Mesatarja e artë
Ka thënë Wehbi: “Çdo gjë i ka dy skaje dhe një mes. Nëse kapesh për njërin skaj, tjetri do të shtrembërohet, por nëse e merr mesin, të dy skajet janë të barazpeshuara. Mbaje barazpeshimin në mes në të gjitha gjërat”.
Njerëzit janë në tre grupe: Ata që e teprojnë, që e mangësojnë
dhe ata që janë mesatarë.
Shembull - Para tre njerëzve qëndron një njeri tjetër mëkatar, njëri prej atyre thotë: “Unë këtij nuk i jap selam, largohem nga ai dhe nuk i flas “, tjetri thotë: “Unë e shoqëroj këtë mëkatar, i jap selam, i buzëqeshi, e thërras në gosti dhe më thërret dhe ai për mua është si çdo njeri”, e i treti thotë: “Këtë mëkatar e urrej për mëkatet që i bën dhe e dua për besimin që ka, nuk largohem nga ai përveç nëse e shoh se largimi im prej tij do të ketë ndikim në përmirësimin e tij, e nëse largimi im nuk e ka atë dobi por përkundrazi bëhem shkak që ai të fundoset edhe më tepër në mëkate, atëherë nuk largohem nga ai”.
Themi: I pari është ekstrem dhe e ka tepruar, i dyti po ashtu ekstrem në anën e kundërt, ndërsa i treti është mesatar.
Njerëzit pra, janë në tre grupe: Ata që e teprojnë, që e mangësojnë dhe që janë mesatarë.
Allahu Lavdiplotë thotë: Hani dhe pini e mos e teproni.[El-A`raf,31]
Ky ajet është gjithëpërfshirës, sepse në të në mënyrë të bukur është përmbledhur rregulli për ruajtjen e shëndetit, prandaj thuhet: “Hani e pini por mos e teproni.” Vërtetë, nuk ka dyshim që ai i cili me maturi dhe pa teprim do të kosumoj ushqim dhe pije do të jetë i sigurt për shëndetin e tij, dhe nga vetvetja do t`i largoj sëmundjet.
Pejgamberi a.s ka thënë: “Stomaku është shtrat i organizmit nga ushqehen venat, dhe nëse stomaku është i shëndoshë, edhe venat do të jenë të shëndosha e nëse sëmuren, edhe venat do të sëmuren.”
Pejgamberi e ka shpjeguar se çfarë sasie e ushqimit i nevojitet, në fjalët: “Biri i Ademit kurrë nuk do të mbush një enë më të shëmtuar se stomakun e vet, vërtetë birit të Ademit i mjaftojnë kafshatat që ta mbajnë në jetë, e nëse vërtetë dëshiron, atëherë një e treta e stomakut le të jetë ushqim, një e treta ujë ndërsa një e treta le të mbetet boshe, që të mund të marr frymë.”
Ky hadith na shpjegon rëndësinë e konsumimit të ushqimit në kohë të caktuara, sepse ushqimit i nevojiten 3-4 orë që të tretet në lukth. Pas kësaj njeriu ndjen uri dhe nevojë për ushqim, dhe kur ta marr shujtën tjetër, lukthi është i gatshëm që ta tretë. Kur hamë, nuk duhet të ngopemi, dhe kjo është rruga e shëndetit dhe qëllimi në të cilin na fton islami, ndërsa e vërteton mjekësia.
Shembull 2 - Një burrë është rob i bashkëshortes së vet, e çon ajo nga të dojë, ky nuk e largon nga asnjë mëkat, e as që e nxit për ndonjë punë të mirë, ajo grua ia ka mbisunduar trurin dhe ajo është bërë sunduesja e tij.
E një njeri tjetër bëhet si i lartë dhe mendjemadh ndaj bashkëshortes së vet dhe nuk interesohet për të, madje rrjedhimisht ajo për të është më e ulët se shërbëtorja.
Ndërsa i treti që është mesatar, bashkëpunon më të shoqen ashtu si e ka urdhëruar Allahu subhanehu ve teala: “…..dhe ato kanë të drejta te barabarta mbi ta në atë shkallë që është e arsyeshme, por burrat kanë një shkallë me tepër mbi to….” (El-Bekara 228)
Ka thënë Profeti Muhamed a.s: “Nuk e urren besimtari besimtaren, nëse e mërzit atë një cilësi e saj e kënaq cilësia tjetër (e mirë) që e ka “ (transmeton Muslimi)
Ky i fundit është mesatar, i pari e ka tepruar e i dyti e ka lënë mangët.
Perkthim i faqes ne gjuhe te ndryshme
Dhe, ndërsa ata po bisedonin për këto gjëra,vetë Jezusi u shfaq në mes tyre dhe u tha: "Paqja me ju!''Luka 24;36. Selam alejkum = Paqja qoftë me ju .E njëjta përshëndetje si për të krishterë, edhe për muslimanë......
NJË ZOT.....NJË MESAZH
Kush nuk gjen arsye te buzeqeshe ne jeten e tij, le ti mbylle syte per dhjete minuta, qe te kuptoje se vetem drita e syve meriton buzeqeshjen me te gjate.
Sa i cuditshem eshte njeriu, kur ben dua, mendon se Allahu eshte afer. Ndersa kur ben mekat, mendon se Allahu eshte larg!
Asnje fabrike nuk prodhon kyc pa celes. Ai qe te krijoi ty sigurisht qe per cdo problem ka krijuar dhe nje "celes".Per cdo semundje, Zoti ka caktuar dhe ilacin.Zoti u ndihmofte te gjeni celesin e cdo problemi!
Jeta eshte nje treg i madh,qe ti ben pazar ne te e merr cfare deshiron. Por mos harro se ke per te paguar cmimin per cdo gje qe ke marre.