Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

ngjarje e mahnitshme e profetit

Një ditë një njeri i varfër i solli një kalavesh rrushi Muhammedit, salAllahu alejhi ue selem, si dhuratë.
 
Ai ishte shumë i emocionuar që ishte në gjendje të sjellë dhuratë për Pejgamberin, salAllahu alejhi ue selem.
 
E vendosi rrushin pranë Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem, dhe tha: 'O Pejgamber i Allahut, të lutem pranoje këtë dhuratë të vogël nga unë"
 
Ai ishte njeri i varfër i cili nuk kishte mundësi për më shumë. Fytyra e tij ndriçonte me lumturi pasi ia ofroi atë dhuratë të vogël. Ishte e qartë se ai e donte Pejgamberin shumë.
 
Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, e falënderoi atë me mirësjellje. Përderisa burri shikonte në të me shpresë, Pejgamberi hëngri një kokërr rrush. Pastaj hëngri një tjetër.
 
Ngadalë Pejgamberi e mbaroi tërë kalaveshin e rrushit vetë. Ai nuk i ofroi rrush asnjërit nga ata që ishin prezent.
 
Njeriu i varfër i cili e solli atë rrush u kënaq shumë dhe u largua.
 
Shokët e Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem, të cilët ishin përreth ishin të befasuar.
 
Zakonisht Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ndante me ata çdo gjë që merrte. Ai gjithmonë do t'ju ofronte atyre çdo gjë që i ishte dhënë dhe do të hanin së bashku.
 
Zakonisht ai fillonte i pari për shkak të respektit ndaj personit i cili ia kishte dhënë dhuratën. Por, çdo herë ai u ofronte të tjerëve.
 
Këtë herë ishte ndryshe. Pa ia ofruar askujt, Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, e mbaroi gjithë kalaveshin e rrushit vetë.
 
Njëri nga shokët e pyeti me respekt: "O Pejgamber i Allahut! Si e hëngre të gjithë rrushin vetë dhe nuk ia ofrove asnjërit nga ne që jemi prezent?"
 
Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, buzëqeshi dhe tha: "E hëngra gjithë rrushin vetë sepse rrushi ishte i thartë.”
 
Nëse do t'ua kisha ofruar, ju ndoshta do të bënit fytyra qesharake dhe do ta tregonit neverinë tuaj për rrushin.
 
Ajo do t'ia kishte lënduar ndjenjat e njeriut të varfër.
 
Mendova me vete se më mirë është që unë t'i ha të gjitha prej tyre me gëzim dhe ta kënaq njeriun e varfër. Nuk dëshirova t'i lëndojë ndjenjat e tij..
 
Subhanallah, ky ishte karakteri dhe sjellja e Pejgamberit tanë të dashur, Muhammedit, salAllahu alejhi ue selem.

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free