fakti, se kur ne themi “Të planifikojmë për vitin ardhshëm”, me këtë nuk presupozojmë vitin kalendarik që fillon me janarin, por vitin që fillon nga muaji aktual, në të cilin gjendesh.

Prej këshillave të çmuara në këtë kontekst është, që objektivat t’i vendosësh në përputhje me aftësitë, dhuntitë, kapacitetet dhe prioritetet e tua.

Një nocion tjetër që duhet theksuar, është ndryshimi midis projektit dhe objektivit. Le të marrim rastin e një personi, i cili në të gjithë rolet e tij për vitin e ardhshëm vendosi njëzetenjë objektiva. Deri këtu ende nuk është plotësuar tabela, sepse në mënyrë që objektivi të realizohet, ai ka nevojë të shndërrohet në projekt. Ky është edhe ndryshimi midis objektivit dhe projektit. Falë projektit, objektivat e axhendave tona nuk mbesin në sirtarë, por shndërrohen në realitete, kurse pa to, ato mbeten thjesht copa letrash.

Le të kapim shembullin e një personi, i cili thotë se ka si objektiv që të zhvillojë aspektet e besimit. Nëse ne i përcaktojmë këto aspekte dhe i shndërrojmë në projekte, atëherë me siguri që këto aspekte të besimit do të kthjellohen dhe kristalizohen më shumë. Për shembull, nëse unë kam ndërmarrë një sërë projektesh: atë të memorizimit të tre xhuzeve të Kuranit, atë të posedimit të 10% të aksioneve të filan kompanie, atë të daljes në ekskursion me fëmijët dhe atë të një trajnimi. Këtu çështja qëndron sesi t’i shndërrosh idetë në projekte.

Edhe në çështjet që kanë të bëjnë me aspektet e besimit dhe adhurimit, shndërrimi i objektivave në projekte është i mundur. Le të themi për shembull, se unë vendosa që në javën e ardhshme të mos më shpëtojë asnjë namaz pa e falur në xhami, apo që në muajin e ardhshëm të fal për çdo ditë dymbëdhjetë rekatë namaze vullnetare, apo që për muajin e ardhshëm të memorizoj dhjetë faqe nga Kurani. Kësisoj ti ke plotësuar dy komponentët më të rëndësishëm të projektimit, që janë së pari “zbritja e objektivit në kohë” dhe së dyti “qenia e tij një objektiv i matshëm”. Sigurisht që në vijim do më duhet që projektit tim t’i dedikoj kohë, procedura, instrumente, hapa dhe programe kohore.

Ajo që dëshirojmë është, që çdo aspekti apo roli t’i kushtohet më së paku një projekt, gjë që do të thotë që personi të dalë së paku me dhjetë projekte vjetore.

Marrim rolin intelektual. Për shembull, për vitin e ardhshëm do vendos në të dy projekte, atë të leximit të filan libri voluminoz dhe atë të pjesëmarrjes në filan trajnim. Ndërsa le të themi që lidhur me rolin shëndetësor, do vendos një projekt angazhimi me një dietë të caktuar ushqimi, në një mënyrë të tillë, që do ha një sasi të caktuar ushqimesh dhe do shmang një kategori të caktuar prej tyre, si dhe do angazhohem me aspektin fizik, duke vendosur projektin e ushtrimit gjimnastikor tre orë në javë, me ambicien që më pas ta shtoj aktivitetin në fjalë.

Një këshillë e çmuar, sidomos për ata që nuk janë mësuar me natyrën e projekteve dhe planifikimit, është që “t’i fillosh projektet gjithmonë të vogla dhe pasi t’i themelosh, të fillosh t’i zmadhosh”.

Le të analizojmë një person, i cili në axhendën e projektit të tij vjetor ka vendosur që të udhëtojë me një prej fëmijëve të tij, vetëm me njërin prej tyre, në një udhëtim dy apo tre ditor. Sigurisht që pas këtij projekti fshihet një objektiv, ai i ndërtimit të raporteve, të cilin personi në fjalë, në vend që ta shprehte me objektivin “synoj t’i shtoj raportet e mia me fëmijën tim”, e ka shprehur me projektin “udhëtim me fëmijën”. Dikush tjetër këtë projekt-objektiv që ka të bëjë me rolin familjar, e trajtëson me perifrazimin “dua që për çdo javë të marrë një nga fëmijët e mi dhe të darkoj më vete me të”. Në fakt kjo është një nga mënyrat më të arrira sesi të ndërtosh raportet solide më fëmijën tënd. Prej projekteve të bukura të këtij lloji që dikush bëri me një djalin e tij tetë vjeçar, ishte projekti i mësimit të historisë së profetëve, gjë për të cilën natyrisht iu desh të ketë parasysh një metodologji të perceptueshme nga fëmija i kësaj moshe. Të jetuarit e fëmijës vazhdimisht në frymën kolektive, e bën atë që të mos ndihet dhe të mos shfaqë interes për veten. Projekti në fjalë i mësimit të historive të profetëve, përveç rolit të tij edukativ, bart brenda vetes edhe rolin e ndërtimit të raporteve dhe emocionalitetit prind-fëmijë.

Përsa i përket rolit të rëndësishëm familjar, çdokush nga ne në duhet të vendosë në axhendën e tij të vitit të ardhshëm një projekt, që kontribuon në konsolidimin e raportit të tij me prindërit. Për shembull, nëse ai nuk jeton në të njëjtën shtëpi me prindërit e tij, për vitin e ardhshëm të bëjë një projekt të tillë, që të mos i kalojë asnjë ditë pa folur me ta në telefon, si dhe që të mos i kalojë asnjë javë pa i vizituar dy ose tre herë.

E kështu duhet të vijohet me radhë me projektet realizues të objektivave të secilit rol.

Gjithsesi është shumë e rëndësishme, që projektet e vendosura të mos jenë të ekzagjeruara. Ato duhet të jenë të tilla, që vetëm pasi të jetë arritur një nivel konkret, të hidhet hapi i përpjekjes për një avancim të mëtejshëm, sado i pakët qoftë ai.

E rëndësishme është, që personi ta ketë të qartë atë që synon të bëjë.

Një nëpunës, duhet t’i thërrasë unit të tij dhe t’ia drejtoj herë pas here pyetjen: “A mos dëshiron të mbetesh nëpunës tërë jetën?! Kur do të planifikosh që të bëhesh shef departamenti dhe të avancosh gjithnjë e më tepër drejt kreut? Cilat janë ambiciet e tua në këtë kontekst dhe kur synon t’i realizosh ato?”.

(Profesor Tarik Suejdeni thotë:) Më kujtohet se kam pasur një shokun tim, i cili po doktorohej në profilin e tij. Unë e pyeta atë, se cili ishte plani i tij i mëtejshëm. Ai më tha: Me lejen e Allahut, sapo të doktoroj, përgjatë tre viteve të para dua të bëhem zëvendësministër. Unë i thashë me habi: Kështu? Ai më tha: Ky është plani im. Unë kam raporte të mira dhe mund t’i përmirësoj ato, si dhe kam këtë e këtë avantazh. Ajo që ndodhi është, se ai fiks pas tre vitesh arriti ta bëjë realitet projektin e tij dhe u bë zëvendësministër. Ky është realiteti që ndodhi. Ai vendosi një objektiv dhe këtij objektivi të tij i vendosi një projekt, konkretisht vendosi një periudhë të caktuar kohore dhe hodhi hapa të studiuara mirë drejt objektivit të tij. Përfundimisht ai arriti tek objektivi i tij. Ky personazh na sjell ndërmend atë që kemi thënë më parë për milionerin e ri të intervistuar, i cili u bë i tillë, sepse së pari vendosi dhe së dyti u përpoq.

Nga këtu pyetja që shtrohet vetvetiu është: “Po vendimet e tua cilat janë?” Pikërisht vendimet e tua përbëjnë projektet e tua, teksa me elementin e dytë të suksesit të quajtur “përpjekje” presupozohet që vendimin tënd t’ia nënshtrosh procedurave dhe hapave konkretë, që çojnë në realizimin e tij.

41- Cili është misioni im në jetë?

I pari:               _________________________________________________________

I dyti:              _________________________________________________________

I treti:              _________________________________________________________

I katërti:          _________________________________________________________

I pesti:             _________________________________________________________

Koment:

Tani, pas gjithë kësaj, do arrijmë tek disa fjalë të përgjithshme, të cilat i kemi artikuluar me artikulimin “misioni i jetës”.

S’ka dyshim se çdo njeri jeton për një mision apo qëllim. Duke qenë se kjo është e vërteta, pyetja që shtron vetveten është: “Cili është misioni yt në jetë?”

Një prej misioneve që mund të ketë vendosur dikush prej nesh është “Dua ta jetoj jetën time me morale të larta, besim, inteligjencë të lartë dhe tolerancë me njerëzit”. Mundet pra që mision i jetës të shkruhet i përmbledhur, si në rastin e atij që thotë: “Misioni im është që t’i shërbej kombit tim politikisht dhe të kontribuoj në krijimin e projekteve thelbësore politike”; por mundet që mision i jetës të jetë më i detajuar, për shembull të thuash: “Misioni im është që t’i shërbej kombit tim në këtë e këtë gjë...(dhe të mbushësh dy, tre apo katër faqe, duke vendosur një mision dhe planifikim të detajuar)”. Një gjë e tillë nuk përbën asnjë problem, por gjithsesi në fund të fundit më e mira e të mirave është, që të disponosh një mision të shkurtër e shprehës, që është i lehtë për tu mbajtur mend, si për shembull të thuash: “Misioni im në jetë është të përhap mentalitetin islam dhe atë të administrimit si dhe të bëj një jetë të brumosur me moral dhe besim”. Mundet që misionit në fjalë, pas ca kohësh t’i shtoj për shembull “të përhap novacionin”. Po kështu nuk ka asnjë problem, që nëse e shoh të arsyeshme, më vonë ta ndryshoj misionin tim pjesërisht apo rrënjësisht. E rëndësishme është, që të përpiqesh për ta kristalizuar drejtimin e ecejakut të jetës tënde? Padyshim që një gjë tepër e rëndësishme në këtë kontekst, madje që pushton kulmin e hierarkisë, është sistemimi i kohës. Nëse sistemimi i kohës shndërrohet thjesht në tabela dhe axhenda, artikujt e të cilave nuk janë vendosur sipas prioriteteve, nëse në të mungon organizmi i moshës apo i jetës dhe sistemimi i prioriteteve, kësisoj ti vetëm ke vulosur dështimin.

Nga këtu kuptojmë se për të pasur sukses konkret, duhet medoemos ta sistemojmë kohën.

Kjo shprehet me aksiomën: “Që jeta jonë të jetë e mirë-orientuar, duhet që ajo të ketë misionin, rolet dhe projektet e saj”.

42- Cili është qëllimi kryesor i jetës sime?

____________________________________________________________________­

____________________________________________________________________­

____________________________________________________________________­

____________________________________________________________________­

____________________________________________________________________­

Koment: Këtu vjen dhe stacioni i fundit i udhëtimit tonë. Ky stacion të mundëson të arrish t’i japësh përgjigje pyetjes: “Cili është qëllimi kryesor i jetës sime, pra cili është ecejaku i jetës sime?”

Shkruaje këtë përgjigje nën përjetimin se Allahu i Madhëruar të dhuroi jetë të gjatë dhe tanimë brengat e jetës ta kanë kërrusur kurrizin e ti ke arritur pleqërinë e thellë, në të cilën tij nuk je më në gjendje t’i qëndrosh kalit “jetë”. Imagjinoje këtë moment dhe reflekto në të mbi përshtypjen tënde personale, teksa po vendos në peshoren e vlerësimit veten tënde: “Çfarë po thua për veten tënde? Çfarë po thonë njerëzit për ty? Cilat janë arritjet e tua madhështore, që të bëjnë të ndihesh vërtet krenar?”.

Përpiqu t’i japësh përgjigje pyetjes (42) nën këtë përjetim! Duhet medoemos t’i përgjigjesh kësaj pyetje me një përgjigje shëruese dhe optimale.

Epilog: Atëherë kur kalorësi nuk mund të qëndrjë mbi kalë.

Vendos përgjigjen përkatëse në vendin bosh në vijim, nën përjetimin se tanimë ke arritur pleqërinë e thellë, pasi me lejen e Allahut arrite të bësh vepra të denja. Imagjino se gjendesh i ulur me nipat e tu dhe dikush prej familjarëve të tu nis t’u tregojë atyre mbi arritjet më të rëndësishme që ti ke përmbushur në jetë!

Shkruaj në rreshtin në vijim emrin tënd!

________________________

Tani shkruaj: Spikata në lëmin (shkruaj më poshtë lëmin ku dëshiron të spikasësh!)!

____________________________________________________________________

Tani shkruaj: Arrita të realizoj arritje të mëdha dhe të përmbush projekte madhështore, më të rëndësishmet për të cilave janë:

Një:                 _________________________________________________________

Dy:                  _________________________________________________________

Tre:                  _________________________________________________________

Katër:              _________________________________________________________

Pesë:                _________________________________________________________

Koment:

Je i ftuar të ndërmarrësh përjetimin imagjinar, tanimë të përsëritur, por shumë të rëndësishëm për të mprehur perceptimin dhe kthjelluar objektivizmin, se ke arritur moshën më të skajshme, madje ke arritur përtej kësaj.

Pse - do pyesni ju - a ka  përtej kësaj?

Sigurisht që po. E kam fjalën për ditën kur do të ndahesh nga kjo jetë, e cila s’njeh moshë por as nuk sfidohet nga mosha. Mendo se tanimë je në botën tjetër. Ky është një realitet i pashmangshëm, mbi të cilin Krijuesi yt dhe i çdo qenie të gjallë thotë: “Ti (o Muhamed) je i vdekur e po kështu edhe ata (njerëzit mbarë) janë të vdekur” [Zumer: 30].

Imagjino pra sesi pas vdekjes tënde po shkruhet nekrologjia jote...

Ajo që dëshiroj të përcjell tek ju, është ndërgjegjësimi se jemi ne vetë ata që përcaktojmë atë që do të shkruhet në nekrologjinë tonë: “...le të shikojë njeriu se çfarë ka përgatitur për të nesërmen (e tij)! [Hashr: 18].

Mbush vendet bosh në nekrologjinë e mëposhtme:

“_______________________(shkruaj emrin tënd), Allahu e mëshiroftë, spikati në lëmin e  ___________________________ (shkruaj lëmin ku dëshiron të spikasësh),

pati arritje të mëdha dhe realizoi projekte madhështore, më të rëndësishmet ndër të cilat janë:__________________________________________________________

_____________________________________________________________________

___________________________________________________________________.”

Vëreni sesi këtë preokupim ne e shkruajmë pas një moshe të gjatë, si të shikonim pas dhe t’i ktheheshim sërish historikut të jetës sonë. Ajo që duhet të shkruajmë është një lëmi e vetme. Ti e ke në dorë që kjo lëmi të jetë sporti, arti, politika, teologjia, thirrja në rrugë të Allahut të Madhëruar, kontributi dhe donacioni, media, ekonomia, intelekti, menaxhimi, mjekësia, inxhinieria, apo një lëmi tjetër. Zgjidh ç’të duash, por duhet medoemos që kjo lëmi të jetë një dhe jo më shumë. Ai që ka për të shkruar më shumë se një lëmi, nuk do të jetë efikas. Vetëm pasi të jesh perfeksionuar në lëmin e menaxhimit dhe sistemimit të jetës, nuk do të përbëjë problem që të kesh angazhime në më shumë se një lëmi apo rol, ndërsa si fillimi duhet ta fillosh me një lëmi të vetme.

Caktoje pra lëmin apo rolin tënd, ku dëshiron të spikasësh. Nëse nuk ke ende përgjigje, atëherë ulu me unin tënd në një vend të qetë për disa orë, por nëse është e nevojshme edhe disa ditë, disa javë, por medoemos duhet të dalësh nga kjo ulje me vendimin që do ia komunikosh vetes tënde, duke i thënë asaj: “Kjo është ajo që unë dua”. Duhet që kjo lëmi të jetë në ujdi me dëshirat dhe aspiratat e tua.

(Doktor Tarik Suejdeni thotë:) Më kujtohet kur e kam pyetur një të ri se: “Çfarë dëshiron të jesh?”, - ai mu përgjigj: “Dua të bëhem dijetar në fushën e teologjisë”, teksa ai po studionte ekonomikun. Padyshim që ky person është viktimë e një paradoksi, pasi lëmi i aspiruar prej tij është tjetër gjë dhe realiteti i tij tjetër.

Edhe një herë pyetja gjigande, që imponon vetveten për çdo njeri që aspiron të ngjitet në kreshtat e suksesit, është: “Çfarë dëshiron të jesh, cilës lëmi apo rol dëshiron t’ia dedikosh jetën tënde?” Përgjigja e kësaj pyetje përbën pikërisht rreshtin apo boshllëkun e dytë, që duhet mbushur në nekrologjinë tënde.

Nëse nuk i jep përgjigje kësaj pyetje, të lutem mos vijo më tej, por ulu në një vend të qetë, merr kohë sa të duash dhe jepe përgjigjen. Vetëm pas kësaj vijo më tej, vetëm pas përcaktimit të lëmit tënd qëndror, vijo në pjesë e tretë të nekrologjisë tënde, e cila thotë: “Pati arritje të mëdha dhe realizoi projekte madhështore, më të rëndësishmet ndër të cilat janë:_______________________________________________________

_____________________________________________________________________

___________________________________________________________________.”

Secili le të shkruajë në boshllëkun e mësipërm tre arritje që ai dëshiron të arrijë në këtë lëmi qendrore të jetës së tij.

Sa për ilustrim në boshllëkun e parë të nekrologjisë le të shkruajmë “Emrin mbiemrin”, në boshllëkun e dytë lëmin qendror në jetë, konkretisht: “Spikati në lëmin e shkencës së administrimit”, kurse në boshllëkun e tretë le të shkruajmë: “pati arritje të mëdha dhe realizoi projekte madhështore, më të rëndësishmet ndër të cilat janë: themelimi i një shoqate të shquar në lëmin e administrimit dhe përpilimi i dhjetë librave në shkencën e administrimit. Ai ka mbajtur një sërë programesh tepër të suksesshme në media”.

Kësisoj, trajta e plotë e nekrologjisë tënde do të jetë:

“Sistemim Jetoshi, Allahu e mëshiroftë, spikati në lëmin e shkencës së administrimit, pati arritje të mëdha dhe realizoi projekte madhështore, më të rëndësishmet ndër të cilat janë: themelimi i një shoqate të shquar në lëmin e administrimit dhe përpilimi i dhjetë librave në shkencën e administrimit. Ai ka mbajtur një sërë programesh tepër të suksesshme në media.”

Pa dyshim projektet në këtë rast duhet të jenë themelore dhe të mëdha, të atilla që përmes tyre njeriu aspiron të realizojë diçka të shquar, mbi parametrat e normales. Sigurisht që s’duam mrekulli, por duam gjëra, të cilat janë të mundshme për tu realizuar. Nëse kapacitetet janë të pranishme, kjo është mirësi dhe begati e madhe, por nëse ato nuk janë të pranishme, duhet medoemos të hulumtojmë sesi t’i zhvillojmë aftësitë dhe kapacitetet tona, me qëllim që të arrijmë finishin.

Le të kapim shembullin e një njeriu, i cili ia ka përkushtuar veten diturisë dhe ka si qëllim madhor, qendror apo optimal: “të zbuloj fusha të reja në shkencën ku lëvroj si dhe...”.

Pra ajo që duhet bërë, është të vendosim projektet përkatëse dhe të verifikojmë, se ajo që kemi shkruar modularin (39) apo (40), përfshin të gjitha kartat tona të mëparshme, në orvatje të realizimit hap pas hapi të projekteve të mia vjetore. Njeriu do të arrijë ta sistemojë jetën-moshën e tij, vetëm nëse sistemon paraprakisht misionin e arritjeve të jetës së tij. Pikërisht kjo kartë e fundit është ajo, që e mundëson personin të startojë, duke pasur një plan themelor qendror në jetë.

Së fundi, që të arrish t’i realizosh synimet e tua dhe të sistemosh prioritetet e tua jetike, ti do të kesh një nevojë të patjetërsueshme për një kohë të caktuar, në dispozicion të përmbushjes së këtyre evidencave dhe evidentimit të prioriteteve të tua jetike.

Prej pajimeve të domosdoshme në këtë udhëtim ambicioz përmendim:

Një: vendosmëria,

Dy: startimi serioz,

Tre: mbështetja tek Allahu dhe kërkimi i suportimit vetëm prej Tij,

Katër: angazhimi me urdhrin e Allahut dhe largimi nga mëkatet,

Pesë: lutja sa më e shumtë,

Gjashtë: konsultimi me njerëzit e denjë dhe kompetentë,

Shtatë: namazi i përzgjedhjes,

Tetë: menaxhimi i perfeksionuar i kohës,

Nëntë: implementimi i prioriteteve të dala dhe vendosja e një list-axhende të detajuar për zbritjen në realitet të përmbajtjeve të këtyre prioriteteve.

Koment përfundimtar:

I nderuar lexues, ju patë sesi filluam bisedën rreth zbulimit të unit njerëzor, zbulimit sesi njeriu mund ta perceptojë dhe kuptojë veten e tij. U nisëm me një buqetë pyetjesh të përgjithshme, të cilat na lejoni që t’i rikujtojmë:

Filluam me pyetje, që grishin qëllimin e pse-së së jetës, pra se: “Përse jetojmë? Çfarë duam të arrijmë në jetën tonë? A jemi ne të lumtur? A jemi të sinqertë?”

Shpresojmë që këto pyetje tanimë të kenë marrë përgjigje tek ne. Shpresojmë që gjithsecili nga ne të ketë dalë nga ky trajnim me një botëkuptim të qartë mbi rolin kryesor, të cilit dëshiron t’ia dedikojë jetën e tij; të ketë kuptuar principet më të rëndësishme, pro të cilave ai jeton dhe t’i ketë dalluar ato nga të tjerat; të ketë përcaktuar cilat janë projektet që ka realizuar, si dhe cilat janë aftësitë dhe kapacitetet që i duhen për të realizuar projektet e tij të ardhshme. Dëshiroj shumë, që gjithsecili prej nesh tanimë të ketë identifikuar pikat e tij e forta dhe ato të dobëta, me qëllim që ta konsolidojë strukturimin e pikave të forta dhe të kurojë anomalitë që vijnë për shkak të pikave të dobëta që ekzistojnë tek ai.

Po kësaj pakete të fillimit i përkasin edhe pyetjet: “Cilat janë punët, të cilat na dhurojnë kënaqësi kur i kryejmë? Cilët janë personat, që kanë influencuar tek ti? Cili është ai, që ka pasur influencën apo ndikimin më të madh në jetën tënde?”. Të gjithë keta janë indikatorë, që tregojnë lëmin që ne pëlqejmë dhe aspektin apo rolin me të cilin jemi të lidhur, pasi gjërat që na dhurojnë kënaqësi dhe atributet që na pëlqejnë, bartin brenda tyre treguesin e kthjellët të lëmit, të cilit ne parapëlqejmë t’ia dedikojmë jetën tonë.

Shpresoj që në shpirtrat tanë, tanimë të jenë thelluar ndjesitë e ambicieve, të mos kënaqemi thjesht me arritjet e kahershme, por të ideojmë vazhdimisht që të shënojmë sa më shumë arritje për ambiciet tona të reja. Pikërisht ambiciet e reja janë ato që e bëjnë njeriun, që gjithmonë të ndjejë praninë e një boshllëku midis objektivave që ka arritur dhe atyre që aspiron. Vetëm ndjesia e këtij boshllëku e inkurajon personin që të ndërtojë konstruktin madhështor të arritjeve me parametra mbi normalen. Gjithsesi ambiciet e personit nuk duhet të jenë fantazmë dhe as të pamundshme për tu realizuar, por ambiciet tona drejt kreshtave të larta të suksesit duhet të jenë të arritshme dhe të implementueshme.

Një tjetër gjë e rëndësishme në rrugën tonë drejt kurorës së sistemimit të jetës sonë, është që të mendojmë se: “Si e kalova ditën time? A është dinamika e jetës sime në kahen e objektivave të mi jetik? Apo kjo ditë e sotmja më shkoi dëm, pa më bërë kurrfarë dobie në përmbushjen e projekteve dhe arritjeve të mia, për të qenë një person produktiv në rolet e mia qendrore jetike”.

Dëshiroj që gjithsecili të ketë menduar dhe medituar mbi kapacitetet dhe burimet që disponon dhe sesi t’i zhvillojë dhe kultivojë ato më tej, të ketë menduar mbi momentet e lumturisë, nëpër të cilat ka kaluar, sesi t’i përsërisë sërish ato. Pastaj dëshiroj që tanimë të kemi përcaktuar një instrument apo mjet për ngritjen e nivelit tonë në aspektet e besimit, të intelektit dhe kulturor, të kemi përcaktuar se çfarë dhe si të lexojmë, të kemi përcaktuar si t`i zhvillojmë raportet me familjarët tanë, shokët tanë dhe ata që na rrethojnë, sesi t’i balancojmë aspektet dhe rolet tona jetike, sesi tu japim trupave tanë atë që u takon, sesi të mendojmë pro përmirësimit të situatave tona financiare, me qëllim që të jemi më të aftë për të kontribuar dhe për të bërë një jetë të atillë, që na shërben edhe neve vetë, edhe familjarëve tanë dhe njëkohësisht i shërben kombit dhe fesë sonë.

Shpresojmë të jemi prezantuar me anomalitë dhe të metat tona që na kanë ngujuar, t’i kemi njohur dhe përcaktuar këto dobësi dhe të kemi mësuar sesi t’i kapërcejmë dhe si të dominojmë mbi to, t’i kemi dhënë drejtimin e duhur gjithë kësaj në shërbim të roleve tona në jetë, të kemi mësuar se është detyrë e jona që t’i kryejmë të gjitha këto role, t’i balancojmë kohët tona, t’i japim secilit të drejtën që i takon, nën ndriçimin e aksiomës profetike: “Gjithsecili nga ju është një bari dhe gjithsecili nga ju është përgjegjës për kopenë e tij” si dhe: “Kundrejt Zotit tënd ke detyrime, kundrejt vetes tënde ke detyrime, kundrejt familjarëve të tu ke detyrime, kundrejt trupit tënd ke detyrime. Pra jepi çdokujt të drejtën që i takon”.

Duhet që dy prindërve të tu, bashkëshortes, fëmijëve, punëtorëve, kolegëve, shefit, shokëve, fqinjëve, nëse je prej anëtarëve të klubeve intelektuale, apo politike, apo shoqërore, apo donatore, apo financiare, apo mediatike, duhet që gjithsecilit t’ia japësh të drejtën që i takon.

Dëshiroj që nga ky trajnim të kesh mësuar sesi t’i përcaktosh rolet e tua, objektivat e tu për secilin rol, objektivat e një viti, pesë apo edhe më shumë. Kurse pasi ta kesh perfeksionuar këtë art, t’i shtrish objektivat e tu në një shtrirje më të gjatë kohore, në dhjetë, pesëmbëdhjetë apo njëzet vite. Ndoshta nuk do kesh frymë në dispozicion për aq kohë, por a s’është e drejtë të mendojmë sipas metodologjisë “Jeto për dynjanë tënde sikur do jetosh përherë dhe jeto për Amshimin tënd sikur do të vdesësh nesër”.

Dëshiroj që e gjitha kjo të jetë kristalizuar tek misioni yt i jetës, në direksionin e lëmit, objektivave dhe vendimeve të tua në jetë. Dëshiroj që gjithë sa u tha ta ketë bërë të lexueshme për ty, se cilët janë ato projekte, në të cilat të duhet të hysh dhe cilat janë ato gjëra, që të duhet t’i refuzosh, cilët janë raportet që duhet t’i ndërtosh, ato që duhet të jenë objekt i angazhimit tënd dhe ato që s’duhet.

Misioni i jetës është si një busull. Ajo i shërben njeriut si orientues përgjatë gjithë jetës së tij. Dëshiroj të jesh prej atyre krenarëve, të cilët në grahmat e fundit të jetës, kur kthejnë kokën pas, konstatojnë me çiltërsi se kanë dhënë një kontribut mbi normal, kanë jetuar një jetë shumë të spikatur, kanë pasur influencë në dynja dhe midis njerëzve dhe ajo që është më e rëndësishmja kanë qenë prej atyre njerëzve, çështja e të cilëve ka gëzuar vlerësim tek Allahu i Lartësuar, falë dëlirësisë, sinqeritetit dhe dedikimit të pastër kushtuar Allahut të Madhëruar.

Së fundi më lejoni t’ju përkujtoj me disa çështje, që nuk duhen neglizhuar kurrsesi, pasi ato janë vendimtare për sistemimin e jetës dhe prioriteteve të njeriut.

Së pari: U këshilloj ju dhe veten time të brishtë, që të angazhohemi në krye të çështjes dhe në vazhdimësi me mbështetjen tek Allahu, duke kërkuar mbrojtje vetëm prej Tij, duke iu bindur Atij dhe duke u larguar prej mëkatimit ndaj Tij. Kësisoj, Allahu i Madhëruar do iu japë begati kohëve dhe interesimeve tona në projektet dhe arritjet tona, në kontributin dhe produktin tonë. Le të kërkojmë ndihmën e Allahut Zotit të botëve dhe t’i lutemi sa më shumë Atij, pasi Allahu i Madhëruar është Fuqiploti, i Lavdishmi, më i Pasuri. Na duhet të pendohemi, të pikëllohemi dhe të kthehemi tek Allahu i Lartësuar, të strehohemi në vazhdimësi tek Ai, në mënyrë që Allahu i Madhëruar të na i lehtësojë çështjet tona dhe të na i bëjë realitet aspiratat tona. Po në kuadrin e përkushtimit fetar, të këshilloj që para çdo projekti të ri që të ndërmarrësh, të falësh namazin e përzgjedhjes (istihares), në të cilin t’i kërkosh Allahut të Lartësuar që të përzgjedhë më të mirën për ty, t’ia dorëzosh Atij çështjen tënde, të mbështetesh dhe t’i kërkosh ndihmë Atij, pasi Ai është Poseduesi i aftësisë së absolute. Lutju Atij për më të mirën. Lutu të të orientojë kah më e dobishmja dhe të përzgjedhë për ty atë që është gjëja më e mirë për fenë dhe dynjanë tënde.

Së dyti: Lypset që të konsultohemi sa më shumë me njerëz dinjitozë dhe kompetentë. Kërko për personin, që i siguron të dy këto komponentë, komponentin e dinjitetit dhe atë të kompetencës, pra që i takon atij lëmi, ku ti aspiron të zhvillohesh. Pyete atë se: “Çfarë lypset të lexosh? Si duhet të veprosh? Çfarë duhet të shmangësh?” Falë dinjitetit dhe profilizimit të tij, me lejen e Allahut, ky njeri do të të bëjë shumë dobi.

Së treti: Sill ndërmend, se çështja ka nevojë gjithmonë për zell dhe vendosmëri. Njeriu që ka vendosmëri të dobët, nuk mund të arrijë të realizojë arritje të mëdha në jetë.

Së katërti: Të vetëdijesohemi, se njeriu ka nevojë ta programojë vazhdimisht vetveten, duke e mirë-menaxhuar kohën e tij, duke e radhitur në vazhdimësi axhendën e punëve të tij, sipas hierarkisë së prioriteteve, si dhe duke mos e humbur kot asnjë minutë nga koha e tij. Ndërkaq, duhet theksuar se menaxhimi i kohës ka nevojë për një trajnim më vete, rreth faktit se si mundet muslimani që ta shfrytëzojë sa më me efikasitet kohën e tij dhe si të arrijë të përfitojë sa më shumë prej saj.

Lusim Allahun e Lartësuar që neve dhe juve të na japë mbarësi dhe që me ne të jetë ndihma e Allahut, i Cili e ndihmon robin e Tij.

Njeriu pa ndihmën e Allahut është i dobët dhe i mangët. Kërkoni ndihmën e Allahut të Lavdishëm dhe të Madhërishëm, mbështetuni tek Ai dhe jo tek vetet tuaja apo planet tuaja, drejtojini Atij sa më shumë lutje, pasi Allahu i Lartësuar është me ne, kur ne jemi me Të. Mbështetuni tek Ai dhe kërkojeni ndihmën e Tij, duke treguar bindje karshi Tij dhe duke mos harruar se “Nëse ju e ndihmoni Allahun (fenë e Tij), Ai do t’ju ndihmojë juve” [Muhamed: 7].

Dëshiroj shumë që të keni përfituar dhe ta keni shijuar këtë subjekt të rëndësishëm dhe dëshiroj ta merrni atë me seriozitet dhe të përpiqeni në maksimum, që ta implementoni atë në jetën tuaj.

Mos harroni t’i luteni Allahut për ne me lutjet tuaja të sinqerta.

Fund.  


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free