Ose fitore, ose... fitore
Ose fitore, ose... fitoreNjë nga perandorët japonezë, para çdo lufte, hidhte një monedhë. Nëse binte nga ana e fotos, u thoshte ushtarëve:”Do të fitojmë!” E nëse binte nga ana e mbishkrimeve, u thoshte:”Mund të humbasim!”
E çuditshmja ishte se sa herë që hidhej monedha, binte vetëm nga ana e fotos së perandorit. Ushtarët luftonin si të ishin luanë dhe sigurisht fitonin.
Me kalimin e viteve, nga një fitore në një tjetër, perandori filloi të ndjejë afrimin e vdekjes. Para se të japë shpirt, djali i tij kandidat për perandor i tha:”O baba! Dua të më japësh monedhën me qëllim që fitoret të vazhdojnë.”
Perandori e nxori monedhën nga xhepi i tij dhe ia zgjati të birit. Ai e mori dhe i hodhi një vështrim, ku sytë i hasën që herën e parë foton e perandorit. Mandej e ktheu nga ana tjetër dhe mbeti pa gojë. Edhe në anën tjetër ishte gdhendur po fotoja e perandorit. I shtangur nga ajo që po i shihnin sytë, i tha të atit:”Po ti i paske mashtruar njerëzit për kaq dekada! E çfarë tu them atyre tani?! Që im at ka qenë një mashtrues?!”
Perandori ia ktheu:”Jo biri im. S’kam mashtruar askënd. E tillë është jeta. Kur hyn në një betejë, ke vetëm dy alternativa: E para, të fitosh. E dyta... të fitosh. Humbja ndodh kur e mendojmë, fitorja kur je i sigurt.”
Morali:
Nuk do të mund të triumfoni ndaj halleve dhe telasheve të kësaj bote, veçse me besim tek Zoti, besim tek vetja dhe vullnet të çeliktë.