Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Te jesh Musliman

Muslimanë (në aspektin gjuhësor) do të thotë i dorzuar dhe i nën shtruar drejt Zotit të Gjithësisë. Ndërsa kuptimi i mbrendshëm i saj është: "Musilanë është ai i cili rroket drejt përsosmërisë, muslimanë do të thotë njeri i cili gjithëmonë është në përpunimin e vetës së tij në të mirë, dhe në largimin e vetës së tij nga ajo që është e keqe. Hapi i parë për një muslimanë fillon nga zemra e tije; "të doj për njerëzimin atë që don per vete", ky është urdhër nga Muhammedi [alejhi Selam] Një muslimanë nuk gënjen, një muslimanë është i mëshirshëm, një muslimanë është falës, një muslimanë është ai i cili është solidar dhe human më të tjerët. Një muslimanë është ai i cili sillet mirë me prinderit, një muslimanë ndërtonë një familje të shëndosh, një muslimanë i mirë është ai i cili sillet mirë me familjen e tij, me kolegun e tij në punë, me studentin e tij në shkollë, më komshiun e tij, me miqët e tij, dhe me të gjithë njerëzit. Që të jeshë një muslimanë dhe te thuash se je një muslimanë është një amanet i madh hyjnor. Pra muslimanë do të thotë të rrokesh drejt përsosmërisë. Një muslimanë duhet të jetë i matur dhe i drejt, një muslimanë duhet të jetë i ditur, një muslimanë duhet të jetë i veshur mirë, dhe të duket mirë. Kjo është edukata Islame.

Autor: Elvis Naci (teolog) `
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free