vit i mbrapshte
Natën e vitit të ri, shkrimtari i madh u ul në tavolinën e tij, mori penën dhe shkroi disa ngjarje të rëndësishme që i kishin ndodhur atë vit. Ai shkroi operacionin në tëmth pas të cilit kishte ndejtur në shtrat për disa muaj. Shkroi se tashmë kishte mbushur gjashtëdhjetë vjeç dhe se kishte hequr dorë nga profesioni në shtëpinë botuese ku kishte punuar për tridhjetë vite. Shkroi se atë vit i kishte vdekur babai, djali i kishte nuk e kishte marrë dot një vit në fakultetin e mjekësisë për shkak të një aksidenti me makinë etj...
Në fund të faqes, ai shkroi:”Ah çfarë viti i mbrapshtë!”
E shoqja hyri në dhomë, iu afrua pranë dhe duke i qëndruar tek supet lexoi çfarë kishte hedhur në letër i shoqi. Krejt qetësisht, ajo doli nga dhoma dhe pas disa minutash u kthye sërish me një letër në dorë, të cilën e vuri përbri letrës së “vuajtjeve dhe telasheve”.
I shoqi e mori letrën dhe e lexoi:
Këtë vit që po na lë, u shërova nga dhimbjet që më shkaktonte tëmthi, prej të cilave kisha vuajtur për vite të tëra.
Tashmë kam mbushur gjashtëdhjetë vjeç dhe gëzoj shëndet të plotë. Fakti që dola në pension, do të thotë se jam krejt i lirë për t’iu përkushtuar krijimtarisë dhe librave të rinj që presin dritën e botimit.
Im atë jetoi tetëdhjetë e pesë vjeç dhe ndërroi jetë paqësisht, pa vuajtje dhe dhimbje.
Im bir shpëtoi paq në një aksident automobilistik dhe u shërua shumë shpejt pa pasoja.
Në fund, letra mbyllej me fjalët: Ah çfarë viti i bukur, ku fatbardhësia triumfoi ndaj fatkeqësive!
Në vend që të rrëmosh për fatkeqësitë dhe telashet, rrëmo për dobitë dhe të mirat që sollën ato në jetën tënde!